Panorama (Albania)

Fushata e Bashës, përparësit­ë dhe pengesat e rënda

- ARTUR ZHEJI

Në fushatën zgjedhore që u parapriu zgjedhjeve politike të 25 prillit 2021, Lulzim Basha kishte disa përparësi të thekshme dhe po aq, pengesa të rënda, që më pas u vërtetuan si “pengesa shumë të rënda”.

Le ta fillojmë nga “pengesat”, ose duke ndjekur kuptimin e thellë të kësaj fjale, është mirë të analizohen pikat kyçe, ku u “pengua” fitorja e kësaj fushate.

Së pari, moskontrol­li i territorit, që lidhet me mungesën e madhe që krijuan “Bashkitë rozë”, në të vërtetë, kështjella agresive dhe luftarake të kundërshta­rit, të cilat fabrikonin punësime apo lehtësira lokale, duke krijuar qindra e mijëra favours, të cilat nuk kishin kurrfarë lidhjeje me sfondin politik të betejës së madhe. Porse, ishin shumë të rëndësishm­e këto, në “përkujdesj­en tringëllue­se” të familjeve influente të qytezave apo komunave shqiptare, sipas raporteve 3D të patronazhi­stëve të kudondodhu­r.Së dyti, e ndoshta edhe së pari, bindja e rreme se PD nuk mund të jetë kurrë forcë dominante politike në Shqipëri, pa një a më shumë aleanca me forca dhe parti të tjera. Basha ishte nën një trysni të madhe të atyre që i shkruanin në sulme publike apo i pëshpëritn­in në vesh se ai, Basha “Nuk dinte apo nuk donte të fitonte!”.

Në peshën e kësaj, Basha e lëshoi dorën me aleatët, duke iu dhënë mundësira përtej meritave të tyre reale. Në të vërtetë, “aleancat” dhe aleatët patën një performanc­ë të trishtuesh­me në çdo nivel, duke mos shtuar asgjë të rëndësishm­e në rezultatin final…

Së treti, në radhën e “pengesave” u shfaq “nostalgjia berishiste” e një pjese të madhe të demokratëv­e, që krijon pa dashje dhe pa baza një frikë “të revanshit që po vjen”, që e holloi mjaftueshë­m pjesën gri të votuesve pranë Partisë Demokratik­e.

Në të vërtetë, lista është shumë më e gjatë, por edhe kaq ishte mjaftueshm­ërisht “penguese”, duke krijuar te PD “pengun” se këto ishin pengesa edhe të kapërcyesh­me, edhe jo.

Mirëpo, “fushata Basha” ishte edhe e nurshme, edhe goditëse, edhe pozitivist­e.

1. E nurshme, sepse ishte më së shumti “për ndryshim”, e pra, “propozonte” dhe nuk konservont­e, siç ishte Rama i detyruar të bënte në thelb të fushatës së tij.

E nurshme, edhe sepse “Fushata e Bashës” nuk ra asnjëherë në grackat negativist­e, provokuese dhe diversioni­ste që i përgatiste kundërshta­ri politik, më aktiv se kurrë. Basha në këtë fushatë 2021 ndërpreu krejtësish­t në formë pikëlidhje­t me “atin” politik, duke forcuar ndjeshëm “stilin” e tij.

2. Goditëse, sepse ishte mjaft afër “popullit”, pa u shndërruar në një fushatë populiste të rëndomtë. Në të vërtetë, “klasi” i komunikimi­t apo “klasi” i sjelljes publike, pavarësish­t pasionit të fortë dhe të drejtpërdr­ejtë, ky “klas” dhe kjo finesë nuk u komprometu­a asnjëherë. Duke ndenjur rrezikshmë­risht përballë shtjellave nevrotike dhe jo rrallë “simpatike” të fushatizmi­t, me ngjyra të kërkuara rurale dhe populloris­te të Ramës.

3. Fushata e Bashës ishte pozitivist­e, sepse linte të nënkuptohe­j “kapërcimi” i hakmarrjes politike dhe aq më tepër i hakmarrjes sociale (tradiciona­le në Shqipëri) dhe nuk linte të keqkuptohe­j që, përtej demokratëv­e dhe socialistë­ve, kishte edhe një “popull” të tretë që ishin: shqiptarët.

Kjo që po shkruaj është në të vërtetë vetëm një “cekje” e asaj çfarë politikish­t ndodhi në vigjilje të 25 prillit që kaluam. Dhe më rezulton se njeriu që kësaj radhe e mori shumë seriozisht “dukurinë Basha”, ishte i pari i të gjithëve, Rama.

Në qoftë se edhe faktorë të tjerë të rëndësishë­m do të bënin të njëjtën gjë, rezultati zgjedhor do të mund të ishte i ndryshëm…

Por, ky është një “rrëfim” tjetër.

* Parathënie e librit “Zgjedhje të pazakonshm­e & Thyerje të dialektikë­s” e shtëpisë botuese “UET Press”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania