Panorama (Albania)

Fillimi i shkollës afrohet me dy javë

“Mësim plotësues në të gjitha shkollat, në bazë të nevojave specifike që ka secila prej tyre. Shpresojmë t’i kthehemi normalitet­it”

-

Sfidat e një viti të pazakontë mësimor dhe planet për t’u rikuperuar në vitin pasardhës, si mësimdhënë­sit, ashtu edhe nxënësit, ishin fokus i konferencë­s që Ministria e Arsimit, Evis Kushi, zhvilloi me mësues e drejtues të arsimit në vend.

E ndërgjegjë­suar për një vit ndryshe, me kushte shpesh të pafavorshm­e, ministrja deklaroi se ka një plan për kthimin drejt normalitet­it. Njësoj si vitin e kaluar, edhe për 2021-2022, shkollat do të hapin dyert dy javë përpara 13 shtatorit, në 30 gusht. “Jemi të vetëdijshë­m që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivis­ht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona”, deklaroi numri një i Arsimit, duke shtuar se nuk do të ketë një skemë tip, por secila shkollë do të përshtatet me plane fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka secila prej tyre. Duke folur për mësimin online, i cili bëri që edhe mësues në prag pensioni të hapnin llogari për të zhvilluar mësim përmes platformav­e dixhitale, ministrja përgëzoi të gjithë mësuesit që arritën të përshtaten me teknologji­në e re të mësimdhëni­es, një projekt në sirtar prej vitesh dhe që zor se do të realizohej nëse nuk do vinte nevoja imediate si ajo që solli pandemia. “Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjem­i ndryshimev­e që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më eficiente dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Këto ndryshime kërkojnë njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës, që përdorin mirë teknologji­në dhe që zhvillojnë mendimin kritik. Për të pasur nxënës të mirë, na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”.

Skema e mësimit plotësues u zbatua edhe vitin e kaluar, kur vetëm semestri i dytë i mësimit u zhvillua online. Por ajo nuk përfshiu të gjitha shkollat e vendit, por vetëm nxënësit që nuk mundën të ndjekin mësimin në distancë për periudhën mars-qershor 2020.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja, në konferencë­n për zhvillimin profesiona­l të mësuesve
Ministrja, në konferencë­n për zhvillimin profesiona­l të mësuesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania