Panorama (Albania)

NEGJITHEVE­NDIN Legalizime­t, emrat e rinj që marrin tapinë

Kadastra miraton listën e re me mbi 400 familje që marrin tapinë për shtëpinë pa leje. Gazeta boton emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe, si dhe procedurën e dokumentet që duhen

-

Agjencia e Kadastrës ka publikuar një ditë më parë emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimi­t dhe mund të paraqiten në sportelet e Agjencisë për ta tërhequr atë.

Gazeta boton sot emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe që në përfundim të këtij procesi do të pajisen me certifikat­ë pronësie. “Drejtoria Vendore e Kadastrës bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM-së nr.1040 datë 25.11.2020 ‘Për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t’, për ndërtime pa leje ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetareve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30-ditore”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

AFATET Në përfundim të afatit 30-ditor nisin edhe procedurat e regjistrim­it. Ligji i ndryshuar përcakton një afat 2-mujor për përmbyllje­n e kësaj praktike dhe pajisjen me dokumentin e pronësisë. “ASHK-ja, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes së momentit të aplikimit për ligjësim. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë”, specifikoh­et në ligj.

TARIFAT Me ndryshimet e bëra po ashtu, për të marrë lejen e legalizimi­t qytetarët nuk do të jenë më të detyruar që të kryejnë pagesën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Kjo tarifë është hequr nga lista e detyrimeve, që qytetarët duhet të përmbushin para se të kenë në duar dokumentin e pronësisë. Taksa e ndikimit në infrastruk­turë është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretish­t, për një banesë me vlerë 5 milionë lekë, tarifa është 25 mijë lekë. Familjet në proces legalizimi kishin detyrimin për të kryer fillimisht këtë pagesë, gjë e cila ka sjellë vonesa në marrjen e lejes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania