Panorama (Albania)

Rreziku nga varianti “Delta”, sa na mbron imuniteti natyror

-

Personat që e kanë kaluar koronaviru­sin apo ata të cilët janë vaksinuar nuk duhet të shqetësohe­n mbi variantet e reja, pasi janë të mbrojtur. Mjeku epidemiolo­g, Ilir Alimehmeti, e konsideron zhurmë shqetësimi­n e ngritur së fundmi mbi variantet e reja, përfshirë këtu edhe variantin Indian. “Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: zhurmë! Me të vërtetë ishin më të transmetue­shëm dhe kush nuk ishte imunizuar natyrisht apo pasivisht duhet të kishte kujdes prej tyre, por në asnjë bazë literature nuk vërehej risku i tejkalimit të imunitetit, përveç rënies së numrit të antitrupav­e që është vetëm një prej elementëve të imunitetit”, shkruan doktori. Ai sjellë në vëmendje një studim të botuar së fundmi nga instituti prestigjio­z “La Jolla Institute for Immunology” (SHBA). Studiuesit testuan aftësinë e përgjigjes imunitare qelizore kundër virusit origjinal, si edhe 4 varianteve të reja, përfshirë variantin britanik. Por, cilat ishin gjetjet e këtij hulumtimi? “Në veçanti, janë studiuar 4 grupe të ndryshme individësh: një grup kontrolli personash të paekspozua­r ndaj COVID-19 (gjak i marrë përpara pandemisë), një grup që e ka kaluar në mënyrë natyrore COVID-19, një grup i vaksinuar me ‘Pfizer’ dhe një grup i vaksinuar me ‘Moderna’. Gjetjet kryesore: Qelizat (limfocitet) T të personave të ekspozuar apo të vaksinuar i njohin me efektivite­t variantet e SARS-CoV-2. Njihen në mënyrë efektive (në analiza AIM dhe FluoroSPOT) proteina spike dhe proteina të tjera. 93% dhe 97% e epitopeve të limfocitev­e CD4 dhe CD8 epitopes janë të konservuar­a 100% në të gjithë variantet. Gjetje dytësore: Nuk vërehen diferenca statistiko­re ndërmjet personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrore COVID-19 dhe personave të vaksinuar me ‘Pfizer’ apo ‘Moderna’”, vë në dukje mjeku Alimehmeti. Sipas studiuesve, qelizat T do të vazhdojnë të jenë një linjë mbrojtjeje kundër infeksioni­t nga variantet. “Këto janë ende variante shqetësimi, por studimi ynë tregon se edhe pse ka një ulje të antitrupav­e, siç tregojnë studime të tjera, limfocitet T mbeten pothuajse të pandikuara. Në këto kushte, për sa kohë vazhdon përgjigjja imunitare qelizore (limfocitet T), sistemi juaj imunitar është ende në gjendje t’i njohë këto variante të reja dhe limfocitet T do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen atyre”, kanë thënë ndër të tjera studiuesit.

 ??  ?? Mjeku epidemiolo­g, Ilir Alimehmeti
Mjeku epidemiolo­g, Ilir Alimehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania