Panorama (Albania)

Kush është inxhinierj­a që zbuloi aferën me uniformat, ish-ministri tregon çfarë fshihet pas 25 milionë USD

Zbardhet dosja e Prokuroris­ë së Posaçme për arrestimet e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar jo vetëm për uniformat e Policisë

-

Rezulton se z. Enea Righi ka nënshkruar marrëveshj­en e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posaçme në emër të shoqërisë “Servizi Italia SPA”, përtej tagrave të përfaqësim­it për t’i kryer këto veprime juridike, referuar kompetenca­ve të dhëna nga shoqëria “Servizi Italia SPA”, të përcaktuar­a në ekstraktin e regjistrit tregtar

Pjesë e hetimit të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar nuk është vetëm tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit, por edhe tenderë me mishin apo me lavanderin­ë. Në dosjen voluminoze të SPAK, të siguruar nga gazeta “Panorama”, hidhet dritë edhe mbi abuzime të tjera të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Aty përshkruhe­t një tjetër rast i favorizimi­t në tenderë korruptivë. SPAK hedh dyshime mbi tenderin e mishit dhe produkteve të tij, pasi nga provat e administru­ara deri më tani rezulton se atë e ka fituar një kompani që nuk e ushtron aktiviteti­n e saj në prodhimin apo shitjen e produkteve të mishit. Sipas dosjes hetimore, është e provuar nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, që subjekti në fjalë nuk është i licencuar në tregtimin e mishit. Ndërsa sa i përket tenderit të uniformave, dëshmia më e fortë kundër të arrestuarv­e është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë kanë nisur që në vitin 2019. I gjithë procesi është shoqëruar me dritëhije, pasi është anuluar dhe rihapur si garë, ka pasur ndryshime të specifikim­eve teknike, të pjesëmarrë­sve, derisa në korrik të vitit të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania “D&E”, me administra­tor Ismail Kadiun.

PJESË NGA DOSJA E SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 25.06.2020 ka regjistrua­r procedimin penal nr. 174 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258 i Kodit Penal.

Në datë 23.06.2021, në referim të nenit 287/1 të K. Pr. Penale nga organi procedues u disponua për regjistrim­in si persona që u atribuohet vepra penale emrat e shtetasve: Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Aurora Mulla, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Në datë 17.06.2020, shtetasi Argent Daci, administra­tor i shoqërisë “Daci-Al”, ka bërë kallëzim penal te Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij e regjistrua­r në QKB, si person Fizik “Argent Daci”, me NIPT L01914003T, ushtron aktiviteti­n tregtar në fushën e therjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët. Nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:

1. Blerje mishi dhe nënprodukt­e të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit: 30,846,736 lekë (pa TVSH)

2. Blerje mishi dhe nënprodukt­e të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit: 5,030,037 lekë (pa TVSH)

Këto prokurime i ka fituar Shoqëria “4S” shpk, me NIPT L64425401K, e cila nuk ushtron aktiviteti­n e saj në adresën ku është licencuar për tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, në drejtim të kallëzuesi­t, me shkresën e saj nr.731/ 1 Prot., datë 06.05.2020, e cila ka cituar se subjekti “4S” me NIPT L64425401K, është futur në planin vjetor për inspektim nga Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë për licencën me Nr. LN-3823-09-2017, por që nga momenti i dhënies së kësaj licence çdo inspektim i programuar sipas riskut (2 herë në vit), nuk është realizuar, pasi subjekti nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administra­tori i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korçë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin aktiviteti­t. Pra, ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” shpk, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korçë, ku ka ende aktive licencën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi, me numër LN-3823-09-2017 me kod II. IB me emërtimin përshkrues­e të veprimtari­së Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz), e cila është dorëzuar për procedurën e prokurimit pranë autoriteti­t kontraktor. Po ashtu, edhe vetëdeklar­imi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU-së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korçë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjëherë subjektin që nga dhënia e licencës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit të bëra nga Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A., më datë 07.07.2020, ka regjistrua­r procedimin penal nr. 185 për veprën penale “Shkelje barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 2581 Kodit Penal.

Nga aktet rezulton se Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & Servizi Italia S.p.A, ka marra pjesë në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendrua­ra (ABP) me datë 03.09.2019, me objekt: “Për shërbimin e lavanderis­ë dhe hotelerisë për pacientët e hospitaliz­uar në pavijonet e Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 lekë pa TVSH (rreth 9.200.000 Euro), për 4 vjet, me numër reference REF. 30830-07-18-2019. Pas skualifiki­mit të kësaj shoqërie në këtë tender, me datë 18.09.2019, njoftim të cilin e ka marrë në Sistemin e Prokurimev­e Elektronik­e (SPE) për vendimin e Komisionit të Vlerësimit te Ofertave(KVO), e cila është skualifiku­ar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifiku­ar.

Pas ankimit të bërë në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave (KSHA) pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra (ABP), ky Komision e ka rrëzuar ankimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr.1648/2, datë 02.10.2019. Më pas, nga kjo shoqëri në datë 11.10.2019 është bërë ankim te Komisioni i Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10.01.2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të kualifikoh­et për këtë tender shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia” S.P.A. Po ashtu, rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP-së ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrë­se në këtë tender, “AGS”, ankim i paraqitur më datë 23.09.2019, për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30.09.2019, duke e kualifikua­r atë. Në zbatim të vendimit të KSHA-së pranë ABP-së, të datës 30.09.2019, për kualifikim­in e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të datës 10.01.2020, më datë 14.01.2020, nga ana e ABP-se është bërë rivlerësim­i në sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) duke renditur si fitues shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia “S.P.A dhe “AGS”. Pas këtij momenti, pas komunikime­ve që ka pasur Agjencia e Blerjeve të Përqendrua­ra me shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia S.P.A, me shkresën Nr.309/1 Prot, datë 26.02.2020, njoftim i dërguar edhe në adresën e e-mail-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP-së po verifikohe­j ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS” sh.p.k, e cila rezulton të kishte bërë një ankesë me pretendimi­n se një nga administra­torët e shoqërisë “Sanitary Cleaning” sh.p.k është i dënuar nga Gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në një konfirmim të kësaj ankese. Ky pretendim po verifikohe­j nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Me shkresën nr.478 prot, datË 09.03.2020, shoqëria “Sanitary Cleaning” sh.p.k ka paraqitur pranë ABP-se dëshminë e penaliteti­t të lëshuar nga ana e Autoritete­ve Italiane për shtetasit italianë Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (administra­torët që kanë lidhje rezidencia­le në shtetin Italian), doku

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania