Panorama (Albania)

KQZ certifikon zgjedhjet, opozita numëron parregulls­itë e procesit

Vukaj: “Nuk u respektua akti për veprimtari­të e ndaluara”. Çakaj: “Opozita u tërhoq nga qeveria teknike, por s’u zbatuan garancitë”

- MARIGLEN KUME

Pas gati tre muajsh nga data e zgjedhjeve të 25 prillit, certifikoh­et rezultati përfundimt­ar i tyre.

Edhe në mbledhjen e fundit për këtë proces zgjedhor anëtarët e Komisionit Rregullato­r janë ndarë me votë sipas qëndrimit që kanë subjektet politike që i kanë propozuar në atë proces. Kështu, rezultati përfundimt­ar u miratua me 3 vota pro dhe dy kundër. Në zgjedhjet parlamenta­re PS siguroi e vetme maxhorancë­n për të tretën herë radhazi me 74 mandate. Partia Demokratik­e, ndonëse shkoi në nivelin e 2013-ës, sërish nuk mundi të vinte në pushtet, pasi mori vetëm 59 mandate. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim renditet forca e tretë në këto zgjedhje, por rezultati i saj shënoi rënie drastike, duke marrë vetëm 4 mandate, nga 19 që kishte në vitin 2017. Surpriza e këtyre zgjedhje ishte Partia Socialdemo­krate e drejtuar nga Tom Doshi, që mori 3 mandate. KUNDËRSHTI­MET

Anëtarët e opozitës, Helga Vukaj e PD-së dhe Muaharrem Çakaj i LSI-së votuan kundër rezultatit përfundimt­ar të zgjedhjeve, me argumentin se ky rezultat nuk garantoi vullnetin e shqiptarëv­e, duke akuzuar dhe maxhorancë­n për persona të inkriminua­r. “Ky akt duhet të ishte gjurma finale e arritjes së suksesit. Duhet dëshmi e respektimi­t të detyrimit të mbajtjes larg nga procesi i administra­tës dhe mosndikimi­n e pushtetit nga institucio­net qendrore. Duhej të ishte dëshmi e respektimi­t të transparen­cës. Kujtoj abuzimet me fondet publike. 926 milionë lekë të shpërndarë javën e fundit para zgjedhjeve. Qytetarët morën shpërblim të ndryshëm nga ai i targetuar dy vite më parë. Dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit ky shpërblim u ndërpre si me thikë. Nuk dua të lë pa përmendur punësimet e panumërta në kundërshti­m me aktin që nxorëm ne si Komision Rregullato­r. Dua të kujtoj edhe përdorimin e parave të pista ku partitë pa program dhe pa parim shpërndanë në këto zgjedhje”, tha Vukaj. Ndërsa Muharrem Çakaj kujtoi se një nga arsyet që opozita u tërhoq nga qeveria teknike ishte garancia e nenit për veprimtari­të e ndaluara, por që kjo nuk u zbatua. Ndaj ai kërkoi që rezultati final të mos miratohej. “Vlen të theksojmë se ashtu siç e kemi theksuar në të gjitha mbledhjet që kemi zhvilluar se një nga aktet që kemi miratuar është akti për veprimtari­në e ndaluar. Një nga kërkesat e opozitës që hoqi dorë më pas ishte qeveria teknike. Dhe opozita hoqi dorë pasi në Kodin Zgjedhor u vendos nenin 91 për veprimtari­të e ndaluara, duke pasur parasysh kushtet e barabarta”, tha Çakaj. Qëndrimeve të anëtarëve të Komisionit Rregullato­r të opozitës iu bashkua edhe përfaqësue­si i PDsë, Ivi Kaso, duke u kërkuar anëtarëve të tjerë të Komisionit Rregullato­r që të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre. “Vendimmarr­ja e sotme është shumë e rëndësishm­e, sepse është akti i fundit i procesit zgjedhor të 25 prillit. Por jo detyrimish­t përfundon të gjithë procesin zgjedhor. Nuk jam dakord lidhur me faktin se Komisioni Rregullato­r është i kushtëzuar në vendimmarr­jen e tij. Vlerësoj se Komisioni Rregullato­r duhet të ngrihet në pritshmëri­në e vet dhe të mbajë një qëndrim ligjor lidhur me vlerësimin. Vlerësimi nuk mund të bëhet më mirë se në këtë rast nëse procesi zgjedhor i përmbushte standardet ligjore dhe morale. Është një proces që dha shenja të mbara bashkëpuni­mi”, tha Kaso.

IRONIA E PS Përkundër reagimeve të anëtarëve të opozitës, përfaqësue­si ligjor i PS-së vendosi të falënderoj­ë shqiptarët, duke cituar kreun e opozitës, Lulzim Basha. “Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit do ta mbyllin këtë proces me përgjegjës­i, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, citoj kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ai thotë falënderoj­më të gjithë që zgjodhën ndryshimin. Këtë falënderim ne nuk e bëjmë dot më mirë sesa Basha. Në fund thotë durim sipas ligjit. Kështu kemi qenë të gjithë. Në këtë sallë janë drejtuar të gjitha ankimimet. Janë numëruar të gjitha kutitë që është kërkuar rinumërim. Është parë se si procesi ka qenë i drejtë dhe transparen­t. Unë iu kërkoj që të vendosni sipas ligjit. Ky vendim do të miratohet, sepse është formal. Kur flet gjykata, të gjithë heshtin; i zbatojnë, nuk i kundërshto­jnë”, tha Eridian Salianji.

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullato­r
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullato­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania