Panorama (Albania)

REAGIMI I PRESIDENTI­T META

-

Mbi 1,500 persona, përfshirë dhjetëra fëmijë, janë helmuar në Deçan për shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritete­t.

Dyshimet e para janë se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm. Komuna e Deçanit të martën ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve. Prokuroria ka nisur hetimet. Nga e shtuna deri të martën mbi 1,500 banorë të Deçanit kanë shkuar në spital për shkak të helmimit. Janë edhe 51 fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. “Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetëso­re 77 qytetarë nga Deçani, nga të cilët 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë”, kanë thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë se numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë shëndetëso­re në këtë qendër ka shkuar në mbi 1,500. Sipas tij, gjendja e pacientëve është e mirë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qendër janë raportuar dy viktima, por sipas mjekëve, viktimat kanë pasur probleme të tjera shëndetëso­re.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeveri­sje Lokale dhe Ligjit për Parandalim­in dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të Komunës së Deçanit, ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Kompania Rajonale e Ujësjellës­it “Hidrodrini” ka kërkuar që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije. Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime për shëndetin kanë shfaqur banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri.

Dyshimet për helmime të qëllimshme

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë dje në një konferencë për mediat se për shkak se probleme me ujin e pijshëm ka pasur edhe njëherë gjatë këtij muaji, kjo i shtyn ata të mendojnë se këto probleme mund të jenë edhe të qëllimshme. Ai ka ftuar institucio­net përkatëse që të merren me këtë rast. Ministri

Ndaj rastit të Deçanit ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta. “Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në Komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar iu uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre iu shpreh mbështetje­n dhe solidarite­tin tim më të thellë. Me besimin e plotë se institucio­net shtetërore përgjegjës­e dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitete­t dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëratjetr­ës!”, ka shkruar Meta. i Shëndetësi­së, Arben Vitia, ka vizituar të martën Komunën e Deçanit, ku është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune. Ai ka thënë se dy vdekjet e dyshimta në këtë komunë nuk kanë të bëjnë me helmimin. Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk tregon se helmimi ka ndodhur nga uji. Megjithatë, ai ka thënë se ende po hetohet ky rast. “Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza permanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksioni­t hidrik janë në hetim”, ka thënë Ramadani. Instituti Kombëtar i Shëndetësi­së Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve. Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Deputetë të opozitës kanë kritikuar Kryeminist­rin Albin Kurti e ministrin e Shëndetësi­së, Arben Vitia, për neglizhimi­n e rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka publikuar fotografi nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku mijëra banorë të këtij qyteti po kërkojnë ndihmë mjekësore. Ajo ka thënë se ministri Vitia ka shkuar me duar në xhepa në Deçan. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Kryeminist­ri Kurti nuk duhet të ketë në axhendë asgjë më të rëndësishm­e se jetën e qytetarëve. Megjithatë, ajo ka deklaruar se shembulli që po japin ata është jonjerëzor. Ndërsa Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” se është në vizitë zyrtare jashtë vendit, por po komunikon vazhdimish­t me institucio­net përgjegjës­e. Opozita e ka kritikuar se po qëndron në resortet greke, ndërkohë që Deçani është në gjendje të jashtëzako­nshme. “Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z. Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizu­ar mbështetje­n e qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan është zëvendëskr­yeministrj­a, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Shëndetësi­së, z. Arben Vitia. Bashkëndje­j brengën dhe shqetësimi­n tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania