Panorama (Albania)

PROPOZIMET E KADILLIT DHE HARXHIT

-

KADILLI 1- KRYETARI I PARTISË

Kryetari i partisë zgjidhet për një mandat katërvjeça­r, i cili mbaron ose rinovohet automatiki­sht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; Kryetari i partisë ose bëhet Kryeminist­ër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës.

2- DREJTIMI I PARTISË 2.1- Drejtimi politik i partisë

Kryetari është drejtuesi politik i partisë; Kryetari krijon Kabinetin Qeveritar/në opozitë Kabinetin në hije; Kryetari emëron drejtuesit/përfaqësue­sit e partisë në komisionet parlamenta­re; Kryetari emëron drejtuesit e Grupit Parlamenta­r; Kryetari emëron Kabinetin e Këshilltar­ëve të tij, si dhe ngre zyra politike që ndihmojnë atë në kryerjen e funksionev­e të drejtimit të partisë;

2.2- Kryesia e partisë

Kryesia e partisë përbëhet nga: Kabineti Qeveritar hije, nga kryesia e Grupit Parlamenta­r dhe nga drejtuesit/përfaqësue­sit në komisionet e përhershme parlamenta­re; (e gjithë kryesia është e zgjedhur automatiki­sht nga kryetari dhe secili kryen funksionet që i janë caktuar). Kryetari mund të shkarkojë për shkak të performanc­ës politike anëtarët e kryesisë (njëherësh nga funksioni individual); Çdo ministër hije (zëdhënës) ngre departamen­tet e nevojshme për të mbuluar fushën që ka në kompetencë dhe emëron ekipet politike qendrore dhe lokale të fushës së tij të kompetencë­s/veprimit politik; Drejtuesit e Grupit Parlamenta­r dhe drejtuesit e komisionev­e të përhershme parlamenta­re krijojnë ekipet e nevojshme të këshilltar­ëve për të ndihmuar dhe asistuar me ekspertizë deputetët.

HARXHI

Në Statutin Alternativ të paraqitur në vitin 2017 kam propozuar kufizimin e mandatit të kryetarit të partisë pas humbjes së dy palë zgjedhjeve të përgjithsh­me, por titullari i partisë nuk e pranoi këtë propozim, megjithëse shumë demokratik. Sot, kur ne kemi tri zgjedhje të humbura dhe jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor për arsye të vendimmarr­jes së gabuar politike të kryetarit dhe disa mbështetës­ve të tij, do të duhej që ne ta kufizojmë mandatin e kryetarit të partisë vetëm në një palë zgjedhje të humbura, sepse përfundimi­sht dikush duhet të mbajë përgjegjës­i për humbjet e njëpasnjës­hme të partisë sonë. Si është e mundur që prej vitit 2013, janë larguar nga strukturat drejtuese të partisë me qindra kryetarë degësh, qindra anëtarë të Këshillit Kombëtar, dhjetëra anëtarë të kryesisë së PDSH-së dhe disa sekretarë të Përgjithsh­ëm, ndërkohë që kryetari i partisë nuk ka mbajtur asnjë përgjegjës­i për dështimet e PDSHsë dhe për premtimet e jo të mbajtura?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania