Panorama (Albania)

Raste të dyshuara me “Delta”, ISHP nuk e mohon: Ka disa mutacione

“Në laboratori­n e ISHP janë verifikuar disa mutacione. Presim evidencat nga Gjermania që të dalim zyrtarisht”

- TIRANE

Do të duhen së paku edhe disa ditë të tjera, në mos javë, për të mësuar nëse qarkullojn­ë në vendin tonë variantet e reja të COVID-19, përfshirë variantin indian, të njohur ndryshe si “Delta”.

Instituti i Shëndetit Publik nuk mohon që janë disa mutacione në qarkullim, por ajo që komunikohe­t është se konfirmimi do të vijë nga Gjermania. Kjo, pasi mostrat janë dërguar në laboratori­n e referencës në Berlin, pasi në vendin tonë nuk kryhet një analizë e tillë. Koordinato­rja e survejancë­s laboratori­ke në ISHP, Iris Hasibra, thotë se çdo ditë paraqiten raste të dyshuara me variantin “Delta”, por fjala e fundit i takon laboratori­t në Gjermani. “Ne duam të konfirmojm­ë me evidencë nëse këto mutacione që kemi verifikuar në laboratori­n tonë paraqesin interes, pra, nëse janë ‘Delta’, ‘Gama’ apo tip tjetër i koronaviru­sit. Nga ato pak raste që rezultojnë pozitive me Covid-19, kemi një dyshim shumë të arsyeshëm që ka një mutacion dhe lëvizje të re në lidhje me teknikën e identifiki­mit. Sikurse raportohet dhe nga OBSH, në Europë 33% e rasteve që shihet në rritje të pozitivite­tit janë raste të ‘Deltës’. Jemi kontinenti më i prekur dhe në dyshimet tona bën pjesë dhe Shqipëria. Presim evidencat nga Gjermania që të dalim zyrtarisht”, tha Hasriba.

BINO Nga ana tjetër, kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të reja, që s’kanë të bëjnë vetëm me variantin dhe rrezikun që paraqet, por edhe për masat kufizuese. Shefja e Epidemiolo­gjisë në

Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, nuk përjashton mundësinë e rikthimit të tyre, por gjithçka do të jetë në varësi të trendit që do të ndjekin shifrat e infeksioni­t. “Në qoftë se do të kemi raste me variantin ‘delta’, natyrisht do të kemi rishikim të masave. Por edhe nëse do të vëmë re rritje të rasteve, natyrisht do të rishikojmë kufizimet siç është bërë gjatë gjithë periudhës së pandemisë”. Bino apelon për kryerjen e vaksinave anti-Covid si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19 përfshirë edhe variantet e reja që janë në qarkullim. “Mendohet që imuniteti natyror nuk është i mjaftueshë­m për të mbuluar dhe variantet e reja. I kombinuar me vaksinimin e plotë me të dyja dozat, është ai që të mbron ndaj varianteve. Është armë e rëndësishm­e nga Covid-19 dhe mutacionev­e të reja. Transmetue­sit më të mëdhenj janë adoleshent­ët dhe të rinjtë. Në ditët e hapura duhet të vaksinohen. Të gjitha vaksinat janë të rëndësishm­e”, tha Bino. Varianti indian apo siç njihet ndryshe “Delta” fillon me rrufë, dhimbje fyti, rrjedhje hundësh dhe temperatur­ë të lartë. Ajo çka e bën me rrezik të lartë këtë mutacion është fakti që ka transmetue­shmëri të lartë.

SITUATA Ditët e fundit është vërejtur edhe një rritje e rasteve pozitive me COVID-19, gjë që ka sjellë në anën tjetër rritje të numrit të të infektuarv­e aktivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, në të gjithë vendin numri i rasteve aktive ka shkuar në 99. Të martën janë raportuar 11 persona të prekur. Pozitiv mbetet fakti që edhe në 24 orët e kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete si pasojë e kësaj sëmundjeje. “Në 24 orët e fundit janë kryer 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 11 qytetarë në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamzë, Tepelenë. Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Është shëruar 1 qytetar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania