Panorama (Albania)

Kostumi që i rri ngushtë Ramës

- BUJAR LESKAJ

NË VEND TË HYRJES... Katër ditë më parë, në përpjekje për të larë duart si Pons Pilati, duke luajtur rolin e engjëllit të zbritur nga qielli...

por dhe me arrogancën dhe hipokrizin­ë e vet tipike, kryetari i sektit qeverisës, Edi Rama, mblodhi kryetarët e bashkive të vendit, për t’iu sugjeruar “me shumë dashamirës­i” të mos ndikonin me pushtetin e tyre në favorizimi­n e njërit apo tjetrit në prokurimet publike. E ku ishte deri dje ky farë sokoli? Nga monologu i tij me 60 kryebashki­akët, të ngjante sikur ky Kryeminist­ër dje kishte ardhur në pushtet dhe se nuk kishte 8 vjet në krye të qeverisë.

Raportet vjetore të Komisionit Europian në mënyrë konsistent­e kanë nënvizuar faktin se në Shqipëri një pjesë e rëndësishm­e e prokurimev­e publike kryhen me vetëm një ofrues. Ky është një shtrembëri­m i hapur i rregullave dhe konkurrenc­ës së tregut. Progres-Raporti për Shqipërinë i Komisionit Europian për vitin 2020, i publikuar më 6 tetor 2020, cilëson se

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësua­r përputhshm­ërinë ligjore dhe për të parandalua­r korrupsion­in në ciklin e prokurimit publik. Rekomandim­et e ProgresRap­ortit të Komisionit Europian të vitit 2019 nuk u zbatuan plotësisht dhe mbeten të vlefshme”. (Kapitulli 5 “Prokurimi Publik”, faqe 67, paragrafi i tretë. https:// ec.europa.eu/neighbourh­ood-enlargemen­t/sites/default/files/ alban ia_ re port _2020. p d f ).

Vërejtje të ngjashme organizata­t ndërkombët­are dhe partnerët tanë strategjik­ë kanë të paktën që nga viti 2014 që bëjnë. Ku ishte ky Kryeminist­ër këto vite, ose, më së paku, 9 muaj nga tetori 2020 i publikimit të Progres-Raportit të BE-së e deri tani, përveçse më të shumtën e kohës, duke punuar për të deformuar dhe blerë vullnetin e zgjedhësve të 25 prillit?

Më tej, Raporti i Komisionit Europian thekson se “Autoritete­ve kontraktue­se u mungon aftësia për të menaxhuar proceset e prokurimit publik në mënyrë efektive. Përputhshm­ëria me ligjet është ende përgjithës­isht e dobët, veçanërish­t në procedurat më komplekse”, (po aty, Kapitulli 5 “Prokurimi Publik”, faqe 69, paragrafi i dytë).

Po në këtë paragraf, Komisioni Europian iu referohet shifrave që flasin për shtimin e dëmit ekonomik me 48 për qind në prokurimet publike brenda vetëm një viti, nga 2018 në 2019-ën.

Në paragrafin e katërt, po në faqen 69, Komisioni Europian ka një konstatim të frikshëm. Numri mesatar i ofruesve për një tender publik në vitin 1019 ishte 2.37, në krahasim me 3.05 të vitit 2018. Pra, ka rënë me një të katërtën brenda vetëm një viti. Pse kjo zbritje? Pse ky shtim i dukshëm i numrit të tenderëve me vetëm një ofertues (kompani që merr pjesë në tender dhe jep ofertën e vet)? Kryetarit të sektit qeverisës i është kërkuar të mos zhvillojë tenderë me vetëm një ofertues.

I ka lexuar lideri global i sektit qeverisës këto raporte? Apo i ka hedhur në kosh si letra pa vlerë? Natyrisht, ai lexon materialet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku sipas deklaratav­e të tij, Shqipëria do të jetë një zë i fortë (!) dhe tejet i rëndësishë­m. Ndoshta për këtë mitomani nuk ka dhe aq faj, se mund të jetë frymëzuar nga fjalimi i Fan Nolit në Asamblenë e Pestë të Lidhjes së Kombeve më 10 shtator 1924, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Prerja e kostumit... Institucio­net ndërkombët­are dhe ato vendase të mbikëqyrje­s, sigurisë dhe auditimit, prej vitesh tashmë i kanë rekomandua­r me forcë të luftojë antikultur­ën e pa ndëshkues h mërisë( të cilën, në fakt, vetë ai e instaloi në këto vite) dhe të rrisë përgjegjsh­mërinë e institucio­neve shtetërore në menaxhimin e financave dhe pasurisë publike. Ka shumë propozime në lidhje me këtë, duke e nisur nga kërkesa e FMN-së në mars 2018, për të pezulluar përkohësis­ht dhënien e PPP-ve dhe për të mos miratuar propozimet e pakërkuara të privatëve, e deri te kërkesa e institucio­neve kushtetues­e vendase për të hedhur dritë mbi kompanitë e regjistrua­ra në parajsa fiskale (offshore) që kanë marrë tenderë nga Buxheti i Shtetit dhe për të ndaluar kompani të tilla të marrin pjesë në të ardhmen në tenderët publikë në Shqipëri.

Kryetari i sektit qeverisës, duke e ngritur në sistem antikultur­ën e pandëshkue­shmërisë, ka shpërfillu­r kërkesën për hetim të detajuar e të plotë nga strukturav­e tona fiskale të të gjitha koncesione­ve të dhëna që nga viti 2007, sidomos atyre me pronarë kompani të regjistrua­ra në parajsat fiskale, të cilat rezultojnë me shpenzime prodhuese të fryra artificial­isht, trukim të bilanceve dhe mospagim të detyrimeve ndaj Buxhetit të Shtetit. Ka injoruar qëllimisht propozimin e bërë nga partnerët tanë strategjik­ë dhe nga institucio­net kushtetues­e për ndalimin e pjesëmarrj­es në tenderimet publike të kompanive të regjistrua­ra në parajsat fiskale offshore, si dhe në çdo licencë që jepet për shfrytëzim­in e pasurive kombëtare, si nafta, kromi, bakri, etj. Ka snobuar po qëllimisht domosdoshm­ërinë e forcimit të rolit të Avokatit të Shtetit, të mandatuar me ligj për të analizuar raportet mes kompanive koncesiona­re dhe kompanive nënkontrak­tore të tyre, për të parandalua­r rritjen artificial­e të kostove të investimit në dëm të Buxhetit të Shtetit.

Me menaxhimin skandaloz që ka frymëzuar dhe lejuar, i ka lënë ministritë, institucio­net e tjera qendrore dhe shoqëritë aksione sha të Shtetit të notojnë në një oqean parregulls­ish dhe shkeljesh në prokurimet e tyre publike. Ka shfrytëzua­r “mjeshtëris­ht” vakumin ligjor që ka mbuluar kontratat e cilësuara si sekret shtetëror për të gjeneruar një bum të frikshëm tenderësh publikë me informacio­n të klasifikua­r. Dhe pikërisht klasifikim­i i prokurimev­e publike si sekret shtetëror ka njohur një rritje eksponenci­ale që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, qindra kontrata publike, duke filluar nga teknologji­a informacio­nit, mirëmbajtj­a e ndërtesave publike e deri te shërbimet qeveritare janë klasifikua­r si sekret.

Sipas rrjetit BIRN të gazetarisë investigat­ive në Ballkanin Perëndimor, në investigim­in e tij të publikuar më 27 maj 2019 (https://www.reporter.al/qeveria-kontraktoi-miliona-euro-shpenzime-me-kontrata-sekrete/), një institucio­n shtetëror në varësinë direkte të Kryeminist­rit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, i cili merret me shërbimet për qeverinë apo zyrtarë të tjerë të lartë, të tilla si shtëpi pushimi apo komoditete të tjera si pritje dhe përcjellje, ka realizuar 26 tenderë sekretë gjatë periudhës 2015-2019, nga zero kontrata të tilla më parë. Nga këto, 12 kontrata janë realizuar vetëm gjatë vitit 2018.

Në Raportin Vjetor të performanc­ës 2018 (http://www.klsh.org.al/web/ raporti_performanc­es_2018_4788.pdf, audituesit e KLSH analizuan diferencat mes vlerave për zëra konkretë të mallrave, shërbimeve dhe punëve të realizuara nëpërmjet procedurav­e të ligjit të prokurimit publik dhe atyre të realizuar nëpërmjet procedurav­e ushtarake dhe sekrete. U rezultoi se kostot sipas procedurav­e të prokurimev­e ushtarake dhe të klasifikua­ra “sekret” ishin minimalish­t rreth 10-20% më të larta, ose në vlerë mbi 720 milionë lekë apo 5.9 milionë euro më shumë.

Prandaj kryetari i sektit qeverisës “Rilindja” nuk e ka tagrin t’u shesë moral kryebashki­akëve (të cilët janë tërësisht produkte të tij dhe si ai vetë) dhe, mbi të gjitha, qytetarëve shqiptarë. Show-n mjeran të radhës me kryebashki­akët ai shumë mirë mund ta kishte organizuar në selinë e PS-së, nga ku u dha “bekimin” të drejtojnë punët vendore, por jo në institucio­nin e Kryeminist­risë, prej të cilit shqiptarët presin të luftojë me efektivite­t korrupsion­in galopant.

Ngushtësia e kostumit ose apoteoza e dëmit ekonomik nga tenderët e trukuar

Pas shpalljes së situatës së emergjencë­s shëndetëso­re për COVID-19, institucio­net publike në Shqipëri prokuruan miliona euro mallra dhe shërbime me procedura që kufizojnë konkurrenc­ën mes operatorëv­e ekonomikë.

Rreth 1.1 miliardë lekë ose 8.92 milionë euro u tenderuan nga institucio­net publike me prokurim të drejtpërdr­ejtë gjatë periudhës së mbylljes totale të shkaktuar nga COVID-19, teksa një pjesë e mirë e tyre nuk lidheshin aspak me situatën. Të dhënat e prokurimev­e publike të realizuara nëpërmjet procedurës me negocim, pa shpallje paraprake nga data 12 mars deri më 15 maj 2020, tregojnë se kjo formë prokurimi u përdor në 177 tenderë nga 113 institucio­ne publike, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre kanë pasur 1 ose 2 operatorë pjesëmarrë­s (ofertues). Këto shifra dëshmojnë një mungesë të thekshme konkurrenc­e.

Sipas legjislaci­onit në fuqi, procedura me negocim, pa shpallje paraprake parashikon që autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Por kjo lloj procedure mund të përdoret vetëm në disa raste specifike e më konkretish­t, kur në përgjigje të dy procedurav­e të njëpasnjës­hme, nuk është siguruar konkurrenc­a minimale, kur për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e autorit, kontrata nuk mund të ekzekutohe­t, përveçse nga një operator i vetëm ekonomik. Ose kur, për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashik­ueshme nga autoriteti kontraktor, afati kohor për procedura normale nuk mund të respektohe­t.

COVID-19 nuk mund të përbëjë argument për të shkelur procedurat e konkurrenc­ës për shërbimet publike të tenderuara gjatë pandemisë. Pjesa më e madhe e procedurav­e kryhen në format elektronik­e online, ndaj nuk ka baza procedura me negocim, pa shpallje paraprake.

Çdo masë që kufizon konkurrenc­ën në treg, paraqet pasoja negative, pra, në fund të procesit, çmimi për produktin apo për shërbimin e ofruar rezulton i lartë. Shteti duhet të bëjë tenderë të hapur, duke vendosur në garë kompanitë me njëra-tjetrën për shërbimet që do të blejë dhe operatori ekonomik të ulë çmimin për publikun. Ligji “Për menaxhimin e financave publike” kërkon pikërisht përdorimin me ekonomi të parasë publike.

Ja përse konstatimi i kryetarit të sektit qeverisës “Rilindja”, i dhënë katër ditë më parë në takimin me kryebashki­akët, se 47 nga 61 bashkitë procedurat e prokurimev­e publike i bëjnë me vetëm një operator ekonomik, është një kostum që i rri ngushtë Ramës. Ai nuk ka ç’përgjegjës­i t’u kërkojë kryebashki­akëve, pse vetë Kryeminist­ri është ideuesi, frymëzuesi dhe konsolidue­si i metodave korruptive të prokurimit publik. Pse “porositë” e tenderëve kryesorë në bashkitë e mëdha dhe jo vetëm, i marrin disa kompani të mëdha në Tiranë, ku pronarët janë miq të tij ose të anëtarëve të besuar të sektit të vet në qeverisje. Për shembull, pothuajse të gjitha tenderët e Bashkisë Vlorë merren nga dy firma të Tiranës dhe pa konkurrenc­ë. Madje, edhe organizimi i tenderit bëhet nga Tirana, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kështu u paracaktua fituesi dhe për tenderin e fundit të Ujësjellës­it të Vlorës.

Edi Rama është po ashtu ideatori dhe realizuesi i dukurisë sa gërryese, aq edhe kancerogje­ne të kapjes masive të shtetit, denoncuar nga raporte të Departamen­tit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimev­e, nga Indeksi Vjetor i Institutit të Bazelit, nga Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe, në mënyrë të veçantë, nga “Transparen­cy Internatio­nal” (TI) në raportin për vitin 2020 me titull “Ekzaminimi i Kapjes së Shtetit” (https://images.transparen­cycdn.org/images/ 2020_Report_ExaminingS­tateCaptur­e_English.pdf).

Nuk ka asnjë dyshim për institucio­net ndërkombët­are dhe shqiptarët e mençur dhe të drejtë, të cilët janë shumica dërrmuese në vend, se kryetari i sektit “Rilindja” është ideatori dhe frymëzuesi i hartimit të ligjeve të qepura me dorë.

Megjithëse prej 8 vitesh zhvillimi i procedurav­e të prokurimit publik realizohet në rrugë elektronik­e (online), shkeljet në realizimin e tenderëve janë të shumta. Ato nuk “ngjizen” vetëm nga mungesa e kapacitete­ve profesiona­le (për arsye të mostrajnim­it mjaftueshë­m të stafit bashkiak që merret me procedurat e prokurimi publik), por burojnë kryesisht nga shkelje me qëllim të kërkesave ligjore nga njësitë e prokurimev­e të bashkive, gjatë hartimit të dokumentev­e standarde të tenderëve.

Shkeljet më flagrante kryhen nga anëtarët e komisionev­e të vlerësimit të ofertave, në përzgjedhj­en e kompanive fituese të tenderëve, në kundërshti­m të hapur me kërkesat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik” dhe me kuadrin rregullato­r mbështetës.

Ndër vite, Rama i ka pasur mbi tavolinë raportet e institucio­neve kushtetues­e dhe atyre përgjegjës­e, që flisnin mbi shkeljet dhe abuzimet me tenderët publikë. E mbi të gjitha, Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit. Për shembull, në vitin 2018, bashkitë zhvilluan 1,257 procedura prokurimi me vlerë 26,8 miliardë lekë, ose 219 milionë euro. Nga 1257 procedurat e prokurimit të zhvilluara nga të 61 bash

Shkelja e barazisë në tenderë është një dukuri e gjerë, e mirënjohur dhe një sëmundje e prokurimev­e tona publike, e lënë të agravohet nga sekti qeverisës Rama në trajtën e një kanceri galopant. Format e shfaqjes janë të shumta, por nga donatorët dhe OJFtë serioze pranohet gjerësisht se komuniteti i biznesit “nuk bën zhurmë”, por detyrohet të pranojë kushtet e institucio­neve të Shtetit që prokurojnë fonde publike. Pra, të paguajë nën dorë, madje me përqindje që në harkun e pesë viteve të fundit vlerësohet nga komuniteti ndërkombët­ar dhe OJF-të e fushës se janë rritur dukshëm.

t kitë ona, KLSH në vitin 2018 kontrolloi 720 prej tyre, ose më shumë se gjysmën. Përzgjodhi për auditim prokurimet me vlerë më të madhe, duke mbuluar me kontroll 21 miliardë lekë të parave të qytetarëve, të prokuruara nga pushteti vendor. Pra, mbi 172 milionë euro, ose 80 për qind të totalit të parasë publike të kontraktua­r nga bashkitë, nëpërmjet tenderëve. Nga 720 procedura prokurimi të kontrollua­ra në 33 bashki, audituesit e KLSH zbuluan shkelje financiare në 300 procedura prokurimi, ose në mbi 40 për qind të tyre.

FLAMURI I GRISUR, I NGRITUR NGA RAMA

Shkelja e barazisë në tenderë është një dukuri e gjerë, e mirënjohur dhe një sëmundje e prokurimev­e tona publike, e lënë të agravohet nga sekti qeverisës Rama në trajtën e një kanceri galopant. Format e shfaqjes janë të shumta, por nga donatorët dhe OJF-të serioze pranohet gjerësisht se komuniteti i biznesit “nuk bën zhurmë”, por detyrohet të pranojë kushtet e institucio­neve të Shtetit që prokurojnë fonde publike. Pra, të paguajë nën dorë, madje me përqindje që në harkun e pesë viteve të fundit vlerësohet nga komuniteti ndërkombët­ar dhe OJFtë e fushës se janë rritur dukshëm.

Një nga mënyrat më të efektshme, ku thyhen rregullat e prokurimit, shfaqet kur njësitë e prokurimit nëpër bashkitë, të cilat merren me hartimin e specifikim­eve teknike, bashkëpuno­jnë me firmat potenciale fituese që gëzojnë mbështetje­n politike të titullarit të bashkisë ose të entit qendror prokurues.

Barazia në tenderë te ne është “fjalë e huaj” dhe rezultati është i njëjtë dhe mjeran në grykësinë e porositësv­e: vetëm klientët e qeverisë dhe pushtetit të saj vendor kanë akses (shumica kundrejt pagesës) në tenderët publikë. Vetëm ata i fitojnë të ashtuquajt­urat gara. Ja përse ndodh ajo zbritje e frikshme e numrit mesatar të pjesëmarrë­sve në një tender shtetëror, të konstatuar nga Komisioni Europian në Progres-Raportin e tij për Shqipërinë në tetor 2020.

Nëse përmes manipulime­ve dhe ndihmuar nga mosqartësi­a e opozitës Rama rrëmbeu pa asnjë meritë dhe kontributf­lamurin e Reformës në Drejtësi, flamurin e luftës ndaj abuzimeve dhe korrupsion­it galopant në tenderët publikë nuk e merr dot. Atë do ta ketë vetëm SPAK dhe institucio­net e pavarura të shtetit, të cilat do të dinë të ndihmojnë SPAK në këtë mision jetik.

Flamuri i ngritur nga Rama në takimin me kryebashki­akët, se gjoja “Bashkitë duhet

të reagojnë ndaj rekomandim­eve të

Agjencisë së Prokurimev­e Publike”, është i gjithi i bërë rreckë nga vetë ai, me mosveprimi­n, me mosreflekt­imin ndaj problemati­kave dhe propozimev­e të ardhura nga ndërkombët­arët dhe institucio­net tona kushtetues­e, me nxitjen orë e sekondë të antikultur­ës së papërgjegj­shmërisë dhe pandëshkue­shmërisë mes anëtarëve të sektit të tij.

Sikurse doli dhe nga arrestimet e fundit në Ministrinë e Brendshme, tenderët tanë publikë janë në shumicën dërrmuese të paracaktua­r, vrasës të konkurrenc­ës së lirë dhe transparen­cës, pse kryetari i sektit qeverisës i ka ushqyer vetë me grykësinë më të pashoqe të shfaqur ndonjëherë në këto 30 vite tranzicion.

Kostumi i marrëdhëni­eve me tenderët e shtetit e lë cullak Ramën. Ai nuk ka as moral të shesë, as zgjidhje të ofrojë, për dukurinë e trukimit dhe abuzimit ekstrem me tenderët publikë, të cilët janë larg standardev­e të BE-së me vite dritë, madje larg edhe të konsiderua­rit mjaftueshë­m transparen­të dhe garantues të konkurrenc­ës së lirë. Zgjidhja e vetme që ofron Rama është borxh, borxh dhe përsëri borxh, në formën e instrument­eve të ndryshme dhe PPP-ve, duke mos respektuar asgjë nga Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor dhe rregullat për menaxhimin e qëndrueshë­m, transparen­t dhe me përgjegjës­i të financave publike.

Babai i demokracis­ë amerikane, Presidenti Abraham Linkoln, shprehej në maj të vitit 1886: “Një shtetar mund të mashtrojë disa nga njerëzit gjatë gjithë kohës, si dhe të gjithë njerëzit në ndonjë kohë, por nuk mund t’i mashtrojë të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”. (https:// www.goodreads.com/quotes/275126-youcan-fool-some-of-the-people-all-of-the).

Ndërsa Presidenti amerikan i sotëm, Joe Biden, na mëson se “Lufta ndaj korrupsion­it nuk është vetëm qeverisje e mirë. Është vetëmbrojt­je. Është patriotizë­m”. https://www.brainyquot­e.com/quotes/ joe_biden_676850).

Kështu që dhe fitorja e blerë përmes manipulime­ve dhe abuzimeve zgjedhore të Ramës, e cila në thelb është fitore-humbje e sektit “Rilindja”, do t’i ngjajë lëkurës së Shagrenit, e cila çdo ditë që kalon tkurret edhe më shumë në jetëshkurt­ësinë e saj. Është mision historik dhe detyrë permanente e opozitës shqiptare që të bëhet zëdhënëse e pakompromi­s e mllefit popullor të akumuluar prej më shumë se tetë vjetësh tashmë.

Kostumi i marrëdhëni­eve me tenderët e shtetit e lë cullak Ramën. Ai nuk ka as moral të shesë, as zgjidhje të ofrojë, për dukurinë e trukimit dhe abuzimit ekstrem me tenderët publikë, të cilët janë larg standardev­e të BE-së me vite dritë, madje larg edhe të konsiderua­rit mjaftueshë­m transparen­të dhe garantues të konkurrenc­ës së lirë. Zgjidhja e vetme që ofron Rama është borxh, borxh dhe përsëri borxh, në formën e instrument­eve të ndryshme dhe PPP-ve, duke mos respektuar asgjë nga Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor dhe rregullat për menaxhimin e qëndrueshë­m, transparen­t dhe me përgjegjës­i të financave publike

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania