Panorama (Albania)

Kielini: Askush nuk di të krijojë grup si ne

-

Cili ishte lojtari më i shpejtë, përshkoi më shumë distancë, krosoi apo sulmoi më shumë në “Euro 2020”? Statistika­t e “Volkswagen Mobility” ofrojnë një këndvështr­im të veçantë të 51 ndeshjeve të Europianit.

Distanca e përshkuar (km) – Asnjë lojtar (përjashtua­r portierët) nuk luajti më shumë minuta sesa Zhorzhinjo. Metronomi italian përshkoi më shumë kilometra se çdo lojtar tjetër (86.61 km) dhe lë pas Filipsin e Anglisë. Por në “top 3” është edhe Pedri, sulmuesi 18vjeçar i Spanjës.

Distanca me top (km) - Statistika­t tregojnë se skuadra e Enrikes ka 3 lojtarë të saj në “top 5” me topin në këmbë, pavarësish­t se u eliminua në gjysmëfina­le. Ndërsa Zhorzhinjo përshkoi 7.73 km më shumë se futbollist­i i dytë italian në listë, Lorenco Insinje (vendi i 11-të).

Shpejtësia maksimale (km/h) – Sa i përket shpejtësis­ë, hungarezi Nego dhe mbrojtësi i majtë i Italisë, Spinacola, ishin shigjetat e këtij Europiani, pavarësish­t se do të kishim një fotofinish për të nxjerrë fituesin mes 6 të parëve në një sprint 100metërsh­i. Në total, ka 13 lojtarë që arritën një shpejtësi më të lartë se 33 km/h. Kieza (31.7 km/h) dhe Uoker (31.3 km/h) ishin dy lojtarët më të shpejtë të finales.

Sprinterët – Nga 298 sprintet në total të Sterlingut, 63 ai i bëri në gjysmëfina­le, shifra më e lartë për çdo futbollist në 4 ndeshjet e fundit. 50 sprinte sulmuesi i Anglisë i bëri në finale. Mbrojtësi i majtë i Atalantës, Mehle, ishte një nga armët e Danimarkës dhe kishte 29 shpërthime më shumë sesa Sterling përpara finales.

Pasimet kyçe – Pasimet e sakta të Pedrit janë një nga karakteris­tikat e lojës së 18vjeçarit (31). Në finale, rekordmeni ishte Insinje (19), pavarësish­t se Barela (16), Verrati (15) dhe Maunt (16) nuk mbetën shumë larg.

Driblimet – Rio Ferdinand tha se asnjë lojtar nuk ka dëshirën e Sterlingut për të krijuar kaos sa herë ka topin. 9 nga 22 driblimet e yllit të Anglisë u bënë në gjysmëfina­le dhe 4 ndaj Italisë në finale.

Krosimet – Europiani i Skocisë përfundoi shpejt, por jo për sa i përket numrit të

Një shkrim ironizues i anglezes “Daily Star” një ditë përpara finales së madhe titullonte: “Çfarë kanë bërë romakët për ne?” Por teksa disa përgjigje ia patën dhënë ato në editoriali­n e tyre, romakët, më saktë italianët, ndërkohë bënë një festë të madhe dhe me përjashtim të anglezëve dje panë të gjithë kontinenti­n që t’u përulet fitores së tyre, së bashku me gjermanë, francezë e spanjollë. Pasi ngritën trofeun në Londër, dje ishte dita e festës së madhe në Romë, në tempullin e trashëgimi­së botërore historike, duke parakaluar me një tjetër objekt sa të vogël, aq edhe madhështor mes duarve të tyre, në një autobus të hapur, nën adhurimin e popullit të tyre. Italia kthehet triumfuese në kryeqytet dhe sigurisht që festa nuk mund të mungonte, ndonëse parakalimi ishte disi i kufizuar duke parë edhe pandeminë që përbën ende një rrezik të madh. Gjithsesi, edhe një orë me trofeun në duart e kapiten Kielinit dhe të gjithë skuadrës mjaftonte, pasi “Axurrët” mundën këdo që i doli përpara, me vuajtje, por edhe me grintën që i ka krosimeve që kapiteni Robertson hodhi për shokët e tij (12).

Inkursione – Pedri ishte i pari deri në finale me 27 inkursione në 1/3-at e fushës kundërshta­re, ndërsa Verrati karakteriz­uar gjithmonë. Por, përpara se festa të shpërthent­e në Romë, siç e meritojnë “gladiatorë­t” e gjeneral Roberto Mançinit, pritja ceremonial­e shtetërore nuk mund të mungonte.

Presidenti Matarela - Vizita e parë ishte ajo në pallatin presidenci­al, ku i zoti i shtëpisë, Serxho Matarela, mirëpriti të gjithë “Axurrët”, por edhe finalistin e “Uimbëlldon­it”, tenistin Beretini që gjithashtu i shkoi fare pranë një tjetër triumfi të vështirë në tokën angleze, por u mposht nga serbi Xhokoviç.

ishte si një tren ekspres në finale, me 13 inkursione në 1/3-at e fushës. Nuk ishte çudi që Mançini e zëvendësoi me Lokatelin në fillim të kohës shtesë.

Depërtime në zonë –

Asnjë

“Nuk mendoj se kam nevojë për të mbajtur një fjalim diplomatik, jo në këtë ditë. Ajo që dua të them është vetëm ‘faleminder­it’ këtyre djemve, trajnerit Mançini dhe stafit të tij, por edhe presidenti­t të federatës Gravina për emocionet e bukura që na dhuruan në ‘Uembli’. U dëfreva dhe e shijova pa masë mbrëmjen e të dielës nga tribuna dhe mbi të gjitha dua të falënderoj zotin Xhanluka Viali, i cili ishte ai që pasqyroi me pamje gjithçka ndodhi në këtë udhëtim tonin fantastik. Jam krenar për ju”, tha Matarela ndër të tjera.

lojtar nuk e mori topin në zonën kundërshta­re sa Insinje (16) në këtë Europian dhe Anglia mori frymë pas zëvendësim­it të tij pas 90 minutash, por Sterling nuk renditet larg italianit (15).

Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi ishin lojtarët më të ndjekur në rrjetet sociale, me foton e tyre në krevat dhe me kupën, e cila rezultoi më e shpërndara në ueb. Por dje, përveç festës në Romë me tifozët ishte momenti edhe për fjalë të sinqerta, të ndiera, si ato që kapiteni i “Axurrëve” shprehu në pritjen e bërë në pallatin presidenci­al. “I dashur president, ju falënderoj në emër të skuadrës, pasi prezenca juaj në Londër ishte një gjest i rëndësishë­m. Prandaj, këtë fitore ua dedikojmë edhe ju dhe dhjetëra milionëve italianë brenda dhe jashtë kufijve, të cilët në asnjë moment nuk na bënë të ndiheshim vetëm në këtë udhëtim fantastik. E di gjithashtu se ky delegacion nuk është i plotë sot, pasi shumë shokë tanët në këto tri vite që kemi hapur këtë cikël të ri duhej të ishin prezent, por pa i mbetur qejfi askujt, mendoj se mungon njëri më shumë se kushdo tjetër. Po flas për Davide Astorin (ish-mbrojtësi i Fiorentinë­s dhe i Kombëtares së Italisë u gjet i vdekur në dhomën personale, në qendrën stërvitore vjollcë, më datë 4 mars 2018)... Do e kishim dashur Astorin përkrah nesh, ndonëse garantoj në emër të grupit se gjithmonë ka qenë pjesë në mendimet dhe në zemrën tonë. Ky është një grup që asnjëherë nuk është stepur në momentet e vështirësi­së, përkundraz­i kemi mbështetur dhe inkurajuar njëri-tjetrin për interesin e skuadrës, asnjëherë të individit. Dhe nëse sot jemi këtu, me trofeun në duar, kjo nuk ndodhi vetëm si rrjedhojë e asaj penalltie më shumë që dërguam në portën e Anglisë, por sepse transformu­am një ndjenjë të madhe, duke futur mes saj shoqërinë, një prej ndjenjave më të bukura të jetës. Por në të njëjtën kohë, nëse sot na mungojnë disa shokë, jemi shumë të lumtur që kemi një tjetër të shtuar, një pjesë e delegacion­it tonë, i cili na bëri të ëndërrojmë përpara se të zbrisnim ne në fushë. Mateo (Beretini, tenisti finalist kundër Xhokoviçit) bëri tifozllëk për ne, siç bëmë ne tifozllëk për atë. Prandaj, e vetmja gjë që dua t’i them është që të mos dorëzohet kurrë. Je vëllai ynë i shtuar i këtij grupi, pasi me krenari e them se askush nuk di të krijojë grup si ne dhe ndoshta askush tjetër nuk di që në momentet më të vështira, kur atdheu dhe populli ynë thërret, ne të zbresim në fushë dhe të derdhim gjak. Jemi krenarë që jemi italianë”, përfundoi fjalimin e tij Kielini.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania