Panorama (Albania)

Shkodrani kapet në Durrës me eksploziv “C4”

Mersin Sadiku, 55 vjeç, u zbulua gjatë kontrollev­e

-

DURRES - Policia e Durrësit parandaloi mbrëmjen e së hënës një tentativë për të transportu­ar municione luftarake dhe lëndë plasëse, duke vënë në pranga një 55-vjeçar nga Shkodra, i cili u kap duke udhëtuar në një taksi, ku në çantën e dorës iu gjetën municionet. Ai u ndalua në lagjen Nr. 17, në Durrës ku pas kontrollit të Policisë iu gjetën dhe iu sekuestrua­n 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si “C4” dhe 490 fishekë luftarakë. Strukturat policore të Drejtorisë Vendore Durrës dhe Komisariat­et në varësi të saj, u kryen kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh. Si rezultat i këtyre kontrollev­e të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë, kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëvizshme kontrolli, me afate kohore të ndryshme. “Si rezultat i kontrollev­e, shërbimet e Policisë, në lagjen Nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi Mersin Sadiku, kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si ‘C4’ dhe 490 fishekë luftarakë, të cilët u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale”, tha zyrtarisht Policia e Durrësit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi Mersin Sadiku, 55 vjeç, banues në Shkodër.

 ??  ?? Eksplozivi i sekuestrua­r në Durrës
Eksplozivi i sekuestrua­r në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania