Panorama (Albania)

Komisioni shqyrton kërkesën e Kushtetues­es në 14-16 tetor

-

Pas kërkesës për mendim që i drejtoi Gjykata Kushtetues­e, Komisioni i Venecias pritet të shprehet në tetor. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias është caktuar që çështja do të merret në shqyrtim nga data 14-16 tetor. “Më 9 korrik 2021 kryetari i Gjykatës Kushtetues­e në Shqipëri kërkoi një opinion për të adresuar në veçanti juridiksio­nin mbi kushtetuts­hmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhje­n e parimeve themelore kushtetues­e të periodicit­etit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmi­t politik, në marrëdhëni­e me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Drafti duhet të paraqitet për miratim nga seanca e 128-të plenare e Komisionit të Venecias. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias. Në zgjedhjet e pushtetit lokal që u zhvilluan më 30 qershor të 2019-ës nuk mori pjesë Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas vendimit të partive opozitare dhe përkeqësim­it të klimës politike, kreu i shtetit, Ilir Meta, që cakton datën e zgjedhjeve, sipas Kushtetutë­s, pas konsultimi­t me subjektet politike anuloi datën e 30 qershorit që kishte dekretuar më herët dhe dekretoi një tjetër datë. Por vendimi i kreut të shtetit nuk u njoh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i asaj kohe dhe zgjedhjet u zhvilluan në 30 qershor. Në 30 bashki në zgjedhje pati vetëm një kandidat, ndërsa në 31 të tjera pati dy ose më shumë. Pas zgjedhjeve kryebashki­akja e Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në Gjykatën Kushtetues­e. Trupa gjykuese me 7 anëtarë, nga 9 që ka normalisht Gjykata Kushtetues­e, vendosi në qershor që të marrë mendim për këtë çështje te Komisioni i Venecias para se të shprehë vendim në lidhje me kushtetuts­hmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Çështja e zgjedhjeve lokale është hera e dytë që shkon në Komisionin e Venecias, pasi një vit më parë kërkoi mendim Presidenti Meta dhe Partia Socialiste në lidhje me aktet e kreut të shtetit për dekretin e dytë që anuloi zgjedhjet që kishte caktuar më herët në 30 qershor. Në atë kohë VENECIA u shpreh se kreu i shtetit nuk ka kompetencë që të anulojë zgjedhjet, por shkelja e tij nuk ishte aq e rëndë sa të përbënte shkas për shkarkim nga ana e Parlamenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania