Panorama (Albania)

VELLEZERIT

-

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimi­n e pasurive të dy vëllezërve, të akuzuar nga autoritete­t italiane për trafik ndërkombët­ar të kokainës. Sipas një njoftimi të SPAK-ut, pas hetimeve, ka rezultuar se pasuritë e vëllezërve Armand dhe Gerti Marku janë vendosur nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike. Në këtë mënyrë, është vendosur sekuestrim­i i një pasurie e llojit truall me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, pronë e ndodhur në zonën turistike të Kanalit të Çukës në Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko. Gjithashtu, SPAK-u i kërkon Gjykatës së Posaçme të sekuestroj­ë edhe një pronë të paluajtshm­e e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 51 m2, e

Hetuesit italianë kanë arritur të zbulojnë që vëllezërit Marku ishin një fraksion i kartelit, duke u bërë një nga furnizuesi­t e mëdhenj të kokainës në Europë. Gerti Marku ishte arrestuar në prill 2017 dhe hetuesit kanë zbuluar se organizata ka qenë aktive të paktën 3 vite më herët. ndodhur në rrugën “Don Bosco”, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro. Sipas njoftimit të SPAKut, shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Milanos me një vendim të vitit 2017 e ka dënuar me 6 vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikës­h” dhe “Bashkëpuni­m në krim”. Gjithashtu, Armak Marku bashkë me vëllanë e tij, Gertin, i cili njihet edhe me emrin Ledio Hallkokond­i, janë shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma më datë 09 tetor 2020, pasi autoritete­t gjyqësore të Firences, rreth një vit më herët, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Vëllezërit Marku, sipas autoritete­ve italiane, janë pjesë e kartelit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, i njohur si

“Kompania Bello” e drejtuar nga Dritan Rexhepi. Armand dhe Gerti Marku arritën të shpëtonin gjatë operacioni­t të koduar “Los Blancos” në shtator të vitit 2020. Hetuesit italianë vlerësojnë se vëllezërit Marku janë një fraksion i këtij karteli dhe furnizues të mëdhenj të kokainës në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania