Panorama (Albania)

Propozimi, drejtuesit politikë me mandat të përhershëm

Nga zgjerimi i kryesisë së re te ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kandidatëv­e për kryetar bashkie, ja propozimet e Bashës

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i mandatuar edhe për 4 vitet e ardhshme në krye të selisë blu, ka depozituar 11 propozime për ndërhyrje në Statutin e Partisë Demokratik­e.

Propozimet e kreut të selisë blu kanë natyrë rregullues­e të statutit aktual. Kështu, kreu i PD-së mendon që të njëjtën metodë që ndoqi në 2020-ën me përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë të aplikojë edhe për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për kryetar bashkish. Sipas ndryshimev­e që pritet të ndodhin, kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtetit vendor propozohen nga kryetari i Partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë që janë qendër qarku lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryetari i Partisë. “Kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtetit vendor propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryetari i partisë”, thuhet në pikën 3 të nenit 12 të statutit të PD-së.

ZGJERIMI I KRYESISË

Po ashtu, kryedemokr­ati Basha synon që ta sanksionoj­ë në ligjin funksional të brendshëm të PD-së edhe përbërjen e kryesisë së saj. Sipas Bashës, përveç 15 anëtarëve të kryesisë, të cilët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar, të jenë edhe sekretarët, zëdhënësi i partisë apo edhe nënkryetar­ët. Ajo që kryedemokr­ati kërkon të fusë rishtazi është kryetari i Bordit Financiar, i Komisionit Zgjedhor dhe i Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës. “Kryesia e PDSH-së ndjek dhe siguron zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Kryesia vendos për të gjitha çështjet që nuk janë e drejtë ekskluzive sipas këtij statuti e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar, si dhe miraton marrëveshj­et politike. Kryesia e PDSH-së drejtohet nga kryetari i partisë dhe ka në përbërje edhe: Sekretarin e Përgjithsh­ëm, nënkryetar­ët e partisë, sekretarët funksional­ë, kryetarin e Këshillit Kombëtar, kryetarët e organizata­ve partnere, kryetarin e Bordit Financiar, e Komisionit Zgjedhor dhe Komisionit të Apelimit, Integritet­it dhe Etikës”, thuhet në nenin 45 të statutit të PD-së që propozon Basha.

DREJTUESIT POLITIKË

Një tjetër propozim i kryedemokr­atit Basha është që t’u caktojë një mandat më të hershëm drejtuesve politikë në qarqe dhe këta të jenë drejtues të një këshilli koordinues të qarkut. “Është shtuar si strukturë vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga drejtuesi politik i qarkut, që emërohet nga kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukturë e përhershme me përgjegjës­i në organizimi­n elektoral dhe aksionet e veprimtari­së politike të PDSH-së në nivel qarku”, thuhet në shpjegimin e kryedemokr­atit. Ndërkohë, edhe Këshilli Kombëtar do të ketë më shumë angazhim sipas kryedemokr­atit Basha. Në varësi të formimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ata do të angazhohen në departamen­tet e strukturav­e të PD-së dhe do të jenë përgjegjës për hartimin e platformav­e apo strategjiv­e elektorale.

 ??  ?? Faksimile e propozimit të Bashës
Faksimile e propozimit të Bashës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania