Panorama (Albania)

Zbardhni tekstet e këngëve, si KLGJ kërkon të hetojë gjyqtaren e videove

-

Karriera e nënkryetar­es së Gjykatës së Elbasanit mund të ndërpritet në mes jo për shkak të vetingut, siç po ndodh me shumicën e kolegëve të saj, por për shkak të videove të publikuara në rrjetet sociale, duke sfiluar në ambientet e institucio­nit që drejtonte që prej vitit 2019. E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi. Pas studimeve pranë Fakultetit të Drejtësisë, ajo ndoqi Shkollën e Magjistrat­urës me profil gjyqtar dhe pas përfundimi­t të stazhit nisi karrierën në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015 ajo u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Elbasanit, ku ka punuar deri në momentin e pezullimit nga detyra. Gjatë këtyre viteve, emri i saj bëri bujë në media pasi firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait, i cili konsideroh­ej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në dhjetor të vitit 2019, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi KLGJ-së që të verifikont­e vendimin e dhënë nga Kapedani për Ymerajn, i dënuar në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, ngjarje këto të ndodhura në Durrës. Më 9 korrik 2019, gjyqtarja i uli 360 ditë burgim Viktor Ymerit, i cili më herët kishte shmangur burgimin e përjetshëm duke ia konvertuar në 25 vite burg. Një ditë më pas, sërish Gjykata e Elbasanit i ul një vit nga dënimi dhe më 27 nëntor merr një tjetër hiqen edhe 5 muaj të tjerë, duke kërkuar në fundit të vitit lirimin e menjëhersh­ëm nga burgu. Kapedani u emërua kryetare e komanduar e Gjykatës së Elbasanit më 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Elbasanit
Gjykata e Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania