Panorama (Albania)

R ama paralajmër­on ministrat për aferat me tenderët, S PAK arreston ish-zv.ministren, mori ryshfet për punësimet

PAS KRYEBASHKI­AKEVE KRYEMINIST­RI KERCENON ME HETIME EDHE MINISTRAT. PSE U AKUZUAN DHE U LANE NE “ARREST SHTEPIE” ROVENA VODA DHE DY TE TJERA

- Bashkia Pogradec SAIMIR LLESHI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, duke nisur nga nënkryetar­i e deri te punëtorët e mirëmbajtj­es.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tenderë”, në lidhje me një tender të zhvilluar në vitin 2017. Në gjyq, përveç Kaprit, kanë përfunduar edhe Avdulla Cano, me detyrë ish-zv/kryetar i Bashkisë Pogradec; Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinato­r i Njësive Administra­tive pranë Bashkisë Pogradec; Enkeleida Kllomollar­i, me detyrë ish-drejtoresh­ë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec; Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtë­s në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec; si dhe Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtë­s në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec.

TENDERI I DRUVE TË ZJARRIT

Sipas njoftimit të SPAK, ish-kryebashki­aku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollar­i, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë shkelur barazinë në tenderë në lidhje me tenderimin e blerjes së druve të zjarrit për Bashkinë e Pogradecit si autoritet kontraktor. Tenderi në fjalë është zhvilluar më datë 27 tetor 2017 me një fond limit prej 9 268 000 lekësh (pa TVSH). Në garën e tenderimit, sipas të dhënave të “Open Data”, merrnin pjesë tre operatorë, përkatësis­ht “KOPACI SHPK”, “M. B. KURTI SHPK” dhe “PINDERI SHPK”. I etiketuar si tender me “flamur të kuq” ose me risk, gara u mbyll me ankimim nga dy prej operatorëv­e pjesëmarrë­s në tender, përkatësis­ht “M.B KURTI SHPK” dhe “PINDERI SHPK”. Ka qenë Komisioni i Prokurimit Publik me vendimin nr. 799/2/2018, i cili ka vendosur të kualifikoh­et operatori ekonomik ankimues “PINDERI SHPK”. Në këtë mënyrë, tenderi i dhënë nga Bashkia e Pogradecit u anulua, pasi ofertuesi i kualifikua­r dhe i shpallur fitues nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës dhe nuk arriti të nënshkruaj­ë kontratën.

AKUZAT PËR ZGJEDHJET

Akuza e dytë që SPAK i ngarkon ish-kryebashki­akut të Pogradecit dhe dy punëtorëve të mirëmbajtj­es lidhet me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, të cilat u zhvilluan pa garë. Gurali dhe Safet Blaceri u arrestuan në flagrancë dy ditë më herët, pasi kishin mbyllur me dry tri shkolla dhe një kopsht, institucio­ne këto në lagjet nr. 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit. Institucio­net publike në fjalë ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpuni­m me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtë­s në Qendrën Arsimore Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka pasur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucio­neve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 ??  ?? RAMA ME MINISTRAT (MAJTAS) ISH-ZV.MINISTRJA E BRENDSHME, ROVENA VODA
RAMA ME MINISTRAT (MAJTAS) ISH-ZV.MINISTRJA E BRENDSHME, ROVENA VODA
 ??  ?? ZV.MINISTRJA E BRENDSHME, ROVENA VODA
ZV.MINISTRJA E BRENDSHME, ROVENA VODA
 ??  ?? Ish-kryebashki­aku i Pogradecit, Eduard Kapri
Ish-kryebashki­aku i Pogradecit, Eduard Kapri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania