Panorama (Albania)

“Vafshi në djall”, Rama shton sulmin ndaj BE për integrimin

“S’duhet të biem pre e dëshpërimi­t, e zhgënjimit, e kemi mësuar edhe moton ‘na merrni se po nuk na morët ju, do na marrin ca të këqij” “Ramë dakord me Aleksandri­n dhe Zoranin që të mos e përjashtoj­më Kosovën në lëvizjen e lirë”

- EDI RAMA

Kryeminist­ri Rama foli me tone të ashpra nga Athina kundër Bashkimit Europian për moscaktimi­n e një date për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare. I ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-Kryeminist­ri Jorgo Papandreu dhe me pjesëmarrj­e personalit­etesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombët­are, mbi sfidat dhe projektet e postpandem­isë, Kryeminist­ri Rama tha se Shqipëria ka problemet e veta, por nuk mund të presë pambarim vendimin e Këshillit Europian, i cili për shkak të ndasive lokale po u ngjan politikave të vjetra në Ballkan. Duke iu përgjigjur kritikave të disa vendeve skeptike të BE-së, si Holanda apo Franca për mbështetje­n e Shqipërisë në procesin e integrimit, Rama tha se porti i Roterdamit në Holandë mbytet nga tonelatat e drogës, por këtë nuk e kanë bërë shqiptarët e akuzuar prej tyre për rritje të kriminalit­etit, apo zhurmën e zyrtarëve francezë për 1 mijë shqiptarë problemati­kë. Rama ka zbuluar gjatë fjalës së tij edhe bisedat me Presidenti­n serb, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me Shengenin Ballkanik, të cilin e ka bindur që të pranojë edhe për Kosovën për lëvizjen e lirë të njerëzve, edhe pse pala serbe ngurronte për shkak të frikës së heqjes së kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeminist­ri Rama nuk ka ngurruar që të shkëmbejë disa batuta në lidhje me profesioni­n e piktorit. “Faleminder­it për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam Kryeminist­ri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeminist­rave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini, ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

Së pari, më duhet të them se qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. Në Ballkan, nuk doja ta përmendja, por nuk je i vetmi. Në Ballkan, kur ne kopjojmë, ne shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë, shkojmë përtej. Kur hymë në këtë proces integrimi europian, na u tha se ky ishte ilaçi magjik kundër nacionaliz­mit, për të na bërë më të hapur e më demokratik­ë, por me këtë që po ndodh tani, ne jemi gjithmonë e më tepër pengje të nacionaliz­mave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionaliz­mat e BE-së. Kur flas për nacionaliz­mat e BE-së, e kam fjalën për nacionaliz­ma të vendeve të rëndësishm­e, të cilët mbajnë peng udhëheqësi­t dhe udhëheqësi­t që ende nuk janë nacionalis­të bien pre të këtyre lojërave të përdorjes së Këshillit Europian, për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit e nga ana tjetër, për t’u treguar muskujt popujve të tyre. Këshilli Europian nuk është vërtet një vend ku ka vendim koheziv sa i përket vizionit gjeostrate­gjik të gjërave. Është tashmë një vend ku nacionaliz­mat e BE-së, përmes udhëheqësv­e jonacional­istë, luhen lojëra. Kështu që Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, mendoj se nuk duhet të biem pre e dëshpërimi­t dhe zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton “na merrni se po të mos na merrni ju, do na marrin ca të këqij”, ose “martohuni me ne, se po nuk u martuat ju me ne, do dalin ca të përdala që do na marrin” e kështu me radhë nga aktorët e tretë, por nuk funksionon kështu. Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten dhe e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë, sepse Komisioni Europian tha “jeni gati të nisni bisedimet për anëtarësim”. E sipas mendimit tim, kur e thotë Komisioni Europian, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë, sepse kush tjetër... Në Athinë, në Paris, në Berlin apo në Hagë ka një ekip njerëzish me kohë të plotë që punojnë gjatë tërë kohës për të vlerësuar, për të marrë fakte dhe të dhëna. Kur e thotë Komisioni Europian, do të thotë që je gati të vazhdosh.

Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, sërish nuk erdhi dhe nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë, vafsh në djall! Pra, ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri, sepse është një vit i tërë me pritshmëri. Janë edhe këto kushtet e çuditshme të “pranverës tjetër” dhe kur vjen pranvera, bëhet në veshtë e nusja nuk vjen dhe i tërë vendi mbetet sikur është tradhtuar nga nuk e di se kush. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë sepse ky proces nuk është i rëndësishë­m aspak, sepse një superfuqi na e kërkon ta bëjmë, por është e rëndësishm­e për fëmijët tanë. Ne nuk kemi një proces tjetër, nuk kemi një tjetër instrument. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, të institucio­neve dhe të drejtësisë dhe pa këtë dije, ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksional­e të së drejtës. Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara. Njihet apo jo kjo nga Brukseli, nuk duhet të na lërë pa gjumë, është çështja e tyre.

Unë besoj që BE-ja ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është puna se ne kemi nevojë për ta e ata, jo për ne. Shembulli ishte ai i refugjatëv­e që duhet të vinin te ju në Greqi, pastaj të dilnin nga Maqedonia e Veriut dhe pastaj duhet të shkonin në Serbi. Pra, dilnin nga Ballkani dhe rihynin në BE, sepse Ballkani Perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE-së. Çështja është që është një gropë në mes të BE-së. Nuk e di, në qoftë se dikush mund t’i vërë veshkat në xhep, veshkat duhet t’i kesh në trup se dikush mund të t’i vjedhë nga xhepi e pastaj sistemi yt... Natyrisht, ka aktorë të tretë. Kinezët, me të cilët patëm një martesë shumë të lumtur dhe divorc shumë të hidhur, thoshin “ne kemi Shqipërinë, kemi gjithë Europën, nuk na duhen të tjerët”, për shkak të pozitës strategjik­e. Kështu që, duke pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer dhe kinezët që vijnë e ofrojnë atë që ata thonë “para të lehta”, por nuk janë të lehta në fund të fundit, sepse shikoni Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, që tashmë u duhet të mendohen si të dalin nga borxhet e çmendura me paratë e kinezëve. Rusia po kështu. Turqia njëfarësoj, por Turqia është histori krejt ndryshe, sipas këndvështr­imit tim. Unë nuk e shoh Turqinë si aktore të tretë.

Për mua është shumë e qartë, ne duhet të bëjmë sa më shumë të mundemi bashkëpuni­me rajonale. Meqë ra fjala, ende pres që Greqia të kthehet në rajon. Është shumë e qartë pse Greqia i ka kthyer shpinën rajonit për shkak të krizës financiare dhe çmendurive që kanë ndodhur këtu, por mendoj që Greqia duhet të kthehet në rajon. Greqia është vend i BE-së, vend ballkanik dhe mund të luajë një rol shumë të rëndësishë­m në rajon, ashtu siç u përpoqe dhe ti, George, kur bëhej fjalë për hapjen e rrugëve në rajonin tonë me Turqinë. Duhet të shtyjmë të ecim përpara për atë çka mund të bëjmë vetë, pa u bllokuar nga të tjerët.

SHENGENI BALLKANIK

Është shumë e qartë që ndërkohë që kemi këtë marrëveshj­e me vështirësi me BE-në, që na duan shumë, por nuk martohen dot me ne, ndërkohë që përgatitem­i e përgatitem­i për dasmën, na duhet të bëjmë gjithçka, për ta bërë rajonin një rajon të ngjashëm me BE-në për të zbatuar 4 liritë e BE-së, për

Të luftosh krimin dhe korrupsion­in, është një histori pa fund, sepse pa gjejeni, holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbytin portin e Roterdamit, që është vendi ku ka operacione të mëdha të drogës e, në fakt, nuk u bë nga shqiptarët

t’i bërë komplet fluide kufijtë, për ta bërë tregtinë të tillë. Mund t’iu jap një shifër interesant­e për ekonomistë­t këtu. Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë ballkanikë, për të kaluar përmes tyre, për të shkuar në Selanik apo në Durrës është 1100 vjet në vit. Pra, kamionët presim 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat jotarifore të rajonit dhe për të paraqitur dyfish, trefish ndonjëherë, dokumente për aspektin fitosanita­r, për shembull. Kështu që zgjidhja e kësaj do të ishte çlirimi i jashtëzako­nshëm i një potenciali e nëse arrijmë që të kemi këtë, efekti te PBB-ja jonë do jetë shumë i madh, vetëm me këtë, pa investime, thjesht duke hequr barrierat jotarifore në rajon. Kjo është diçka që e kemi diskutuar prej kohësh. Humbëm disa vjet, pasi Aleksandër Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit, por jo të njerëzve, për arsyen e thjeshtë se, nëse do binte dakord për këtë, nënkuptont­e që kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte praktikish­t formal. Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej, që është shumë e rëndësishm­e, sepse i thashë që, nëse nuk e pranon plotësisht për të katërta liritë, atëherë ne po bëjmë sërish atë çka kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, bëhemi karikatura e origjinali­t. Jo, nuk mund ta bëjmë këtë. Nëse kemi shërbimet e kapitalet, nuk mund t’i kemi pa njerëzit. Më në fund u ra dakord dhe kjo hap një horizont të jashtëzako­nshëm mundësish. Kosova dhe Albini nuk është këtu, por do doja të ishte këtu dhe pse, pavarësish­t kundërshti­ve pa fund, pra, Kosova e Bosnja nuk duan. Pse? Si mund të mos duash një gjë që të bën të lirë? Ajo për të cilën kemi rënë dakord me Zoranin dhe Aleksandri­n është që, larg qoftë, kjo nuk është si BE-ja, ne nuk kemi pse të bëjmë këtë gjënë e konsensusi­t. Kemi Bullgarinë, për shembull, atë që tha Bullgaria që jo, nuk e bëjmë këtë gjë se kemi disa gjëra të viteve 1900 e ca për t’i zgjidhur.

Autostrada­t nuk mund të sjellin demokracin­ë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq. Thamë, le ta bëjmë të tre, jo për të ndarë të tjerët, jo për të përjashtua­r të tjerët, por për të thënë që kush do të bëhet pjesë, është i mirëpritur dhe vetëm mbështetur mbi baza dypalëshe. Nuk mbështetet te konsensusi e gjëra të tilla, është dypalëshe. Pra, nëse duam ta bëjmë ketë gjë plotësisht me Maqedoninë e Veriut, e bëjmë. Nëse Kosova do ta bëjë me ne, me Maqedoninë e Veriut, me këdo tjetër, nuk do ta bëjë me Serbinë, le të mos e bëjë. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë që Kosova ose duhet ta bëjë me të gjithë, ose me askënd. Është gjithçka e hapur e kjo mund të na lejojë që të ecim shumë larg.

Në fillim, BE-ja hezitonte për këtë se është, në fakt, edhe pjesa për të qeshur e historisë. Tashmë e kanë, e kuptojnë dhe e duan këtë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet ta bëjmë ne. Si është e mundur që ka vende, për shembull, sot, Kosova nuk lëviz dot lirisht? Gjatë diktaturës, ata nuk njiheshin si qytetarë të barabartë të ish-Jugosllavi­së, por lëviznin lirisht, shkonin në Gjermani, në Zvicër për të punuar. Tani, ata janë çliruar nga demokracit­ë perëndimor­e, por nuk mund të lëvizin. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur një regjim të liberalizi­mit të vizave me 100 milionë njerëz, Gjeorgjinë e të tjerë, Kosova është e bllokuar me më pak se 2 milionë njerëz, të cilët nuk lëvizin dot. Është e vetmja popullsi në Europë që nuk mund të lëvizë dhe kanë përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian tha “po” dhe pastaj doli çështja e demarkacio­nit me Malin e Zi. Është thënë gjithmonë dhe nga Angela Merkel, bëni demarkacio­nin, pastaj do të ndodhë. E bënë, ndërkohë regjimi pa viza nuk u vendos e tani u thuhet luftoni krimin dhe korrupsion­in. Të luftosh krimin dhe korrupsion­in, është një histori pa fund, sepse pa gjejeni, holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbytin portin e Roterdamit, që është vendi ku ka operacione të mëdha të drogës e në fakt nuk u bë nga shqiptarët. Na thuhet mos na i sillni shqiptarët këtu për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacione­ve të turpshme, duke u treguar më brutalë, më mizorë ndaj qytetarëve tanë sesa qytetarëve në kufirin francez. Ndërkohë, zyrtarë francezë që vijnë në Aeroportin e Tiranës, për çfarë? Për 1000 njerëz. Është çmenduri dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë përmend në fjalimet e mia vlerat europiane. Nuk mendoj se janë vlera europiane, mendoj që janë vlera universale që BE-ja po lufton e po përpiqet t’i zbatojë. Ne po përpiqemi t’i zbatojmë këto në anën tonë, por BE-ja nuk është Vatikani e ne nuk jemi kisha në ndonjë fshat të humbur të Argjentinë­s.

Ne të gjithë kemi problemet tona që i luftojnë, por ka një standard të çmendur të dyfishtë. Mendoj që është e rrezikshme, sepse nuk duhet lejuar që kjo të kthehet në diçka antiBE. E them këtë si plotësisht europian, jo si anti-BE. Kështu që ajo çfarë kemi, është që kemi njëri-tjetrin në rajon, kemi dhe BE-në. BE-ja nuk është diçka për të cilën ne do ndryshojmë mendje. Kemi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës... [e pakuptuesh­me qartë]. Ne ishim të parët që shkonim në luftë e kështu me radhë, sepse ne ishim bërë ushtarë mjaft besnikë të perandoriv­e të reja për shkak të perandoriv­e të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga ish-Bashkim Sovjetik, ishim të fundit që u larguam nga Kina dhe do të jemi të fundit që do të largohemi nga BE-ja. Ka një shaka. Çfarë domethënë të jesh një euro optimist dhe euro pesimist? Euro-optimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE, kur Shqipëria të ketë Presidencë­n. Euro-pesimisti thotë se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencë­n.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ish-kryeminist­ri grek Jorgo Papandreu
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ish-kryeminist­ri grek Jorgo Papandreu
 ?? KESHILLI EUROPIAN ??
KESHILLI EUROPIAN
 ??  ?? Rama, Vuçiç dhe Zaev
Rama, Vuçiç dhe Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania