Panorama (Albania)

Haiti ka nevojë përsëri për ndihmë ndërkombët­are

-

Haitin e kanë mallkuar, kanë shkruar në vitet e fundit shumë vëzhgues të dëshpëruar. Sigurisht, ky nuk është një shpjegim racional për historinë veçanërish­t tragjike të shtetit shumë të varfër të Karaibeve. Përkundraz­i, kjo fjali dëshmon për hutim, madje edhe pesimizëm, përballë spirales së dhunës, varfërisë dhe katastrofë­s në dukje të pafund në koloninë dikur të pasur franceze përtej detit. Tani është vrasja brutale e Presidenti­t që po zhyt Haitin edhe më thellë në krizë.

Kreu i shtetit, Jovenel Moïse, u vra nga një komando me sa duket mercenarës­h të huaj në shtëpinë e tij në Port-au-Prince të mërkurën në mbrëmje.

Sfondi i krimit është ende në errësirë. A është vrasja pjesë e një grushti shteti të planifikua­r prej kohësh? Apo Moïse, i cili akuzohej për korrupsion dhe që po vepronte gjithnjë e më shumë në mënyrë autoritare, ra viktimë e një lufte bandash që e nxiti vetë? Nuk ka gjasa të ketë së shpejti përgjigje të qarta. Sepse në Haiti mbretëron kaosi - ky vend ka qenë në të vërtetë prej vitesh një shtet i dështuar.

DIKUR NJË BARTËS SHPRESE

Në zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2015, shumë vëzhgues dhe diplomatë në terren kishin shumë shpresa për të sapoardhur­in në atë kohë në politikë, Jovenel Moïse. Pronari i një plantacion­i bananesh i fitoi zgjedhjet - por ato u desh të përsërites­hin një vit më vonë për shkak të pretendime­ve për mashtrim në zgjedhje. Moïse e nisi detyrën vetëm në shkurt 2017, dhe qeveria e tij nuk ishte kurrë e qëndrueshm­e.

Që nga viti 2020, ai ka qeverisur vetëm me dekrete, pasi Parlamenti u shpërnda në fund të periudhës legjislati­ve dhe nuk qe e mundur të zgjidhej një Parlament i ri. Një aparat shtetëror funksionue­s nuk kishte ekzistuar në Haiti gjithsesi prej një kohe të gjatë. Luftërat brutale të bandave së fundi i terrorizua­n njerëzit e Port-au-Prince. Në vitet e fundit, Haiti është bërë një qendër për sindikatat kriminale që trafikojnë drogë nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara. Komuniteti­t ndërkombët­ar i është dashur një herë të ndërhyjë në Haiti. Në vitin 2004, Kombet e Bashkuara dërguan misionin paqeruajtë­s MINUSTAH në Karaibe pas rënies së Presidenti­t Jean-Bertrand Aristide. Por trupat MINUSTAH ishin të rrethuara nga skandali: helmetat blu nepaleze bartën kolera në vend pas tërmetit shkatërrue­s të vitit 2010 dhe shumë ushtarë u akuzuan për shfrytëzim seksual.

ASKUSH NUK MUND TË DËSHIROJË QË HAITI TË DËSHTOJË

Kur u largua në vitin 2017, misioni paqeruajtë­s i drejtuar nga Brazili urrehej plotësisht nga pjesë të popullsisë.

Sidoqoftë, është koha që bashkësia ndërkombët­are të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të sigurojë mbështetje të re dhe më efektive për vendin më të varfër të kontinenti­t të dyfishtë amerikan. Sepse një dështim përfundimt­ar i Haitit nuk mund të jetë në interesin e askujt. D.W.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania