Panorama (Albania)

Vrasja e ish-policit, SPAK dorëzon dosjen në Gjykatë

ADN-ja fundosi autorët që ekzekutuan Santiago Malkon në 2019-ën

- Leonard Duka Erlis Duka Ervis Metani Ilir Selmani

SPAK-u përfundon hetimet dhe i dorëzon Gjykatës dosjen penale ndaj vëllezërve Duka dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tyre kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon mbrëmjen e 27 gushtit 2019.

Të pandehur për vrasje me paramendim janë marrë: Leonard Duka, i vëllai Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga. Prokuroria thotë se motivi i vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale që ishin të rivalitet për aktiviteti­n e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre dhe nga ana tjetër ish-polici Malko. Vrasjes së babait të dy fëmijëve i paraprijnë dy ngjarje kriminale, sipas SPAK-ut. Ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko, si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.

VRASJA E PLANIFIKUA­R Sipas SPAK-ut, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrjej­e, fillimisht në maj të vitit 2019, planifikua­n vrasjen e Ervis Martinaj, për vendndodhj­en e të cilit ndonëse morën informacio­ne, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë. “Që prej muajit maj e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacio­ne rreth vendndodhj­es së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një shumë parash për informacio­net që kanë siguruar; kanë marrë informacio­n rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje. Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ishpolicit, të cilin e qëlluan për vdekje, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”. Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND-je. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN-të janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshm­e.

 ??  ?? Municioni i sekuestrua­r në Durrës
Municioni i sekuestrua­r në Durrës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania