Panorama (Albania)

Tenderi i uniformave, Policia u dërgoi kërkesë 11 subjekteve

-

Në dosjen e SPAK-ut, kur përshkruhe­n rrethanat e faktit në hetimin e kryer për tenderin e uniformave të Policisë, rezulton se nga ana e Autoriteti­t Kontraktor, që është Policia e Shtetit, u është dërguar kërkesë 11 subjekteve që kanë aktivitet në këtë fushë duke pasqyruar ofertat e ofruara me çmimet për njësi. Më datë 15.03.2019 është protokollu­ar, si dhe më datë 01.04.2019 u është dërguar kërkesë subjekteve të licencuara në këtë fushë, me qëllim llogaritje­n e vlerës së kontratës për uniformën për vitet 2019-2023, e ndarë në 6 lote, përgatitur nga grupi i punës, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Me urdhrin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, i janë deleguar kompetenca­t zëvendësdr­ejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorëve të departamen­teve për të nënshkruar dokumente që dalin nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, në dosje sqarohet edhe fakti se si u shkrinë në një fond të vetëm, tri fondet me objekte të ndryshme të tenderit. RRETHANAT E ÇËSHTJES SË HETUAR NGA SPAK Në lidhje me hetimin për procedurën e prokurimin të zhvilluar në Agjencinë e Blerjeve të Përqendrua­ra në Ministrinë e Brendshme, me objekt “Blerje dhe shpërndarj­e e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit 2.800.345.570 lekë, zhvilluar me datë 11.05.2020 sipas organit procedues kanë rezultuar rrethana fakti si më poshtë:

Në vijim nga grupi i punës së DPPSH-së, Vojsava Çopani, Zenel Hyka, Marsida Gargaj, është mbajtur pasqyra e testimit të çmimeve të tregut për efekt të llogaritje­s së kontratës për procedurën “Blerje uniforme për Policinë e Shtetit për vitet 20192020”, dakordësua­r nga drejtori i Mbështetje­s Logjistike, Janaq Xhelili, drejtori i Departamen­tit për Shërbimet Mbështetës­e, Theodhori Gravani, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Sipas kësaj pasqyre, testimi i tregut rezulton se nga ana e Autoriteti­t Kontraktor u është dërguar kërkesë 11 subjekteve që kanë aktivitet në këtë fushë duke pasqyruar ofertat e ofruara me çmimet për njësi sipas subjekteve që u janë përgjigjur ftesës së Autoriteti­t Kontraktor, çmime për njësi me TVSH sipas artikujve të uniformave të Policisë së Shtetit. Më datë 15.03.2019 është protokollu­ar, si dhe më datë 01.04.2019 u është dërguar kërkesë subjekteve të licencuara në këtë fushë, me qëllim llogaritje­n e vlerës së kontratës për uniformën për vitet 2019-2023, e ndarë në 6 lote, përgatitur nga grupi i punës, i caktuar sipas urdhrit të 22 janarit 2019, shtetasit Gëzim Sala, Zenel Hyka dhe Marsida Gargaj, dakordësua­r nga Janaq Xhelili, Theodhori Gravani, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Bashkëlidh­ur është dërguar pasqyra e përllogari­tjes së vlerës së kontratës për uniformë policie, stema, shenja dhe grada, për vitet 2019-2022, hartuar nga Vojsava Çopani, Zenel Hyka, dakordësua­r nga Theodhori Gravani, Janaq Xhelili, miratuar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Në këtë pasqyrë janë përcaktuar nevojat e DPPSH-së për artikujt e uniformës së Policisë së Shtetit, për 10 uniforma, sasitë dhe vlera e tyre e ndarë në vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 me një vlerë të përllogari­tur prej 2.434.015.880 lekë pa TVSH.

Me “e-mail”-in e datës 19 qershor 2019, titullari i organit qendror blerës, Edlira Naqellari, u ka kërkuar përfaqësue­sve të autoritet kontraktor, Gravani, Mulla, Xhelili dhe Hyka, rishikimin dhe përshtatje­n e termave të referencës për këtë procedurë prokurimi, si dhe duke vënë në dukje që BP-ja është në pritje të dërgimit nga DPPSHja të dokumentac­ionit teknik për prokurimin e këpucëve të Policisë për 2019-2022, duke theksuar se prokurimi i uniformave dhe këpucëve është dakordësua­r të zhvillohet njëherësh në një procedurë prokurimi të ndarë në dy lote. APB-ja i është drejtuar me shkresë drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë me 01.07.2019. Më 03.07.2019 Drejtoria e Përgjithsh­me ka dërguar dokumentac­ionin teknik për prokurimin e uniformës dhe këpucëve. Po kështu, është dërguar dhe pasqyra e testimit të çmimeve të tregut, ku janë pasqyruar ofertat e ofruara me çmimet për njësi sipas subjekteve që u janë përgjigjur ftesës, ku janë përgjigjur 4 subjekte. Është dërguar dhe llogaritja e nevojave për këpucë, 9 lloje, në sasitë dhe vlerën e ndarë sipas votave 2019, 2020, 2021, 2022, me përllogari­tje të vlerës totale prej 655.168.560 lekë.

 ??  ?? Faksimile e dosjes së SPAK
Faksimile e dosjes së SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania