Panorama (Albania)

“Leku hedh ujin përpjetë”, zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën

Mori 1 mijë euro, telefon dhe një arkë me peshk për punësimin në Ministrinë e Brendshme. Tri momentet e fotografua­ra gjatë hetimit

- TIRANE

Hetimet e SPAK-ut që çuan në “Arrest shtëpie” ish-zëvendësmi­nistren e Brendshme, Rovena Voda, kishin nisur për një grup trafikantë­sh, por më pas u veçuan në një tjetër procedim.

Gjatë përgjimeve që po kryheshin në kuadër të këtij procedimi, doli në skenë avokatja nga Durrësi, Majlinda Hasani, e më pas pati dyshime të arsyeshme për përfshirje­n e zyrtares së lartë në ndikim të paligjshëm për një punësim në administra­të. Vijimi i hetimeve në procedimin e veçuar nga ana e SPAK-ut, zbuloi se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani, aktualisht në “Arrest shtëpie” për punësimin e Beut në ministri. Sipas burimeve nga Prokuroria e Posaçme, Florinda Beu dhe avokatja Majlinda Hasani janë përgjuar teksa diskutojnë për t’i dhënë një shumë prej 1 mijë eurosh ish-zëvendësmi­nistres së Brendshme, por nuk ka ndonjë bisedë ku Voda të ketë kërkuar ndonjë përfitim. Mbajtja në vëzhgim, ka provuar se Voda merr një zarf prej dy grave të hetuara, megjithatë nuk duket se çfarë kishte brenda. Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres. Në episodin e tretë, ish-zëvendësmi­nistrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera. Nga ana tjetër ka rezultuar se, Florida Beu ka aplikuar në disa vende në ministri, por nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimi­t dhe nuk ka fituar vend pune. DOSJA HETIMORE Gazeta “Panorama” ka zbardhur të tjera detaje nga dosja e SPAK për ish-zëvendësmi­nistren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj të cilës u vendos të martën arrest për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Dyshohet se ajo ka marrë ryshfet nga dy shtetase, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Një hetim i nisur ka nisur në 2019-ën për një tjetër çështje ku ka rënë në përgjim avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesioni­n në Durrës. Në 13 shkurt 2020 avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim me njëra-tjetrën. Beu i ka kërkuar nga zëvendësmi­nistrja që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda ka thënë se: “Shefe nuk e bën dot, por mund ta rregullojë si specialist­e”. Rovena Voda ka telefonuar një person në Departamen­tin e Administra­tës Publike, duke i thënë se do ta rregullojë specialist­e. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas Prokuroris­ë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës: “Më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë”. Pas këtij momenti Majlinda dëgjohet duke thënë se: “Leku e hedh ujin përpjetë”, e se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”. Në 28 shkurt 2020, tri gratë janë takuar dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë “me lekët që do më sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që e ndjej si detyrim”. Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikime­ve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

ISHZËVENDË­SMINISTRJA

Ish-zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda, është vënë në arrest me një vendim të Gjykatës së Posaçme, e akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Mbrëmjen e së martës, Policia e Shtetit ekzekutoi masën “Arrest shtëpie” dhënë në mungesë nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Burime nga Prokuroria e Posaçme thanë se Voda, e cila ushtronte funksionin e zëvendësmi­nistres së Brendshme që nga maji i vitit 2017, kur zëvendësoi Elona Gjebrenë e deri një vit më parë, akuzohet se ka marrë përfitime nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO-ja ka caktuar të martën të njëjtën masë sigurimi, atë të “Arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin. Prokuroria e Posaçme, tha zyrtarisht se, nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpuni­m me Policinë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësmi­nistres së Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Florida i thotë Majlindës: “Më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë”. Pas këtij momenti Majlinda dëgjohet duke thënë se: “Leku e hedh ujin përpjetë”, e se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”

 ??  ??
 ??  ?? Avokatja Majlinda Hasani
Avokatja Majlinda Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania