Panorama (Albania)

Fatos Tushe apelon vendimin e arrestimit

Edhe ish-zyrtarët e arrestuar kërkojnë masë më të lehtë

-

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij më 8 korrik “Arrest me burg”. Nëpërmjet avokatëve të tij, Tushe kërkon zbutje të masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderët. Masë më të butë sigurie kanë kërkuar edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë së Lushnjës.

TENDERI Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë drejtorin e Ndërmarrje­s së Pasurive Publike, Flamur Peqini, u arrestuan paraditen e 6 korrikut, një operacion i kryer me bujë në zyrat e institucio­nit nga forca të shumta policie. Akuzat që rëndojnë mbi ta kanë të bëjnë me një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabiliti­min e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administra­tive Kolonjë. Tenderi për këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur. Në dosjen e SPAK thuhet se pjesëmarrë­s në këtë prokurim publik kanë qenë tri subjekte: “Avduli sh.p.k. & Bahas SHPK”, “Hastoçi sh.p.k.” dhe “Euro-alb sh.p.k.”. Pavarësish­t se dy kompanitë e para ofruan oferta më të ulëta, sipas SPAK, tenderin e fitoi kompania “Euro-alb” që paraqiti ofertën më të shtrenjtë. Në pranga përfundoi edhe pronari i kësaj kompanie, Bujar Murati. Nga përgjimet e publikuara më pas në media rezulton që Peqini jepte naftë në mënyrë të vazhdueshm­e për persona të tjerë, ndërsa faturat paguheshin nga fondet publike.

ARRESTIMET Përveç kryebashki­akut Tushe që u arrestua me urdhër të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në pranga përfunduan edhe 11 persona të tjerë, nëntë prej të cilëve zyrtarë dhe dy të tjerë biznesmenë. Në pranga përfunduan Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku, Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni, si dhe biznesmenë­t Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Katër prej zyrtarëve të arrestuar janë lënë nën “Arrest shtëpie”. Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeminist­ri Edi Rama një ditë pas arrestimit me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

 ??  ?? Fatos Tushe, ish-kreu i Bashkisë Lushnjë
Fatos Tushe, ish-kreu i Bashkisë Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania