Panorama (Albania)

Kostreci: Mua komunizmi nuk më bëri asgjë

“Mësova përmendsh ‘Epopenë e karkalecav­e’ që të mos ma kapnin”

-

kjo ata i ka lënduar shumë edhe i ka ligështuar. Unë edhe pse isha çikë më i ri se ca të tjerë nga këta, u thosha: Or’ vëllezër bëni dua të bjerë komunizmi sesa të jetë komunizmi gjallë, ne s’dalim që këtej. Lutje mos bëni se nuk jua ul dënimin njeri, por bëni dua mos t’jua shtojnë “! Tani, pse e thashë këtë? Ne, pra, që ishim antikomuni­stë të vërtetë dhe unë isha një nga ata, me thënë të drejtën, ne e duruam më kollaj se mobilizimi shpirtëror qe i madh, urrejtja qe shumë e fortë, nuk na linte sedra të ligështohe­shim para atyre që na mbanin brenda edhe s’prisnim asnjë gjë të mirë, jo! Unë biles u thosha shokëve: habitem pse s’po na vrasin, habitem qysh jemi gjallë. Po na shpëtoi Zoti. Edhe Zoti na shpëtoi një pjesë, ne, sepse vdiqën shumë.

A i keni takuar pas shembjes së diktaturës ata që ju kanë dënuar dhe torturuar? Çfarë keni ndier në këto përballje? Çfarë ka ndodhur mes jush?

Asnjë gjë nuk ndodhi, po nga këta ciklopët, po i quaj ciklopë dhe kriminelë të asaj kohe që na kanë torturuar, apo dënuar, shumë nga ata nuk i kam takuar se dhe unë s’kam dashur t’i takoj, por dhe ata nuk më janë shfaqur, po nja dy raste më kujtohet që ka pasur, rastësisht: një hetues, më kujtohet, që sa më takoi, fjalët e para, filloi të thotë që “unë e kam ditur, që ti kishe vlera, po ishte koha...” si llafet e tyre dhe unë ia kam mbyllur gojën me dy fjalë: “I nderuar zotëri, kohën e bëjnë njerëzit, edhe po të ishte për kohën, unë kam pasur mend, me lejen tënde, më shumë se ty. Mund të isha bërë hetues, fut nja 4-5 vetë brenda edhe bëhesha unë hetues, të rrihja unë ty dhe jo të më rrihje ti mua, por unë nuk desha t’i hyja asaj pune, kështu që zotrote deshe të hyje në atë kategori shqiptarës­h që morën më qafë gjysmën e Shqipërisë. Unë nuk po të them gjë tjetër, vetëm po të them këtë: që Zoti të faltë mëkatet dhe ishallah arrin të kuptosh se ç’ke bërë!”. Tani, në lidhje me atë çfarë kam ndier. Dikush mendon se Urani do të ndiente ndonjë urrejtje, mllef të madh në atë moment që i shfaqet një nga këta edhe veprimi i parë që përfytyron që mund të bëjë ky njeri, pra, ky ish-i burgosur, është t’i hidhet në fyt. E para e punës një herë, unë kam pasur një vetëdije atëherë, po sot ca më tepër. Vetëdija ime ishte kjo: që unë isha armik i komunizmit dhe komunizmi qe armiku im. Këta të gjithë ndynë shpirtin e tyre, rënduan ndërgjegje­n e tyre edhe u bënë vegla qorre të atij regjimi. Në qoftë se unë si Uran do të merresha me një nga këta, unë do ta ulja shumë veten, do ta ulja stekën. Unë edhe atje në burg s’merresha me gardianët. Unë isha njeriu më i sjellshëm me gardianët e burgut. I quaja kot, po kur vinin nga Ministria e Brendshme që vinin dhe bënin tema politike, edhe thoshte në fund ai: “kush ka ndonjë pyetje?”, unë atëherë i bëja një pyetje që ia hidhja në erë të gjithë atë që ai kishte thënë. Asgjë s’fitoja nga kjo, por kisha kënaqësinë që atij ia prishja atë për të cilën erdhi, edhe kënaqesha për veten time, edhe pse e dija që pas tri ditësh do futesha në birucë e do haja hu, siç haja. Tani, jemi te këta të tjerët. Më pyeti në një intervistë, një moderatore. “Uran, tha, ndien urrejtje, kur sheh ndonjë nga ata që të kanë torturuar?”. “Po jo moj zonjë”,- i thashë unë. “Jo se ata nuk e meritojnë urrejtjen time, por unë ata i përbuz”,-i thashë unë. Urrehet ai që konsideroh­et i barabartë për nga rangu me ty, nga klasi, nga intelekti, nga çdo gjë. Ata janë çapaçul, për të cilët unë ndiej mëshirë. Unë çdo gjë do pranoja, po që të isha në vendin e tyre, qoftë dhe një minutë, nuk do e pranoja se do vrisja veten. Edhe unë habitem, qysh nuk e vrasin veten.

Ju u liruat përfundimi­sht edhe nga internimi, rreth 50 vjeç. Nuk e menduat asnjëherë të martoheshi­t?

E jo, ka një gjë te tipi im. Urani tani është tip romantiku, i tillë kam mbetur edhe tani që jam 80 vjeç. Si i tillë, unë e kam përfytyrua­r martesën, ashtu si çdo njeri, të bukur, poetike...Në atë kohë që dola unë, për martesë poetike nuk mund të bëhej fjalë më, edhe unë nuk mund ta pajtohesha, edhe pse isha aq sa isha në moshë, le që s’ishte ekonomia, s’kishte as shtëpia, as rroba, as para, as gjë prej gjëje, po edhe nga ana shpirtëror­e unë nuk mund të pajtohesha me një martesë pleqërisht­e. Meqë ajo iku, jo për fajin tim, unë e mbylla edhe nuk desha të martohem. Jam martuar me letërsinë. Me lejen tuaj, po e them, atë e ka thënë Mid’hat Frashëri, jo unë, por unë jam martuar me Shqipërinë. Unë kam miq, kam shokë goxha të mirë, por mbi të gjitha kam letërsinë që s’më lëshon. Merrem me ato sonetet, librat edhe s’mund të them se e ndiej shumë mungesën e një familjeje pa çka se me logjikë, kur mendohem hollë-hollë, e di që kam humbur shumë sepse martesa është një institucio­n i domosdoshë­m. Edhe kur vjen një moshë shumë e shtyrë, edhe tani i ri s’jam, biles jam i vjetër, po duket ajo moshë akoma s’ka ardhur shyqyr Zotit, ndoshta dhe do ta ndiej mungesën e familjes. Mirëpo, unë jam besimtar, i fortë, i vërtetë. Unë besoj që Zoti nuk do më shkaktojë një rënie të atillë në shëndet sa të mos jem i zoti për veten time. Them që do ta kem vdekjen të qetë. Në emër të Zotit!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania