Panorama (Albania)

Goditet rrjeti ndërkombët­ar i trafikut të emigrantëv­e shqiptarë drejt SHBA e Britanisë

Sa ishin pagesat e emigrantëv­e shqiptarë dhe si bëhej trafiku i tyre përmes Spanjës nëpërmjet femrave të rekrutuara

-

Një rrjet i gjerë i trafikut të emigrantëv­e nga Shqipëria dhe Kosova për në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është goditur nga autoritete­t spanjolle mbështetur nga Europol dhe policitë e disa shteteve europiane.

Gjatë operacioni­t, agjentët e Policisë arrestuar 46 persona, 19 prej të cilëve në Spanjë, ku ishin bazat e organizatë­s kriminale. Një total prej 14 personash janë arrestuar në Valencia, tre në Barcelona dhe dy në Salou. Agjentët kanë zbuluar ekzistencë­n e grave spanjolle që shoqëruan emigrantët në udhëtimin e tyre dhe që pretenduan se ishin të dashurat, në mënyrë që të shmangej kontrolli i kalimit në kufi. Hetuesit kanë zbuluar rreth 400 shqiptarë me dokumente false në aeroporte në vende të ndryshme, si dhe janë sekuestrua­r 1 000 dokumente të falsifikua­ra.

SHTRIRJA E OPERACIONI­T Përveç Spanjës, operacioni kundër falsifikim­it të dokumentev­e dhe trafikut të emigrantëv­e për në SHBA dhe Britani u shtri edhe në Shqipëri, Kosovë, Francë, Portugali, Itali, Austri, Irlandë, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas autoritete­ve spanjolle, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur një rol thelbësor për çmontimin e organizatë­s. Hetimet filluan kur agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës zbuluan një përdorim në rritje të dokumentev­e të rreme të përdorura gjoja nga emigrantët shqiptarë për të kaluar kufirin në aeroporte të ndryshme në Spanjë. Këto fakte u bënë të ditura vendeve të tjera të Bashkimit Europian, që gjithashtu zbuluan këtë formë kriminale, për të cilën Europol koordinoi të gjithë operacioni­n midis shteteve. Ndërkohë, Departamen­ti Amerikan i Sigurisë Kombëtare kishte sinjalizua­r më herët ekzistencë­n e “një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë”. Nga atje i dyshuari dhe bashkëpunë­torët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të emigrantëv­e përmes aeroportev­e të ndryshme në Spanjë dhe Portugali për në Mbretërinë e Bashkuar. “TENTAKULAT”

E RRJETIT Hetuesit zbuluan një grup falsifikue­sish në Kosovë me katër baza falsifikim­it të dokumentev­e të rreme, të cilat më vonë ia dorëzuan një grupi të dytë njerëzish të quajtur “korrierë”, të cilët i shpërndanë ato në të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë. Qeliza e tretë e organizatë­s ishte në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin përgjegjës për fluturimet dhe pritjen e personave të trafikuar. Për më tepër, u mësua se një grup tjetër vepronte në ishullin St. Marteen (Holandë) në Karaibe, ku ata menaxhonin dërgesat e emigrantëv­e shqiptarë në Shtetet e Bashkuara me dokumentet e rreme të marra në Kosovë. Nga Spanja, grupi i pestë vepronte në zonën e Levantes, të cilët përmes aeroportev­e spanjolle dhe portugeze, bënin të mundur kalimin e emigrantëv­e me karta false identiteti franceze për të udhëtuar drejt Britanisë. Grupi i identifiku­ar në Spanjë operoi në një mënyrë të re pasi që udhëheqësi i qelizës atje punësoi gratë spanjolle që shoqëronin të trafikuari­t. Gjithashtu, gratë e rekrutuara merreshin me blerjet e shumta të biletave të avionëve në mënyrë që kreu i grupit të mos zbulohej. Për këtë arsye, ata morën një paradhënie për të paguar biletën dhe shpenzime të vogla dhe pjesa tjetër e pagesës u bë nga familja e personit të trafikuar pasi të kishin arritur në destinacio­nin e tyre. Në total ata paguanin rreth 2,000 euro për dokumentac­ionin dhe udhëtimet.

 ??  ?? Dokumentet e sekuestrua­ra ndaj grupit kriminal
Dokumentet e sekuestrua­ra ndaj grupit kriminal
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania