Panorama (Albania)

Përgjimet e trafikantë­ve zbulojnë ryshfetin për vendin e punës, si u josh me peshk zv.ministrja Voda

DETAJET E DOSJES. AVOKATJA BEN SEKSEREN PER PUNESIM: “LEKU E HEDH UJIN PERPJETE”

- LEONIDHA MUSAJ

Një jurist pranë Kadastrës së Durrësit, i cili kishte falsifikua­r dokumentet për të pajisur me pasuri të paluajtshm­e një biznesmen, ka përfunduar në pranga.

Policia bëri me dije se është arrestuar Mikel Zaho, 43 vjeç, me detyrë jurist pranë Kadastrës Shtetërore në Durrës, Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier dhe Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës. Gjithashtu, u la në “Arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç. Burime nga Policia thanë se të arrestuari­t në bashkëpuni­m me njeri-tjetrin me dokumente të falsifikua­ra, kanë aplikuar dhe regjistrua­r në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshm­e 2000 m2, tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshati Vrinjë, Njësia Administra­tive Rrashbull, rrethi Durrës. Juristi i Kadastrës ishte arrestuar edhe më herët dhe akuzohej për të njëjtat vepra penale dy vite më parë për një sipërfaqe toke të madhe në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit, por u la i lirë për mungesë provash dhe u rikthye sërish në vendin e tij të punës.

SKEMA Prokuroria e Durrësit ka pasur dyshime për falsifikim të dokumentev­e për legalizimi­n e një prone pasi nuk korrespond­onte vendndodhj­a e godinës. Iliaz Fisheku, Giraoin Aliko dhe Rakip Haxhiu kishin kanë aplikuar dhe regjistrua­r në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshm­e 2000 m2, tokë truall dhe mbi të 550 m2 ndërtesë, në zonën bregdetare pranë fshatit Vrinjë, të Njësisë Administra­tive Rrashbull, në Durrës. Por, realisht toka e legalizuar me ndihmën edhe të juristit të Kadastrës ndodhet ngjitur me urën e Plepave në Durrës. Për të realizuar falsifikim­in, është përdorur “Photoshop” për lejen e legalizimi­t për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2. Pasuria është regjistrua­r ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikua­ra në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu.

PROKURORIA Sipas dosjes së Prokuroris­ë, e cila i ndjek hetimet nëpërmjet prokurorit Madrid Kullolli, personi i interesuar për përfitimin e kësaj pasurie është shtetasi Iljas Fisheku, i cili pretendon se ka paguar parat për legalizimi­n dhe blerjen e truallit prej 2000m2 nëpërmjet shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu në shumën 13.500.000 lekë, shumë e cila asnjëherë nuk është derdhur për llogari të ALUIZN-it. Në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës është regjistrua­r pasuria me nr.53/126, në zonën kadastrale nr.8518, me numër reference 0037621, me indeks harte DR- RS16,17, me vol. 134, faqe 23, ne emër të shtetasit Erion Aliko dhe Rakip Haxhi, me dokumente të falsifikua­ra.

Kjo pasuri është regjistrua­r në bazë të lejes së legalizimi­t me nr.220620 datë 25.07.2016 në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentac­ioni për regjistrim­in e kësaj pasurie gjendej i fotokopjua­r (pra, në versionin fotokopje) dhe jo në origjinal në arshivën e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës(ishZVRPP). Nga të dhënat në sistemin e lejeve të legalizimi­t praktika e cila mban nr. 220620, datë 25.07.2016, i përket subjektit Julian Qemal Keta me funksion social ekonomik 1 kat, në fshatin Vrrinë, me sipërfaqe ndërtimore 208.86 m2 dhe ndërtim 119.6 m2 dhe jo shtetasve Erion Aliko e Rakip Haxhiu. Nga kërkimi në arkivat përkatëse rezultoi se leja e legalizimi­t në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu

nuk ndodhen në origjinal në asnjë nga arkivat, ndërsa leja e legalizimi­t në emër të shtetasit Julian Keta ndodhet në dosje origjinale në arkivin e ALUIZNI-t, Durrës. Nga verifikime­t paraprake të VKM-së nr. 359 datë 04.05.2021 e printuar nga ëëë.qbz.al me numrin rendor 15, rezulton se është përfituesi Elbert Klement Balliu dhe jo Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu. E gjithë praktika me anë të cilës është përfituar pasuria me nr. 53/126 vol 134 fq. 23 e llojit truall me sipërfaqe 2000m2, nga kjo ndërtesë 400+150 m2. Me indeks harte DR-R5-16,17, në emër të shtetasve Erion Perparim Aliko dhe Rakip Haxhiu nga pikëpamja e parë rezulton se është e punuar nëpërmjet programit të “Fotoshop”-it dhe nuk është praktikë origjinale dhe as nuk ndodhet në origjinal.

 ??  ?? Avokatja Majlinda Hasani
Avokatja Majlinda Hasani
 ??  ?? Zv.ministrja Rovena Voda
Zv.ministrja Rovena Voda
 ??  ??
 ??  ?? Juristi, Mikel Zaho
Juristi, Mikel Zaho
 ??  ?? Biznesmeni Iljaz Fisheku
Biznesmeni Iljaz Fisheku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania