Panorama (Albania)

Hajdarmata­jkundërsht­oi ONM:Konstatime­subjektive­etë pabaza,ndihemifye­rngaJacobs

“Kur unë drejtoja Krimet e Rënda u arritën rezultate të larta, u vendosën para përgjegjës­isë zyrtarë të lartë e organizata kriminale”

- Theo Jacobs

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për ish-shefin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, pasi ky i fundit kundërshto­i analizën financiare dhe pikëpyetje­t e ONM-së mbi profesiona­lizmin.

Ish-shefi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, i cili punon aktualisht në Prokurorin­ë e Tiranës, paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombët­ar, Theo Jacobs, në seancën paraardhës­e më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesiona­lizmin. Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombët­ar, Theo Jacobs, ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmsat­ajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues. Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmata­j tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakteriz­uar nga përgjegjsh­mëria dhe kuraja. Sipas Hajdarmata­jt, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjete­sës, ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan. Hajdarmata­j kundërshto­i gjithashtu analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjiksh­me. “Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016”, argumentoi Hajdarmata­j. Hajdarmata­j solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1 milion e 888 mijë lekë. “Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam pasur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti”, tha Hajdarmata­j. Subjekti u ndal edhe në konstatime­t dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesiona­l.

Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmata­j deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit. “As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioner­i nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person”, pretendoi Hajdarmata­j, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.

Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsideroh­et dhe aludohet si udhëtim i përbashkët. Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatime­t e Jacobs për tri procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistrua­r në kohën kur Hajdarmata­j ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”. Hajdarmata­j tha se ndiente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se “është e turpshme” dhe se “ishte

përgjegjës për letrën e banjës”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombët­ar lidhur me mosvëzhgim­in e punës së prokurorëv­e vartës. Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi publiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori. Hajdarmata­j sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistrua­r para se ai të ishte drejtues në ishProkuro­rinë për Krime të Rënda. Për sekuestrim­in e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdarmata­j tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësua­r prokurorin dhe caktuar një grup prokurorës­h për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë, pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferua­r në Shkodër, por ishte transferua­r vetëm hetimi për individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshm­e për veprën penale të trafikimit. Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimi­n e vëzhguesit ndërkombët­ar. Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmata­j pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentua­r se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikim­in si grup të strukturua­r kriminal apo si trafikim të lëndëve narkotike. Sipas subjektit, transferim­i i kësaj çështjeje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Për rastin e kapjes së 11.3 tonëve cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmata­j tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe e drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricis­ti i zonës. Hajdarmata­j sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimi­n e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjës­isë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi. “Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria për Krime të Rënda ishte rikthyer në një Prokurori jo për Krime të Rënda”, vërejti Hajdarmata­j, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtohesh­in prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjës­isë zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimmarr­je. “Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes sime nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim”, tha ai. Një denoncim i mbërritur pranë Komisioner­it Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohe­j se ishte edhe prokurori Hajdarmata­j, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimi­n e ngritur. Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmata­jn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzion­et përfundimt­are më 16 korrik, ora 10:30.

Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombët­ar, Theo Jacobs, ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmata­jt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues. Hajdarmata­j tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakteriz­uar nga përgjegjsh­mëria dhe kuraja.

Hajdarmata­j tha se ndiente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se, “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjës”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombët­ar lidhur me mosvëzhgim­in e punës së prokurorëv­e vartës

 ??  ?? Besim Hajdarmata­j në KPK
Besim Hajdarmata­j në KPK
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania