Panorama (Albania)

Një ton kokainë nga Ekuadori u kap në Portin e Durrësit brenda 4 muajve

-

Vetëm në katër muajt e fundit në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë sekuestrua­r plot 1 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut, ndërkohë që sasia e trafikuar është shumë më e madhe. Katër ngarkesa janë sekuestrua­r nga Policia gjatë muajve të fundit. Më 18 qershor u kap në Portin e Durrësit një sasi prej 325 kg drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacio­n Italinë. Sasia e kokainës u gjet nga Policia e Durrësit në serbatorin e një kamioni me targa të huaja. Më datë 10 prill një tjetër sasi prej 134 kg e ndarë në 120 pako u kap nga Policia. Droga u gjet po në një kontejner me banane, ndërsa ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori. Më datë 1 prill të këtij viti, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbën Çekajt, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018-ën. Ndërkohë më 17 maj u sekuestrua­n 400 kg kokainë në Kosovë, e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, në një reagim tha se sekuestrim­et janë “dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit”. “Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombët­arë në hetimet e përbashkët­a, intensive dhe profesiona­le, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshm­e, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatue­se brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”, tha ai.

 ??  ?? Sekuestrim­i i 324 kg kokainë, më 16 korrik 2021
Sekuestrim­i i 324 kg kokainë, më 16 korrik 2021

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania