Panorama (Albania)

Altin Binaj: Herësi me 10 mijë vota nuk cenon të drejtën për të zgjedhur

- Altin Binaj

44. Edhe Komisioni i Venecias për efektin e listave të hapura është shprehur: “Është e vështirë të parashikoh­et efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin përfundimt­ar. Votimi me preferencë do të jetë efektiv vetëm nëse arrin një prag të caktuar: për të ndryshuar renditjen e listës, një kandidat duhet të marrë më shumë vota preferenci­ale se numri mesatar i votave të marra për secilën nga vendet e fituara nga partia ose koalicioni; në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më i madh se 10,000 vota (neni 163, pika 3 e Kodit Zgjedhor). Efekti i kësaj risie do të varet nga sjellja e votuesve, më saktësisht nga përdorimi i gjerë ose jo nga ana e tyre i mundësisë për të votuar për një kandidat specifik. Edhe nëse një numër mjaft i vogël mandatesh mund të shpërndahe­t ndryshe bazuar në këtë ndryshim për zgjedhjet e ardhshme, mund të ketë ende një farë ndikimi në taktikat e fushatës” (Shih Opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetues­e dhe për Kodin Zgjedhor, paragrafi 22).

45. Lidhur me mekanizmat që do të zbatohen në mënyrën e shpërndarj­es së mandateve, edhe aktet ndërkombët­are, si Protokolli nr. 1 i KEDNJ-së (neni 3), si dhe Pakti për të Drejtat Civile dhe Politike të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara (neni 25), që synojnë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratik­e, u kanë lënë shteteve anëtare një hapësirë të gjerë vlerësimi për mekanizmat që kanë në dispozicio­n për ta bërë ushtrimin e së drejtës së votës efektive.

46. Gjykata vëren se bazuar në pikën 3 të nenit 163 në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqye­se më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10,000 vota. Bazuar në vendimet paraprake të KQZ-së për shpërndarj­en e mandateve, konstatohe­t se veçanërish­t në qarqet me numër të vogël mandatesh, kandidatët e subjekteve zgjedhore kanë marrë deri në 3 herë vota më pak se vlera e përcaktuar e herësit, për atë zonë zgjedhore dhe atë subjekt zgjedhor, pra është një vlerë dukshëm më e ulët se vlera e herësit. Në këtë aspekt, Gjykata vlerëson se pika 3 e nenit 163 të Kodit

Anëtari i Gjykatës Kushtetues­e, Altin Binaj, i vetmi që ka dalë kundër shumicës në këtë gjykim, në argumentet e tij si mendim pakice, shprehet se herësi me 10 mijë vota për të fituar një mandat nuk e cenon të drejtën për t’u zgjedhur. Ai sjell fakte nga zgjedhjet e 25 prillit, kur 3 kandidatë poshtë listës fituese mundën të merrnin mbi 10 mijë vota duke i bërë ata fitues. “Duke iu rikthyer analizës së të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ-ja, rezulton se herësin e parashikua­r nga pika 3 e neni 163 të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e përgjithsh­me e kanë arritur më shumë se 10 kandidatë të listave shumemëror­e të subjekteve zgjedhore, pavarësish­t se vetëm 3 prej tyre rezultojnë të jenë nga lista poshtë numrit të mandateve të fituara dhe e kanë fituar mandatin vetëm për shkak të herësit dhe jo të renditjes në listën me numrin e mandateve të fituara. Ndërkohë që në kundërshti­m me argumentet e shumicës,

Zgjedhor në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësis­h ose me numër të ulët të mandateve e shndërron votën parapëlqye­se në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur.

47. Gjykata çmon që pavarësish­t se në çështjet e sistemit zgjedhor ligjvënësi, si rregull, është i lirë të veprojë brenda hapësirës së tij normuese, duke përcaktuar qartë dhe rast pas rasti qëllimet që kërkon të arrijë, në rastin konkret zbatimi i herësit në praktikë, në masën e përcaktuar nga pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor tregoi se ishte një mekanizëm rezulton se edhe në qarkun e parafundit për nga numri i zgjedhësve dhe mandateve, ka pasur kandidatë të listave shumemëror­e që e kanë kaluar pragun prej 10,000 votash të herësit, çka vërteton se edhe në zona të tilla zgjedhore ndikimi i votimit parapëlqye­s në shpërndarj­en e mandateve ka qenë real dhe jo iluzor”, shprehet Binaj. Sipas tij, “edhe në të dhënat e kërkuara nga Gjykata gjatë seancës plenare, kërkueset nuk kanë sjellë asnjë provë që të tregojë se herësi sipas pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor ka ndikuar me ndonjë mënyrë mbi të drejtën për të zgjedhur te kandidatët e listave shumemëror­e. Unë vlerësoj se në këtë çështje kriteri i proporcion­alitetit nuk rezulton i cenuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës”, shprehet gjyqtari Binaj. disproporc­ional në raport me qëllimin e tij.

48. Në vlerësimin e Gjykatës, në përcaktimi­n e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se parashikim­i i herësit, lidhur me vlerën e tij numerike, i përcaktuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si një ndër kriteret që ndikon në shpërndarj­en e mandateve, cenon të drejtën për të zgjedhur, pasi nuk përmbush kriterin e proporcion­alitetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania