Panorama (Albania)

I dënuari për trafik droge, arrestohet për dhunë dhe armë

-

Një 52-vjeçar ka përfunduar në pranga ndërsa djemtë e tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 25-vjeçar, ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri duke terrorizua­r banorët. Në pranga përfundoi Astrit Keçi, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi. “Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas gjatë largimit nga vendngjarj­a dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike”, sqaron Policia. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi Fabian Çalliku ka kundërshtu­ar me dhunë forcat e Policisë, duke u arrestuar më pas, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij binjak, Amadeo Çalliku, 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë”.

E SHKUARA E ASTRIT KEÇIT Astrit Keçi, i arrestuar nga Policia një ditë më parë, është jo pak i njohur për autoritete­t policore. Ai është i njohur si pjesë e bandës “Keçi” e përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa më herët OFL-ja i ka dërguar letër për të deklaruar pasurinë. Keçi ishte shpallur në kërkim nga Policia shqiptare në 12 shtator të vitit 2008, pasi Gjykata e Durrësit kishte njohur vendimin e drejtësisë italiane në ngarkim të Keçit. Ai ishte dënuar me 14 vite e 4 muaj burgim, e konvertuar në 10 vite burg. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit në shtator 2008.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania