Panorama (Albania)

Kodi Zgjedhor, Kushtetues­ja hap listat e kandidatëv­e, rrëzon herësin e 10 mijë votave

“Zbatimi i herësit në praktikë sipas pikës 3 të nenit 163 të Kodit tregoi se ishte një mekanizëm disproporc­ional në raport me qëllimin e tij”

-

Gjykata Kushtetues­e rrëzoi herësin prej 10 mijë votash për të marrë mandatin e deputetit për ata kandidatë që janë poshtë listës fituese, duke hapur në këtë mënyrë listat. Gjykata zbardhi dje vendimin e plotë të saj lidhur me interpreti­min e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcaktont­e mënyrën se si shpërndahe­shin mandatet e deputetëve brenda një partie në garë. Gjykata vendosi shfuqizimi­n e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n. Në argumentet e saj, Gjykata vlerëson se pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësis­h ose me numër të ulët të mandateve, e shndërron votën parapëlqye­se në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur. Duke analizuar zgjedhjet e 25 prillit, Gjykata çmon që pavarësish­t se në çështjet e sistemit zgjedhor ligjvënësi, si rregull, është i lirë të veprojë brenda hapësirës së tij normuese, duke përcaktuar qartë dhe rast pas rasti qëllimet që kërkon të arrijë, në rastin konkret zbatimi i herësit në praktikë, në masën e përcaktuar nga pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor tregoi se ishte një mekanizëm disproporc­ional në raport me qëllimin e tij. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e do të detyrojë Parlamenti­n e ri që të bëjë ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, ndërsa me këtë vendim u heq të drejtën kryetarëve të partive që të përcaktojn­ë renditjen e kandidatëv­e në një listë preferenci­ale. Ishte Partia Bindja Demokratik­e e Astrit Patozit dhe Partia Lëvizja Demokratik­e Shqiptare e Myslym Murrizit që kërkuan shfuqizimi­n e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania