Panorama (Albania)

Varianti “Delta”, sa na mbron imuniteti natyror

Mjekët nuk përjashtoj­në mundësinë e qarkullimi­t të variantit të ri edhe në vendin tonë, simptomat që shfaqin pacientët

-

Ende asnjë rast i konfirmuar zyrtarisht me variantin “Delta”, por mundësia e qarkullimi­t mbetet e lartë.

Ajo çka shërben si kambanë alarmi për ekspertët janë shenjat që kanë shfaqur disa prej pacientëve të infektuar, të cilat janë të ngjashme me virusin Indian, apo atë që njihet me emrin “Delta” si dhimbja e kokës, e fytit si edhe rrjedhja e hundëve. Me simptoma të tilla, janë raportuar disa raste edhe në vendin tonë. Kjo ka bërë që autoritete­t të dërgojnë mostrat në Gjermani, nga ku pritet konfirmimi nëse bëhet fjalë për variantin e ri apo jo.

MJEKËT

Mjekët pranojnë se ka dyshime të forta mbi mundësinë e qarkullimi­t të këtij virusi në vendin tonë. Mjeku infeksioni­st Gent Stroni tregon se shenjat variantit të ri janë shumë të ngjashme me ato të virozëve të stinës, ndaj mjekët që vënë re këto simptoma duhet të tregohen vigjilentë për të referuar rastet. “’Delta’ duhet të jetë dhe në vendin tonë, por nuk arrijmë dot ta vërtetojmë se analizat kërkojnë konfirmim jashtë vendit tonë. Shfaq dhimbje koke, rrufë, dhimbje sysh, sy të skuqur, tharje të mukozave të fytit”, tha doktori për “Ora News”. Sakaq, më herët edhe ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u tha se ka sinjale të pazakonta, duke lënë të kuptohet mbi mundësinë e qarkullimi­t të këtij virusi edhe në vendin tonë. “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifiku­ar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratori­n e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit ‘Delta’ në Shqipëri”, tha Manastirli­u.

SITUATA Java që lamë pas, solli

edhe një rritje të lehtë të rasteve të konfirmuar­a pozitive me COVID-19, gjë që shtoi dyshimet mbi prezencën e variantit të ri. Edhe pse flitet prej javësh për këtë kërcënim të ri, autoritet shëndetëso­re në vend nuk kanë ndërmarrë asnjë masë shtesë. Kjo nuk ndodhi as kur vendet fqinje si Maqedonia e Veriu, por edhe Greqia konfirmuan rastet e reja me mutacionin e ri. Në këto kushte, mundësia e qarkullimi­t të këtij varianti është e lartë dhe të gjithë treguesit të çojnë në të njëjtën përfundim, se ‘Delta’ ka mbërritur edhe në vendin tonë. Lidhur me situatën epidemiolo­gjike, në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pesë qytetarë në Tiranë. Me rëndësi është që edhe dje nuk është regjistrua­r asnjë humbje jete. “Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania