Panorama (Albania)

Pensionet, si përfitohet shtesa për çdo vit pune

Për çdo vit pune mund të merret deri në 1600 lekë shtesë pensioni. Gazeta zbardh skemën për rritjen e përfitimit për çdo pensionist e çfarë parashikon ISSH për aplikimin

- TIRANE

Kush punon pasi mbush moshën, për çdo muaj shtesë merr 0.5 për qind më shumë pension.

Kushti i vetëm që kërkohet, është që gjatë kohës që jeni në marrëdhëni­e pune, të përfitoni vetëm pagën dhe në momentin që kontrata shkëputet, atëherë përfitohet pensioni bashkë me shtesën prej 6 për qind për çdo vit pune. “Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s”, përcaktohe­t në ligjin “Për sigurimet shoqërore”.

LLOGARITJA Për ta konkretizu­ar, në rast se një burrë që ka mbushur moshën 65 vjeç punon edhe një muaj më shumë, do të marrë 0.5% të pensionit më shumë. Ndërsa në rast se punon një vit, pra, del në pension 66 vjeç, do të përfitojë 6 për qind shtesë. Sipas kësaj skeme, një person me pagë mesatare prej 60 mijë lekësh në muaj, kur mbush moshën 65 vjeç dhe ka punuar më shumë se 37 vite merr një pension prej 26800 lekësh në muaj. Në rast se ai vazhdon të punojë edhe një vit, do të përfitojë 6% të kësaj shume shtesë. Pra, do të marrë edhe 1608 lekë shtesë. Dhe pensioni, i cili do të lidhet pasi të mbushë 66 vjeç, do të jetë 28408 lekë në muaj. E njëjta llogari vlen edhe me pensionin maksimal. Sipas formulës dhe koeficient­eve, në rast se një burrë punon mbi 37 vite me pagë maksimale, do të merrte një pension kur të mbushte 65 vjeç në një shumë prej 29546 lekësh në muaj. Në rast se do të vazhdonte të punonte edhe një vit, pra, deri 66 vjeç, atëherë pensioni do t’i shtohej me 1772 lekë dhe do t’i llogaritej 31319 lekë në muaj. Ndërkohë që çdo person mund të punojë edhe për më shumë kohë, pasi mbush moshën e pensionit dhe llogaritja e shtesës bëhet sipas muajve mbi moshë. Thënë kështu, ata që punojnë dy vite marrin dyfishin, pra, 12 për qind shtesë mbi masën e pensionit, ata që punojnë tre vjet marrin 18 për qind mbi masën e pensionit e kështu me radhë.

DOKUMENTET Sa u takon dokumentev­e që duhet të dorëzohen për të përfituar nga kjo skemë, krahas librezës së pensionit, kërkohet po ashtu vërtetim vjetërsie në punë si edhe vërtetim i bazës së vlerësuar me pagat që i është mbajtur kontributi. Libreza lëshohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pra, Drejtoria Qendrore. Vërtetimi i bazës së vlerësuar me pagat që i është mbajtur kontributi lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve, ndërsa vërtetimi i vjetërsisë në punë nga punëdhënës­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania