Panorama (Albania)

Simmons: EULEX, për largimin e “peshqve të mëdhenj” nga politika

EULEX i hedh poshtë pretendime­t: Lajme të rreme, pa prova

-

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, para Komisionit Parlamenta­r për Legjislaci­on, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrje­n e Agjencisë kundër Korrupsion­it në Kosovë, tha të hënën se misioni i EULEX-it ishte “mision politik”.

Misioni europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsiderua­r hamendësim­e të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e Simmons. Ish-gjyqtari tha se ky mision kishte për qëllim të hiqte nga skena politike ata që ai i ka cilësuar “peshq të mëdhenj”, ose ata persona që janë parë nga ky mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi. “Pasi u emërova në këtë post (kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it), u takova në Prishtinë me shefin e operacione­ve civile, Kenneth Dean. Ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit, që të largojë nga jeta politike personat që ai i përshkroi si ‘peshq të mëdhenj’. Gjatë asaj bisede, ai më tha se dhe po citoj, ‘pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni’. Sipas tij, gjyqtarët e EULEX-it duhej ‘të luanin rolin e tyre’ që misioni të kishte sukses. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, tha Simmons. Por sipas reagimit në Zyrën e EULEX-it, Simmos është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformi­mi, e cila ka për qëllim t’u shërbejë motiveve dhe interesave të fshehta. “Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskreditu­ar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, thuhej në reagim. Simmos ka shtuar gjatë deklaratës së tij se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishin rastet e njohura si “Kleçka” dhe “Drenica 1 dhe 2”, ku kanë qenë të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë parë nga Brukseli si thelbësore për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Simmons, EULEX-i ka transferua­r të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduar­a të kryera nga serbët gjatë luftës. Ai tha se EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste. “Këto ishin hetimet mbi mizoritë e pretenduar­a nga serbët gjatë konfliktit. Këto dokumente përfshinin jo vetëm detaje për krimet e pretenduar­a dhe të të dyshuarve, por edhe të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, që ishin viktima të këtyre krimeve dhe detaje të dëshmitarë­ve, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, të cilët kanë pasur të drejtë që të mbrohen”, tha ai. EULEX e ka mohuar edhe këtë pretendim. “EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoritete­ve të prokuroris­ë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore. Ne i kërkojmë Simmons që t’i identifiko­jë të gjitha rastet që ai pretendon se Misioni ua dorëzoi autoritete­ve serbe”. Raportimi i Simmons, sipas juristëve në Kosovë, nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, pasi zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht nga institucio­net e Kosovës. Që nga viti 2017, kur Simmons u largua nga misioni i EULEXit, bëri akuza të shumta për keqpërdori­me dhe ndikime politike në procese gjyqësore që udhëhiqesh­in nga EULEX-i. Por EULEX ka deklaruar se Simmons, që kur u largua nga misioni në vitin 2017, dështoi që të mbështeste akuzat që kishte ngritur. “Pretendime­t e tij janë lajme të rreme”, u tha nga EULEX, bashkë me kundërakuz­at për keqpërdori­m ndaj gjyqtarit Simmons gjatë kohës sa ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në këtë mision. Sipas REL, EULEX ka refuzuar ta ndajë këtë raport me mediat “për arsye konfidenci­aliteti”.

 ??  ??
 ??  ?? Malcolm Simmons
Malcolm Simmons

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania