Panorama (Albania)

ALEANCA PADITI NË SPAK DHE KËRKOI SHPALLJEN “NON GRATA” TË SORECAS

-

KiE-ja ka reaguar përmes zëdhënësit Peter Stano një ditë pas padisë që ka bëri Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadori­t BE-së Soreca në SPAK. Në një deklaratë për shtyp, Stano tha se Luiggi Soreca ka mbështetje­n e plotë të liderëve të Komisionit Europian për punën e bërë nga ambasadori në përforcimi­n e marrëdhëni­eve BE-Shqipëri. Zëdhënësi i KiE-së theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Reformën në Drejtësi, ndërsa ka vlerësuar përpjekjet për implementi­min e saj dhe vetingut. “Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë dhe dua të them që iniciativa dhe akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri kundër kreut të delegacion­it Europian (Luiggi Soreca) janë të pabazuara dhe dezinformu­ese. Ambasadori Soreca, kreu i delegacion­it ka një mbështetje të fortë nga liderët e Komisionit Europian për punën e tij që po bën në kuadër të marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe BE-së. BE-ja vijon që ta mbështesë fuqimisht

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e akuzon ambasadori­n e BE-së Luiggi Soreca se ka tentuar të ndikojë në Gjykatën Kushtetues­e për të favorizuar kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliajn, për çështjen e Teatrit Kombëtar. Dy ditë më parë, Aleanca depozitoi në SPAK një padi ku i kanë bërë konkrete akuzat e tyre ndaj kreut të delegacion­it europian. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadori­t Soreca me kreun e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha. Në padinë e saj në SPAK e akuzon Sorecan për kryerjen e veprave penale “Korrupsion­i aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikua­r nga neni 244/a i Kodit Penal. Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar Presidenti­t Meta shpalljen “non grata” të ambasadori­t të BE-së në Shqipëri. Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe implementi­min e saj. Përpjekjet e pafundme të Shqipërisë drejt Reformës në Drejtësi dhe vetingut në drejtësi duhet të mospengohe­n në procesin e tyre”, tha Stano. Në mbështetje të ambasadori­t Soreca ka ardhur edhe ministrja e për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka reaguar pas padisë që Aleanca bëri në SPAK. Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka shprehet e keqardhur dhe i quan shpifje akuzat e Aleancës ndaj Ambasadori­t të BE-së. “Luiggi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat e bëra ndaj tij. E sigurt që ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetje­n e shumicës së popullit shqiptar”, shkruan Xhaçka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania