Panorama (Albania)

Basha: Ditë e trishtë, Urani ishte simboli i qëndresës antikomuni­ste

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi homazhe në nderim të poetit dhe të veprimtari­t antikomuni­st, Uran Kostreci, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Në mesazhin e ngushëllim­it, Basha tha se kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, simbolin e qëndresës antikomuni­ste dhe luftëtarin e lirisë që vitet e rinisë i kaloi në burgjet e diktaturës.

MESAZHI I PLOTË Sot është një ditë e trishtë, shumë e trishtë për të gjithë miqtë e Uran Kostrecit, për të përndjekur­it politikë dhe pasardhësi­t e tyre, për të gjithë shqiptarët patriotë, ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzako­nshme, me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, një njeri që diti t’i përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u pushtua kurrë, as në vitet e gjata nëpër burgjet e komunizmit dhe as pas daljes prej tyre, por përkundraz­i, prodhoi një nga veprat më të mëdha dhe më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzako­nshme të një populli të tërë e në veçanti të atyre guximtarëv­e që çmimin e lirisë e paguan duke qenë të vetmit njerëz të lirë brenda burgjeve të komunizmit. Dhe së dyti, me vetëdijen se plejadës së këtyre qëndrestar­ëve pak nga pak po i mungojnë fizikisht kolosë të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne, brezit të ri dhe pasardhësv­e të tyre, na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji, nderi dhe pesha e përgjegjës­isë për ta mbajtur përherë të gjallë, jo thjesht kujtimin e tyre, por kujtimin e guximit të shqiptarëv­e të rrallë si Uran Kostreci dhe shokët e tij përballë terrorit, diktaturës dhe mekanizmav­e të saj. Jam i bindur që sot shumica dërrmuese e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, siç kam pasur privilegji­n edhe personalis­ht dhe shumë më shumë të tjerë të cilët nuk e kanë pasur këtë privilegj por e kanë njohur përmes penës së tij, ndjej një zbrazëti në shpirt e i lutem Zotit që pastë prehjen e merituar në paqen e përjetshme, të na lërë të gjithëve ne e në veçanti familjarët e tij me kujtimet më të mira të këtij njeriu të rrallë me të cilin do të krenohej çdo komb. Ju faleminder­it!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania