Panorama (Albania)

“Këmisha e burrave, më e shtrenjtë se e grave”

Zbardhen shkeljet në tenderin e uniformave të Policisë

-

Shkeljet e kryera nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë, duket se nuk kanë fund. Në pjesën e dosjes së SPAK-ut, rezulton se Policia e Shtetit ka kundërshtu­ar kompaninë që fitoi tenderin, duke nxjerrë në pah disa problemati­ka sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarj­es, mirëmbajtj­a e sistemit elektronik dhe çmimet e ofruara. Kështu, në shkresën që kreu i Policisë së Shtetit i ka drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra, më datë 20.08.2020, thekson se ekziston një mospërputh­je midis logjikës së prodhimit dhe çmimit të ofruar, duke ngritur pyetje se si ka mundësi që një këmishë me mëngë të gjata kushton më lirë se ajo me mëngë të shkurtra, apo se si këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra. Gjithashtu, në shkresën e kryepolici­t ngrihet shqetësimi se kjo mospërputh­je në çmime, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritje­n e fondit limit në të ardhmen. “Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, me shkresën Nr.5249 Prot, datë 20.08.2020, i është drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra, të cilës i ngre problemati­ka në lidhje me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretish­t për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarj­es, mirëmbajtj­a e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofertuara. Në lidhje me këto të fundit, ngrihet shqetësimi se nga çmimet e ofertuara nga operatori ekonomik i shpallur fitues për këtë procedure rezulton se janë ofruar tre çmime të ndryshme për të njëjtin artikull, që ka vetëm një specifikim teknik. Ekziston një mospërputh­je midis logjikes së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si në rastin ku një këmishë me mëngë të gjata kushton me pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklis­tit (me 9 pllakëza mbrojtëse) kushton me pak se kostumi i patrullës, xhupi treçereksh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca gjysmë dimërore, kushton më shumë se këpuca taktike (kambile). Gjithashtu vërehen ofertime të çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjellas, duke i bashkëlidh­ur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njësia e Prokurimit. Prania e këtyre çmimeve, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritje­n e fondit limit në të ardhmen. Kjo sepse përvojat e mëparshme ndikojnë në vlerën e kontratës”, thuhet mes të tjerash në dosje.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dosjes së SPAK
Faksimile e dosjes së SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania