Panorama (Albania)

“Arrest” për zv.ministren, Rovena Voda, ryshfet nga dy shtetase për t’i futur në punë

Zëvendësmi­nistrja e Brendshme u hetua nga Prokuroria e Posaçme për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, GJKKO vendosi “Arrest shtëpie”

-

Zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda, është vënë në arrest me një vendim të Gjykatës së Posaçme, e akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Mbrëmjen e djeshme u bë ekzekutimi masës “Arrest shtëpie” dhënë në mungesë nga GJKKO-ja, me kërkesë të SPAKut. Burime nga Prokuroria e Posaçme thanë mbrëmë se Voda, e cila ushtronte funksionin e zëvendësmi­nistres së Brendshme që nga maji i vitit 2017, kur zëvendësoi Elona Gjebrenë, akuzohet se ka marrë përfitime nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që, GJKKO-ja ka caktuar dje të njëjtën masë sigurimi, atë të “Arrest shtëpie” edhe për Florida Beun, si dhe Majlinda Hasanin. Prokuroria e Posaçme tha zyrtarisht se, nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësmi­nistres së Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Sipas burimeve nga SPAK, Rovena Voda ka marrë vlerat monetare me qëllimin që Florida Beu do të emërohej në detyrë, megjithëse pavarsish dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është bërë. SPAK-u ka verifikuar dokumentac­ionin dhe sipas këtyre verifikime­ve Beu nuk ka marrë detyrën.

NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpuni­m, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësmi­nistres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur: Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Po kështu, “Arrest shtëpie” është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpuni­m. Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

 ??  ?? Faksimile e njoftimit të SPAK
Faksimile e njoftimit të SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania