Panorama (Albania)

Kieza përshëndet tifozët shqiptarë

-

“Pasi prita penalltinë e Sakës nuk festova, sepse nuk e kisha kuptuar që mjaftonte aq për të fituar.

Kishim fituar dhe unë në kokën time mendoja ende për penalltinë e radhës”. Xhanluixhi Donaruma, futbollist­i më i mirë i “Euro 2020”, tregon emocionet e finales së madhe të Londrës. Dhe me të vërtetë, pasi priti penalltinë decizive, dikush mendoi se mos ndoshta portieri i Kombëtares së Italisë nuk kishte festuar në shenjë euforie, mendjemadh­ësie, por në deklaratën e tij për rrjetin “Sky Sport” tregon atë pamje të pakuptuesh­me që transmetua­n të gjitha telekamera­t e botës, ndonëse enigma u zgjidh. “Në kokën time qarkullont­e vetëm ideja se ku mund të shkonte penalltia e radhës, por çfarë është më e bukura nuk vura re as faktin që shokët e mi po vraponin nga gjysmëfush­a drejt meje. Vetëm kur shumë prej tyre më kërcyen sipër, atëherë e kuptova: Jemi kampionë Europe! Në atë moment kisha vetëm sytë dhe mendjen te fusha, edhe tek arbitrat, se mos ndoshta isha hedhur përpara kohe, duke anuluar një mundësi të artë, pasi edhe lëvizjet e portierit kontrolloh­en me VAR. Por jo, ia dolëm, bëmë ndeshjen e madhe, përmbysjen e madhe edhe te penalltitë dhe pa dyshim që e merituam shumë herë më shumë sesa Anglia, shumë herë më shumë sesa kushdo tjetër”. 50 DITË FANTASTIKE Xhanluixhi Donaruma, pasi festoi me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës në Romë, dje vendosi që të kthehej në shtëpinë e tij, në Kastelamar­e të Stabias (provincë në Napoli), ku si me magji mori një tjetër dhuratë nga tifozët italianë dhe fqinjët e tij. Pasi qarkulloi lajmi se portieri më i mirë dhe futbollist­i më i mirë i Europianit, heroi i Italisë në finale, ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, me një të rrahur të gishtave jashtë derës kryesore ishin rreshtuar disa dhjetëra persona që lëshonin kore dhe falënderon­in Xhixhon, por edhe prindërit e tij, të cilët u mblodhën së bashku në tarracën e shtëpisë. Kjo surprizë e bukur pa dyshim që e emocionoi shumë portierin e ri të PSG-së, i cili gjithsesi nuk do ta ndërronte as këtë surprizë me 50 ditët që kaloi me

Një video që ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ndonëse ajo ishte bërë me telefonin e tij të hënën, gjatë festimeve me autobusin e hapur në Romë, Federiko Kieza duket teksa përshëndet edhe të gjithë shqiptarët që bënë tifozllëk për Italinë. Gjatë një “live”-i të hapur në festë e sipër, sulmuesi i kombëtares kampione të Europës nuk ngurroi që t’i plotësonte dëshirën një tifozi shqiptar, i cili i kërkonte të përshëndes­te edhe të gjithë popullin tonë që vuajti dhe festoi për “Axurrët”, dëshirë që Kieza ia realizoi: “Një përshëndet­je për të gjithë tifozët tanë në Shqipëri. Ju përqafoj. Ciao!”, u shpreh Kieza, që më pas vazhdoi festën me pjesën tjetër të ekipit në autobus. shokët e tij, nga grumbullim­i deri te festa në Romë. “Të them se jemi të lumtur është shumë pak, pasi ende sot kam drithërima në trup dhe po shijoj çdo minutë të këtyre ditëve. E vërteta është se nëse ia dolëm, ishte meritë e atij grupi që kishim formuar, i cili për 50 ditë bëri një punë të madhe, por ndërtoi dhe tregoi edhe një shoqëri të vërtetë. Mendoj se kjo u pa qartë, ndaj për trofeun dhe për çmimin tim, dua të falënderoj vetëm shokët e mi, pasi jemi një familje fantastike. Tani te PSG-ja? Do të flas edhe për këtë transferim timin në orët e ardhshme, por këtë periudhë doja të qëndroja në heshtje, për të mbetur i përqendrua­r tek Europiani. Ajo që mund të them vetëm është se do të mbetem gjithmonë një tifoz i Milanit dhe mendoj se në këto vite ua kam shpërblyer dashamirës­inë e tyre”, përfundoi Donaruma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania