Panorama (Albania)

Nuk ndalet kokaina, kapen edhe 11 kg të fshehura mes bananeve në Portin e Durrësit

Arrestohet administra­tori i kompanisë së frutave që kishte kryer porosinë, në kërkim pronari. Droga u zbulua rastësisht nga skaneri

-

Një tjetër sasi e konsiderue­shme lënde narkotike e llojit kokainë është sekuestrua­r nga Policia në Portin e Durrësit.

Sasia prej 11 kg drogë u zbulua brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të një kompanie shqiptare. Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli rutinë të Policisë Kufitare. Nga vëzhgimi me skaner rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit. Atje u gjet më pas e fshehur droga e ndarë në 14 pako dhe pas peshimit rezultoi 11 kg e 650 gramë. Pas zbulimit të lëndës narkotike, Policia ka arrestuar menaxherin e firmës shqiptare që kishte porositur bananet, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë. Policia e Durrësit, në një njoftim në orët e mbrëmjes së shkuar, saktëson se ka arrestuar shtetasin Barjon Gumeni, 34 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i firmës, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Eduart Dauti, 50 vjeç, administra­tor (pronar) i kompanisë së tregtimit të bananeve.

OPERACIONI Si pasojë e sekuestrim­it të sasive të ndryshme të drogës gjatë viteve të fundit, Policia ka urdhëruar që të gjithë kontejnerë­t që vijnë kryesisht nga Amerika Latine të futen në skaner, por ky fakt nuk i ka stepur trafikantë­t të provojnë fatin, duke tentuar herë pas here të mbushin kontejnerë­t me kokainë. Rasti i fundit ku u sekuestrua­n 11 kilogramë e 650 gramë drogë ishte komplet rastësi për Policinë, pasi ishte skaneri që diktoi se në trupin e kontejneri­t ndodheshin disa pako me kokainë, të fshehura në pjesën frigorifer­ike. Në momentin që është hapur nga agjentët e Antidrogës rezultoi se në pjesën fundore të transportu­esit që ishte modifikuar, fshiheshin 14 pako të mbështjell­a me natriban, brenda të cilave ndodhej lënda narkotike kokainë e pastër. Kontejneri kishte dy ditë që kishte mbërritur në Portin e Durrësit dhe po mbahej nën vëzhgim nga Policia. Në momentin që ka shkuar shoferi i kamionit për të tërhequr ngarkesën, ka ndërhyrë Policia duke e shoqëruar atë dhe menaxherin e kompanisë që kishte porositur banane.

HETIMET Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë. Fillimisht janë marrë në pyetje dy të shoqëruari­t, përkatësis­ht

Barjon Gumeni, administra­tor i firmës “Alba Exotic Fruit” dhe shtetasin me iniciale J. O., shoferi që shkoi për të tërhequr kontejneri­n, të cilët kanë mohuar të kishin lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Më pas grupi i hetimit ka vazhduar duke zbardhur itinerarin që kishte ndjekur anija para se të mbërrinte në Portin e Durrësit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas, mëngjesin e 29 majit, është nisur drejt Marokut në Afrikën e Veriut. Edhe në këtë ndalesë kontejneri ka qëndruar për një kohë relativish­t të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë, për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 650 gramë. Të njëjtat burime thanë për gazetën “Panorama” se ngarkesa vinte për llogari të kompanisë shqiptare “Alba Exotic fruit”, me seli në Kombinat, Tiranë dhe që operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti, i shpallur në kërkim dhe Barjon Gumeni (vëllai nga nëna i 50vjeçarit). Aktualisht po punohet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në trafik.

 ??  ?? Vendi ku u zbulua kokaina brenda kontejneri­t
Vendi ku u zbulua kokaina brenda kontejneri­t
 ??  ?? Kontejneri gjatë kontrollit nga Policia
Kontejneri gjatë kontrollit nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania