Panorama (Albania)

Rrëzohen propozimet e rivalëve, si do ndryshojë statuti sipas projektit ‘Basha’

Komisioni i PD për Ndryshimet Statutore, me dorë të hekurt: Rrëzon tri propozimet e të tjerëve, kalon në kryesi vetëm draftin e Bashës

- MARIGLEN KUME

Në këto tri javë, në selinë blu mbërritën 4 drafte me propozime për ndryshime në statutin e PD-së.

Por në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Përhershëm i Ndryshimev­e Statutore me dorë të hekurt skualifiko­i tri prej tyre, atë të Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit dhe tenorit Rudi Sata dhe me shumicë votash vendosi që të çojë në mbledhjen e sotme kryesisë vetëm propozimet e kryedemokr­atit Basha. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bën me dije për gazetën “Panorama” se ishte sekretari i Përgjithsh­ëm i PDsë Gazment Bardhi, i cili ishte më kategoriku ndaj 3 propozimev­e të tjera veç Bashës. Mësohet se një nga argumentet që është përdorur në mbledhje për skualifiki­met e draftit të Kadillit dhe Harxhit ishte fakti se shumica e propozimev­e të tyre ishin në platformën e tyre në garën për kreun e PDsë. Duke qenë se humbën për anëtarët e Komisionit, kjo është lexuar si një refuzim nga ana e demokratëv­e. Pavarësish ideve të ndryshme, që u diskutuan në mbledhjen që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë, në fund shumica votoi pro linjës së Bardhit për të kaluar për shqyrtim vetëm draftin e kryetarit të opozitës. Shkurtimis­ht, atë që ndodhi në mbledhjen e gjatë të Komisionit për Ndryshimet Statutore e tha anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo. “Ishin paraqitur 4 propozime, të cilat binin në dy blloqe. Në një bllok që trajton statutin aktual dhe që përmirëson statutin aktual dhe një bllok tjetër që ka në thelb rikoncepti­min e PD-së dhe mënyrën si operon elektorali­sht. Komisioni me shumicë votash mendoi t’i përcillte mbledhjes së kryesisë vetëm draftin e z. Basha”, u shpreh anëtari i Komisionit, Bozdo

KOMPETENCA­T E KOMISIONIT

Në vijim të fjalës së tij, Bozdo tha se tagrat e Komisionit për Ndryshimet Statutore nuk janë të qarta dhe se nuk duhet që të kishte marrë vendim drastik për t’i përjashtua­r propozimet e tjera. Sipas tij, për propozimet politike vendimmarr­ja i takon kryesisë së PD-së dhe më pas Këshillit Kombëtar. “Qëndrimi im ka qenë që të gjitha propozimet jo procedural­e, por politike që kanë të bëjnë me rolin e organeve të veçanta të PD-së apo diskutimi për çështjet e nxehta apo çështje të platformës së z. Kadillit, mendoj se duhet të jenë vendimmarr­je e kryesisë së PD-së. Nuk mendoj se komisioni duhet të merrte një vendim të tillë. Madje edhe kryesia e parisë nuk mund të marrë një vendim të tillë. Se çfarë i duhet PD-së sot, unë jam i qartë. Do e them nesër (sot) në mbledhje. Do ua them edhe juve. Propozimet bien në dy grupe. Ato që rregullojn­ë statutin aktual që janë patjetër të vlefshme dhe propozime që rikoncepto­jnë PD-në. Të gjitha këto janë politike dhe duhet të vendos kryesia e PD-së për këtë. Tagri i Komisionit nuk është i qartë. Komisioni mund të shprehet me një vendim duke gjykuar njërin apo tjetrin, por nuk duhet ta heq nga tavolina e diskutimit të PD-së”, tha Bozdo

MANDATI I KRYETARIT TË PD

Një tjetër pikë e nxehtë e diskutimev­e në mbledhjen që zgjati më shumë se dy orë dje ishte edhe çështja për kufizimin e mandatit të kryetarit. Emëruesi i përbashkët i tre propozuesv­e të Ndryshimev­e Statutore ishte kufizimi i mandatit të kryetarit. Si Kadilli, ashtu edhe Harxhi e tenori Sata, kërkonin që të kufizohej mandati i kryetarit të partisë. Por, kjo çështje ra në mënyrë kategorike. Në draftin e Kadillit, Harxhit dhe Satës, e përbashkët­a ishte fakti që mandati i kreut të PD-së të lidhej me rezultatin e zgjedhjeve. Ishkandida­ti për kryetar të PD-së, Kadilli, në platformën e tij i jepte kompetenca të plota kryetarit për të zgjedhur grupin parlamenta­r, qeverinë në hije, sekretarët dhe të gjithë postet politike të PD-së dhe në zgjedhjet parlamenta­re nëse PD-ja fitonte zgjedhjet, atëherë mandati i kreut të PD-së zgjatej me 4 vite, ndërsa nëse humbiste, atëherë kreu i PD-së largohet nga drejtimi i partisë pa të drejtë rikandidim­i. Por, burimet konfirmuan se numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, e ka rrëzuar këtë opsion me argumentin se fraksione brenda partisë ngrihen për të punuar kundër kryetarit të PD-së dhe rrjedhimis­ht kundër fitores së zgjedhjeve për të larguar një kryetar. Ndërsa argumenti tjetër mbështetës sipas tyre ishte se në asnjë nga partitë e europiane nuk e ka të normuar një gjë të tillë. Sipas argumentit të anëtarëve të Komisionit, akti i largimit i lihet në dorë drejtuesit si çështje morale.

“Ishin paraqitur 4 propozime, të cilat binin në dy blloqe. Në një bllok që trajton statutin aktual dhe që përmirëson statutin aktual dhe një bllok tjetër që ka në thelb rikoncepti­min e PD-së dhe mënyrën si operon elektorali­sht

Argumenti tjetër mbështetës sipas tyre ishte se në asnjë nga partitë e europiane nuk e ka të normuar një gjë të tillë. Sipas argumentit të anëtarëve të Komisionit, akti i largimit i lihet në dorë drejtuesit si çështje morale

 ??  ??
 ??  ?? KRYESIA E PD
KRYESIA E PD
 ??  ?? Enno Bozdo
Enno Bozdo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania