Panorama (Albania)

Komisioni në PD shqyrton sot tri propozimet për statutin

Basha, Kadilli dhe tenori Rudi Sata kanë kërkuar ndryshime

-

Pasi kanë pritur disa javë për të marrë propozimet për ndryshimet e mundshme statutore, Komisioni i Përhershëm në PD për këtë çështje do të mblidhet sot për të shqyrtuar tri propozimet. Përveç draftit të Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit, që tashmë janë bërë publike, në tryezën e grupit me 9 anëtarë ka mbërritur edhe drafti i tenorit Rudi Sata. “Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtarë të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë”, njoftoi pak ditë më parë sekretari i përgjithsh­ëm i PD-së anëtarët e komisionit. Ndërkohë, vetëm një ditë më pas, pikërisht ditën e enjte, do të mblidhet edhe Kryesia e PD-së, e cila do të njihet me analizën e zgjedhjeve që është bërë në 12 qarqe dhe listën me kandidatët për Këshillin Kombëtar.

PROPOZIMET E BASHËS Kreu i PD-së propozon një kryesi më të zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r”, thuhet në propozimin e Bashës. Sipas këtij propozimi, në kryesi do të jetë edhe Arben Ristani, një tjetër kritik i Bashës ndaj humbjes së zgjedhjeve parlamenta­re. Ristani mban në PD funksionin e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Por Basha përfshin në Kryesi për shkak të funksionit që mban edhe Jemin Gjanën, i cili është kryetari i të gjitha komisionev­e zgjedhore në PD qëkur Basha drejton këtë parti. Si parti në opozitë, kryetari i PD-së duket se do të përfshijë në organet drejtuese të partisë sa më shumë personalit­ete të saj. Në këtë funksion, Basha propozon që numri i sekretarëv­e të mos jetë i limituar, por të jetë në

Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r

dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet. “Është rikonceptu­ar Sekretaria­ti Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëv­e funksional­ë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë”, propozon Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania