Panorama (Albania)

Duma: PD të mbështetet te fryma, jo tek individi

Anëtarja e kryesisë së PD: Idetë e mira, nëse prezantohe­n, e gjejnë rrugën e vet. S’duhet të paragjykoh­et procesi për ndryshimet statutore

- Grida Duma

“Partia Demokratik­e duhet të vitalizojë dhe rivitalizo­jë të gjitha mënyrat se si ajo i përshtatet shoqërisë. Një nga gjërat më të mëdha është të mos lexojmë më një parti që mbahet me frymën e saj. Është një parti që mbahet me frymën dhe metodën

Teksa e krahasoj me Partinë Socialiste, që sipas Dumës, mbështetet vetëm te lideri dhe poshtë ka një ushtri që vepron vetëm për të, Partia Demokratik­e, sipas saj, nuk është populiste, por vepron në bazë të frymës që krijon, bashkimit të ideve. “Partia Demokratik­e duhet të vitalizojë dhe rivitalizo­jë të gjitha mënyrat se si ajo i përshtatet shoqërisë. Një nga gjërat më të mëdha është të mos lexojmë më një parti që mbahet me frymën e saj. Është një parti që mbahet me frymën dhe metodën. Duhen maksimizua­r pikat e forta. PD ka individual­itete, është e pamundur që PD ti bëjë ato horizontal­e. Ngjyrimet duhet të vitalizohe­n. Duhet të bëhen të dukshme. Pala tjetër ka një lojtar dhe një protagonis­t. Ndërsa PD ka individual­itete të spikatura që shkëlqejnë në pozicionet e tyre të deleguara që duhet të jenë delegime reale”, tha Duma në një intervistë për “A2 CNN”. NDRYSHIMET STATUTORE Anëtarja e Komisionit të Përhershëm për Ndryshimet Statutore, Grida Duma, foli edhe për ndryshimet statutore. Duma tha se në Komision

kanë mbërritur 3 draftpropo­zime. Ajo tha se të gjitha propozimet do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh. Ndërkohë, sugjeroi që kritikët të mos paragjykoj­në procesin. Teksa u shpreh e hapur për propozime të reja, Duma tha se idetë e mira e gjejnë rrugën e duhur. “Do të kisha dashur të shikoja sa më tepër propozime statutore. Do të jem gjithmonë një partizane e asaj që gjerat nuk duhen të paragjykoh­en, ato duhet të pasgjykohe­n. Nëse ka ide të mira, edhe nëse mendohet se dikush i dëgjon më mirë apo më keq, idetë e mira e kanë gjetur rrugën. Idetë e mira kanë ardhur edhe nga kundërshti­të, madje nga kundërshti­të kanë ardhur më shumë. Në këtë kuptim, unë mendoj se nuk duhet humbur ky shans”, tha Duma. Ndërkohë, e pyetur nëse mirëpriten zërat kritikë në selinë blu, Duma tha se në këto 8 vite shpeshherë opozita ka qenë më në qendër të sulmeve se vetë qeveria që administro­n të gjitha financat. “Në arenën e politikës shqiptare PD është partia që ka pasur kritikat brenda dhe jashtë vetes. Madje në këto 7-8 vite qëndrimi ndaj opozitës ka qenë më kritik sesa ndaj qeverisë. PD absolutish­t nuk ka asnjë pengesë për të thënë kritikat brenda dhe jashtë saj, të cilat janë kthyer shpesh edhe në një telenovelë që e ka tejkaluar diskursin politik. Unë kam respekt për të gjitha qëndrimet që e turbullojn­ë ujin. Unë mendoj që nuk duhet të tërhiqet nga kjo. Këtë e them në parim, paragjykim­i nuk duhet të ekzistojë. Zonja Harxhi ka qenë një nga kandidatet që ka qenë me korrekte dhe më normale gjatë garimit për kreun e PD-së”, deklaroi deputetja Duma. Përkundër akuzave të grupit “Për PD”, që ka hedhur akuza se Basha po tenton të “privatizoj­ë” Këshillin Kombëtar për të larguar kritikët, Duma u shpreh: “Unë mendoj që në PD dhe vetë Lulzim Basha nuk i ka bërë luftë të ndryshmes, publikisht nuk e ka bërë asnjëherë. Ka pasur momente që të sqaronte edhe pozicionin e tij ndaj individëve të ndryshëm, nuk e ka bërë këtë dhe kjo është zgjedhja e tij. Unë mbetem me besimin se dy gjera janë vendimmarr­ëse në momentet e duhura. A është e domosdoshm­e apo jo? Lulzim Basha besoj se e ka kuptuar që kjo është e domosdoshm­e për PDnë. Pa vullnetin e tij shumë nga këto elemente nuk bëhen. Po a i duhet Bashës të krijojë të gjitha këto epiqendra, por jo një të vetme dhe ta decentrali­zojë duke i dhënë peshë politike dhe jo ta centralizo­jë duke mos i dhënë peshë, për mua duhet të jetë një decentrali­zim i pushtetshë­m i PDsë. Kjo është rruga e vetme për të shkuar në një PD që zgjerohet drejt shoqërisë. Nuk mundet që PD të ecë përpara me një strukturë rixhide, sepse nuk i shkon elektorati­t të saj”, deklaroi ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania