Panorama (Albania)

Dënohet me 10 vjet burg polici që vrau Klodian Rashën

Prokuroria kërkoi 20 vite burg, sipas akuzës vrasja u krye me dashje

- TIRANE Klodian Rasha

Gjykata dënon me 15 vite burg efektivin e Policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hajdarajt ulet në 10 vite burgim.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale nga “Vrasje me dashje”, në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, si dhe kërkoi të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata. Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë dhe në emër të klientit i shprehu ngushëllim­e familjes. Në mesin e qershorit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për efektivin Nevaldo Hajdarajn. Në sajë të gjykimit të shkurtuar, i cili është pranuar, efektivit të Policisë i ulet 1/3 e dënimit, duke marrë një dënim 13 vite e 4 muaj burg, në rast se pretenca do të pranohej nga Gjykata. Sipas Prokuroris­ë, vrasja është kryer me dashje. Ndërkohë, ashtu si dhe dje që u dha vendimi, edhe gjatë seancës së pretencës, prezent në sallën e gjyqit ka qenë edhe babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha. Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor, nga ish-polici i “Shqiponjav­e”,

Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, ndërsa viktima ishte duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë. Pas vrasjes së Rashës, vendi u përshi nga protesta që zgjatën për disa ditë me radhë që pasuan me dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

PAMJET E VRASJES Në ditën kur Prokuroria kërkoi 20 vite burg për ishpolicin Nevaldo Hajdaraj, janë publikuar edhe pamjet e trishta, të momentit të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Video e fiksuar nga kamerat e sigurisë së zonës tregon gjithçka ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës së 8 dhjetorit 2020. Polici i kërkoi Klodianit të ndalojë, pasi ai u pa në rrugë në thyerje të orarit policor, vendosur për shkak të situatës nga pandemia. Në video duket Klodian Rasha në trotuar dhe polici që tenton ta kapë, por i riu vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.

 ??  ??
 ??  ?? Navaldo Hajdaraj në gjyq
Navaldo Hajdaraj në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania