Panorama (Albania)

EKSTRADOHE­T I DËNUARI PËR MASHTRIM

-

Po dje zyra e Interpolit ekstradoi nga Gjermania shtetasin Klodjan Zanaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me një vendim gjyqësor të vitit 2019 e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit, ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderue­shme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Sulejmanit dhe vëllait të tij, Saimir Sulejmani, u zbuluan nga përgjimet e bisedave telefonike midis tyre. Saimir Sulejmani është dënuar me 8 vite nga Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it në kuadër të dosjes së njohur “339” në Shijak.

DËNIMI Ndaj Sulejmanit ishGjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për disa vepra penale në fushën e narkotikëv­e, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m, në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturua­r kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Në qershor të vitit të shkuar, Operacioni

Forca e Ligjit i dërgoi letër Sulejmanit për të deklaruar pasurinë. Më datë 1 shkurt 2021 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar e dënoi përfundimi­sht 49-vjeçarin Sulejmani me 8 vjet e 8 muaj burgim, duke e shpallur atë fajtor për disa akuza. Në kuadër të dënimit të 17 personave të njohur si anëtarë të grupit të “Avdylajve”, përfshirë edhe dy vëllezërit Sulejmani, u vendos gjithashtu edhe konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme, në pronësi të të pandehurve, vlera e të cilave ishte rreth 5 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania