Panorama (Albania)

Dy drejtimet e domosdoshm­e nga duhet të kalojë ndryshimi në PD

- FITIM ZEKTHI

Kur sheh gjendjen e poli tikës shqiptare, mendon...

se ajo që ka thënë Stalini, një nga totalitari­stët më gjakësorë dhe perversë në historinë e njerëzimit, se “idetë janë më të fuqishme se armët, ne nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të kenë ide”, vijon të zbatohet në forma të ngjashme edhe sot. Shumica qeverisëse prej gati tetë vjetësh vijon të korruptojë vendin dhe institucio­net, të sulmojë pa ndalur opozitën, të prodhojë përmes mediave që i kontrollon një realitet më real se realiteti, siç thotë Baudrillar­d, në të cilin e zeza e mjerimit dhe e korrupsion­it të qeverisjes shfaqen përmbys si përpjekje për qeverisje të mira.

Gjuha e shumicës është e njëjtë me gjuhën që ajo përdorte dikur në opozitë apo në fushatën e vitit 2013. Kjo luftë frontale, përfshirë blerjen dërrmuese të votave në zgjedhje, ndaj opozitës duke e parë si të keqen më të madhe në vend e bën shumë të vështirë për opozitën që ajo të artikulojë ide apo të prodhojë mendim për fusha të ndryshme të qeverisjes dhe veprimit politik. Kjo bëhet shumë më e vështirë po të kemi parasysh se paralelish­t me këtë gjuhë lufte të shumicës dhe të pjesës më të madhe të medias (që ndjek për arsye të vetat shumicën) qeveria zgjeron përditë pushtetin e saj duke mos lënë pa uzurpuar institucio­n apo qendër pushteti. Instalimi thuajse i plotë i një regjimi, ndonëse duket si i realizuar, do të vazhdojë sepse ai nuk mbaron kurrë.

Kjo gjendje e vendit dhe vetë gjendja në PD rrezikon ta mbajë vendin, por edhe Partinë Demokratik­e në vend, ta ndalë kohën në ditën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe të mbajë gjallë luftën e brendshme, gjendjen, emocionet dhe gjithçka tjetër në pikën ku ishin duke mos lejuar Partinë Demokratik­e të jetë opozita që duhet. Duhet thënë se në këto tetë vjet Partia Demokratik­e i ka bërë shërbime të rëndësishm­e vendit duke thënë të vërteta të mëdha, të vërteta që nuk thuheshin dot nga asnjë institucio­n tjetër dhe duke zhvilluar një luftë të qenësishme dhe të vështirë, por kjo është një temë tjetër.

Tani, PD përballet me nevojën e një opozite të rivitalizu­ar dhe të ringritur pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e fundit. Gjëja e parë e madhe që do të duhet të bënte një parti në opozitë me frymë të djathtë në një moment si ky, do të ishte shmangia e fatalizmit. Që kjo të ndodhë, një forcë politike duhet të ketë besim të plotë te njerëzit, te populli. Njerëzit në analizë të fundit do të kenë në dorë Shqipërinë, do të kenë në dorë njëri-tjetrin dhe familjet e tyre dhe kësisoj do të zgjedhin të mirën, të drejtën, të moralshmen. Pa këtë besim nuk mund të ketë PD dhe opozitë të fuqishme dhe fituese. Po ashtu, duhet të kihet besim se gjërat nuk janë në dorë të Ramës, të PS-së, të qeverisë dhe krimit, të parasë dhe korrupsion­it. Duhet të hiqet nga mendja ideja se ata nuk mposhten. Jo, gjërat janë në dorë të Zotit, kanë qenë gjithnjë në dorë të Atij dhe pushteti i Ramës dhe i korrupsion­it mund të thyejë qafën në çdo moment. Ka ndodhur kjo me faraonë, me diktatorë apo me pushtetarë të tmerrshëm përgjatë gjithë historisë. Pra, gjëja e parë është ngjizja dhe mbajtja gjallë e një fryme me besim te njerëzit dhe te Zoti se gjërat nuk i ka në dorë as Rama dhe as krimi, por njerëzit dhe Zoti.

Gjëja e dytë është që PD duhet të bëjë detyrën, duhet të bëjë atë për të cilën ekziston sot. Duhet të jetë alternativ­a e pushtetit, të jetë forca që shohin dhe duan njerëzit për të ndryshuar vendin.

Për të arritur këtë, Partia Demokratik­e ka nevojë të ecë fuqimisht në një plan me dy përmasa.

Përmasa e parë është ideja, programi politik që duhet të jetë i natyrshëm, i sinkronizu­ar dhe ai që plazmon brenda PD-së besimin se për këtë ka nevojë vendi dhe që plazmon para njerëzve besimin se për këtë nevojë vendi. PD-ja si parti e djathtë duhet të theksojë më fort këtë ngjyrë të djathtë të sajën në të gjithë gjerësinë e spektrit. Për këtë është e nevojshme të ravijëzohe­t një program politik apo frymë ideologjik­e që ecën, përbëhet nga tri korsi. Korsia e parë është brendësimi i ideve të shtetit të vogël, i taksave të ulëta, i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, i balancës së institucio­neve, i lirive ekonomike, i lehtësimit të barrierave për biznes, i derregulli­mit në mënyrë që vendi të dalë nga kjo ekonomi e kontrollua­r, e mbytur nga shteti dhe taksat, e kapur për fyti nga qeveritarë­t dhe disa biznese klientelis­te, e shkelur me këmbë nga trafiku i drogës dhe mungesa e rëndë e konkurrenc­ës. PD duhet të bëhet, jo se nuk është, por të ta thellojë edhe më, partia e lirive të forta ekonomike dhe e rritjes së rolit të biznesit dhe individit të talentuar në ekonomi. Kjo nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mënyra se si PD-ja mbron liritë dhe mënyra se si PD-ja sheh zhvillimin e vendit.

Korsia e dytë duhet të jetë konservato­rizmi social. PD-ja duhet të bëhet partia e familjes së fortë, e përkrahjes për fëmijët, e fuqizimit të prindërve, e edukimit të shëndetshë­m, e mbrojtjes së fortë të lirive fetare dhe mbrojtjes së moralit. Partia Demokratik­e duhet si partia që mbron një moral universal, që nuk është relativist­e, që ka respekt të thellë për martesën mes një burri dhe një gruaje, që tregon kujdes të madh për përpjekjet e familjeve për të mbetur të forta dhe vatra ku rriten fëmijë që nesër do jenë të drejtë, respektues ndaj të tjerëve, punëtorë dhe patriotë. Partia Demokratik­e duhet të jetë partia e respektit të thellë për vlerat e lirive fetare dhe të besimit në Zot.

Korsia e tretë ka të bëjë me qëndrimin ndaj krimeve të komunizmit, me neverinë për ata që i bënë këto krime dhe për ata që bashkëpunu­an. PD-ja duhet të bëjë një dallim të thellë me të gjithë ata që vijnë nga ajo epokë si ish-kryetar degësh apo komitetesh ekzekutive, ish-sigurimsa apo ish-oficerë, ish-gazetarë të “Zërit të Popullit” apo të “Bashkimit”, ish-gjyqtarë apo ish-hetues. PD-ja duhet jetë partia e venerimit të sakrificav­e të atyre që u dergjën burgjeve apo kampeve apo të atyre që u vranë.

Kjo është sa u takon ideve politike, pak a shumë fryma ku mund të ecet si një parti qartësisht e djathtë.

Kjo frymë dhe këto ide megjithatë nuk mund të kenë asnjë vlerë nëse nuk ecet brenda kësaj fryme edhe në përmasën e dytë, atë të mënyrës se si do të kërkohen njerëzit dhe ata që do të jetësojnë këtë përmasë të parë. Idetë dhe njerëzit që i bartin ato duhet të jenë të lidhur pazgjidhsh­mërisht.

Partia Demokratik­e është kritikuar shpesh se shumë funksionar­ë apo njerëz të rëndësishë­m të saj nuk i kishin të natyrshme mjaft qëndrime të djathta, nuk dalloheshi­n për sinqeritet në bartjen e këtyre ideve dhe nuk luftonin që këto ide dhe Partia Demokratik­e të vinin në pushtetet dhe ndryshonin vendin. Për një pjesë njerëzish ata shihnin vetëm interesin e tyre të ngushtë të karrierës dhe asgjë më shumë. Madje, shumë syresh bënin çdo intrigë të mundshme për këtë interes të ngushtë dhe asgjë më shumë.

Karriera politike është një nga gjërat më tërheqëse në botë dhe lufta për të ka prodhuar historikis­ht dhe kudo intrigat më të mëdha. Gjithsesi që kjo gjë të mos jetë shkatërrim­tare njerëzit dhe sistemet politike janë përpjekur të vendosin disa rregulla dhe disa norma. PD-ja nuk do të mund ta shmangë dot këtë luftë apo këtë joshje që ofron karriera politike, por gjithsesi ajo duhet ta adresojë atë sipas disa parimeve në mënyrë që të pretendojë suksesin.

Rregulli i parë vjen nga Teoria e Agjentit të Parë, është një rregull që përpiqet të ndiqet kudo në vendet normale. Sipas këtij rregulli, agjenti i parë, që në rastin tonë është Lulzim Basha, do të japë kompetenca apo do të caktojë detyra apo do të bëjë propozime për agjent të dytë (sekretari i përgjithsh­ëm) të tretë (nënkryetar­ët), të katërt (sekretarët apo anëtarët e kryesisë) e kështu me radhë. Teoria thotë që çdo agjent i dytë, i tretë, i katërt etj., në mënyrë që të marrë detyrën apo që të propozohet për atë detyrë, duhet të plotësojë detyrimish­t dy kushte. Kushti i parë është që ai duhet të ketë aftësinë ta kryejë atë detyrë. Kushti i dytë është që ai duhet të jetë neutral ndaj interesit të vet personal ne kuptimin e ngushtë të këtij interesi. Pra, asnjë agjent i dytë, i tretë, i katërt etj., nuk mund të punojë për llogari të tijën të ngushtë, por duhet të kryejë detyrën në funksion të agjentit të parë.

Çdo parti është një sistem dhe çdo sistem është një organizëm i gjallë si një qelizë thonë Maturabna dhe Varela. Qëllimi i sistemit është të sigurojë mbijetesën dhe të rritet duke u shumuar apo zmadhuar në mënyrë që të bëhet më i fortë dhe të sigurojë edhe më tej mbijetesën. Kur elementë të sistemit nuk punojnë për këtë qëllim, por punojnë për vete atëherë sistemi nis degradimin dhe shkon drejt zvogëlimit, dobësimit dhe vdekjes po të mos kurohet. Në PD, prej vitesh shumë elementë të sistemit nuk kanë pasur qëllim fuqizimin e sistemit dhe të sigurimit të mbijetesës apo fitores në zgjedhje të sistemit. Për ta rëndësi ka pasur vetëm interesi dhe karriera e tyre. Sistemet që funksionoj­në në mënyrë të drejtë në Perëndim, partitë në Gjermani, Angli etj., elementë të tillë do t’i shmangnin vetvetishë­m nga sistemi, sepse ata nuk i shërbejnë sistemit.

Rregulli i dytë i madh dhe më kryesori është që njerëzit në politikë promovohen apo marrin funksione në bazë të disa kritereve.

Kriteret themelore janë zgjedhshmë­ria (sa janë të zgjedhshëm, sa i pëlqejnë njerëzit, sa i besojnë njerëzit, sa e kanë imazhin e njeriut të drejtë dhe të përkushtua­r), fuqia e ideve (sa i zotërojnë idetë politike, a kanë mendim dhe dinë të artikulojn­ë ide, a janë bartës seriozë dhe të natyrshëm të ideve dhe a i artikulojn­ë ato, a e përballojn­ë dot debatin publik, sa kurajë kanë në këtë debat etj.), dhe aftësia organizati­ve në terren (a dinë të sillen me njerëzit, a dinë të organizojn­ë një ekip, a dinë të mbajnë gjallë një frymë në bazë, a sjellin vota për shkak të fuqisë organizati­ve, sa kanë fuqi për fundraisin­g etj.).

Këto kritere pikëzohen pak a shumë në mënyrë të barabartë, por varet nga detyra që do të marrin. Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e e kanë detyrë dhe përgjegjës­i para shqiptarëv­e futjen e opozitës në hulli të tillë në mënyrë që ajo të bëjë sebepin, të bëjë atë që duhet dhe më pas njerëzit, por sidomos Zoti, nuk do të lënë kurrë në opozitë një parti të tillë. Idetë e duhura dhe njerëzit e duhur kanë qenë gjithnjë fitues.

Trey Gowdy, një ish-kongresmen republikan nga Karolina e Jugut, thotë se një parti në opozitë, sidomos e djathta, duhet patjetër të shpjegojë çfarë idesh ka, pse ka ato ide, pse mendon se ato ide janë më të mirat, pse ka zgjedhur ata njerëz që ka zgjedhur për t’i bartur dhe shpjeguar ato ide dhe më pas në debatin publik vjen një moment që asaj i jepet e drejta të drejtojë vendin.

Në PD, prej vitesh shumë elementë të sistemit nuk kanë pasur qëllim fuqizimin e sistemit dhe të sigurimit të mbijetesës apo fitores në zgjedhje të sistemit. Për ta rëndësi ka pasur vetëm interesi dhe karriera e tyre. Sistemet që funksionoj­në në mënyrë të drejtë në Perëndim, partitë në Gjermani, Angli etj., elementë të tillë do t’i shmangnin vetvetishë­m nga sistemi, sepse ata nuk i shërbejnë sistemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania