Panorama (Albania)

Raporti, ERRU paralajmër­on rritjen e çmimit të ujit

“Ujësjellës-Kanalizime ka nevojë për 5 miliardë euro deri në vitin 2040 investime për furnizim pa ndërprerje në të gjithë vendin”

- TIRANE

Sektori i Ujësjellës­Kanalizime­ve, për të shkuar drejt parametrav­e normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në të gjithë vendin, ka nevojë për 5 miliardë euro deri në vitin 2040.

Enti Rregullato­r i Ujit (ERRU) në raportin e performanc­ës së publikuar këto ditë, të përpunuar nga “Monitor”, nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë eurove çdo vit për çereksheku­lli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë te tarifat që konsumator­ët paguajnë. “Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë, të projektuar­a deri në vitin 2040, rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliardë euro. Për përmbushje­n e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milionë euro/vit, duke pasur parasysh projektimi­n e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohe­t në draftstrat­egjinë e financimit të sektorit të ujësjellës kanalizime­ve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësis­ht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizime­ve nga konsumator­ët”, thuhet euro në vit duhet të paguajnë shqiptarët me qëllim që në fund të 25 viteve të ketë ujë pa ndalur në çezmat e tyre. Vetëm kjo do t’i jepte fund sagës së premtimeve boshe në çdo fushatë elektorale të çdo partie për furnizim me ujë 24/24 në raport. I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar investimet e bëra në sektorin e ujësjellës­kanalizime­ve ishin 53 milionë euro. Sipas ERRU, një pjesë e financimev­e është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliardë lekë ose 36 milionë euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliardë lekë ose 17 milionë euro. Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. “Deri në mbyllje të vitit 2020 si rezultat i investimev­e të kryera, rezulton të kemi furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për 22 qendra urbane (qytete), përkatësis­ht Fushë-Arrëz, Pukë, Vau i Dejës, Koplik, Lezhë, Rrëshen, Tropojë, Krujë, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht,

Kolonjë, Poliçan, Fier, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Përmet”, nënvizon ERRU. Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizime­ve ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrollua­r të ujërave të përdorur. “Duhet theksuar se investimet e planifikua­ra në drejtim të kanalizime­ve mbeten akoma një sfidë për t’u arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët, në masën e 51.5 %”, thuhet në raportin e performanc­ës. Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitet­in nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullato­r i Ujit (ERRU) propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrje­ve të ujësjellës-kanalizime­ve. Në një prej alternativ­ave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/ muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatiki­sht do të çonte në një katërfishi­m të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindor­e. Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm, ka propozuar që borxhet që ujësjellës­it kanë për energjinë të futen në faturën e ujit. Ndërmarrje­t e ujësjellës­it, të cilat janë në administri­m publik, kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHE-së deri në fund të vitit të kaluar. Ministria e Financave, në një prej alternativ­ave për zgjidhjen e situatës, propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohe­t kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologj­isë të tarifave të ujit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania