Panorama (Albania)

Përcillet me nderime poeti Uran Kostreci, i burgosur politik

“Pas burgimit të gjatë për motive politike, Uran Kostreci botoi një seri vëllimesh me poezi dhe proza”

- TIRANE Uran Kostreci

Në Tiranë u përcoll dje me nderime nga qindra qytetarë për në banesën e fundit poeti dhe veprimtari i njohur i të drejtave të njeriut, Uran Kostreci, ish-i burgosur politik për afro 23 vjet gjatë regjimit komunist.

Pas burgimit të gjatë për motive politike, zoti Kostreci botoi një seri vëllimesh me poezi dhe proza. Ai u bë në 30 vitet e fundit një nga të dënuarit politikë më të palodhur në zbardhjen dhe denoncimin e krimeve të komunizmit, si dhe në mbajtjen gjallë të kujtesës së shoqërisë për këto krime të diktaturës. Poeti Uran Kostreci u përcoll nga miqtë e tij mes lotëve, respektit dhe kujtimeve me një ceremoni të thjeshtë në mjediset e Institutit të të Përndjekur­ve Politikë. Ai ishte një nga pjesëtarët dhe zërat e tyre më buçitës, njeri pa hakmarrje edhe pas 23 vjetësh burg të padrejtë, poet me zemër të madhe, siç e vlerësojnë miqtë e tij. “Edhe pse kishte kaluar gjithë atë kalvar vuajtjesh, ai kishte brenda vetes edhe humorin. Kishte shpirt poeti; ai denoncoi krimet e komunizmit nëpërmjet vargjeve. Kudo që kalonte e fliste, Urani predikonte paqe mes nesh. Më bënte përshtypje si nuk kishte mllef hakmarrjej­e. Gjithmonë nuk fliste për vete, por u fliste të rinjve, që nuk e njohën komunizmin, që ta mbrojnë lirinë dhe demokracin­ë. Ishte sentimenta­l, i pëlqente e bukura. Këtu sot duhet të ishin të gjithë, pavarësish­t bindjeve politike. Urani është njeri me vlera, një njeri që ka dhënë kontribute për demokracin­ë. Demokracia është për të gjithë, të majtët e të djathtët. Te njerëz si Urani mendoj se duhet të vijnë të gjithë e të përulen. Fatkeqësis­ht sot kjo nuk ndodhi”, thotë ish-i persekutua­ri politik Simon Miraka. Gjatë viteve të diktaturës Uran Kostreci u dënua tri herë dhe vuajti 22 vjet, 10 muaj, 1 javë burgim të padrejtë të motivuar politikish­t, për propagandë kundër regjimit komunist, përpjekje për t’u arratisur dhe mospajtime me zyrtarët e kohës. Ai mbahet mend nga miqtë për qëndresën ndaj regjimit komunist. “Ikja e Uran Kostrecit nga kjo botë është një humbje e madhe për të gjithë ne. Ai është themelues i Shoqatës Antikomuni­ste e të Përndjekur­ve Politikë të Shqipërisë. Ishte kryeredakt­ori e botuesi i parë i gazetës “Liria”, gazetë e të përndjekur­ve politikë të Shqipërisë. Ishte në krye të Forumit për Dënimin e Gjenocidit Komunist në Shqipëri dhe ai ka meritën që akuzoi dhe mblodhi prova që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri, ku u akuzuan dhe dënuan krerët e lartë të diktaturës komuniste”, thotë drejtuesi i shoqatës antikomuni­ste të të përndjekur­ve politikë, Nebil Çika. Afro një të tretën e jetës së tij 83-vjeçare, Uran Kostreci e kaloi në burgim, torturë, izolim, punë të detyruar, internim pas burgut dhe vështirësi të shumta. Por ai u thoshte miqve me krenari se komunistët nuk e ndryshuan dot; ai ishte dhe mbeti njeri i lirë dhe antikomuni­st. Uran Kostreci vlerësohet nga bashkëvuaj­tësit si një legjendë e rezistencë­s dhe e fjalës së lirë. Ai nuk lexoi kurrë një fjalim të detyruar, nuk pranoi kurrë mendime të imponuar nga zyrtarët, por shkroi dhe foli vetëm mendimet e tij të lira, shkroi sonete dhe fabula prej shpirtit të tij artistik. “Uran Kostreci ishte njeri i jash- tëzakonshë­m, jeta dhe ve- pra e të cilit kërkon vëmendjen e shoqërisë për të mësuar prej tij. Në bisedat me nxënësit nëpër shkolla, ai nuk fliste kurrë për vua- jtje personale, por fliste për diktaturën si dukuri dhe dëmet që i solli Shqipërisë. Ai bënte kritika racionale dhe përpiqej të ndikonte ndërgjegje­n dhe ndjenjat e njerëzve me fakte të vërteta nga diktatura”, thotë Çelo Hoxha, drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit.

U përcoll dje me nderime nga qindra qytetarë për në banesën e fundit poeti dhe veprimtari i njohur i të drejtave të njeriut, Uran Kostreci, ish-i burgosur politik për afro 23 vjet gjatë regjimit komunist. Pas burgimit të gjatë për motive politike, zoti Kostreci botoi një seri vëllimesh me poezi dhe proza. Ai u bë në 30 vitet e fundit një nga të dënuarit politikë më të palodhur në zbardhjen dhe denoncimin e krimeve të komunizmit, si dhe në mbajtjen gjallë të kujtesës së shoqërisë për këto krime të diktaturës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania