Panorama (Albania)

Kryegjyqta­rja u pezullua për videot në “Tik-Tok”, vendimi i KLGJ: ILD të zbardhë tekstet e këngëve

Enkeleda Kapedani u pezullua më 7 qershor. Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon ekspertizë për videot. Kamerat e sigurisë s’dhanë prova

-

Më shumë se një muaj të pezullimit nga detyra të drejtues së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të videove në rrjetin “TikTok”, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar vendimin e plotë, duke pranuar se përballet me një rast të pandodhur më parë në radhët e magjistrat­ëve.

Në vendimin e zbardhur dje nga ana e KLGJ-së, thuhet se për të ardhur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt disiplinor të filluar ndaj gjyqtares, “është i nevojshëm dokumentim­i i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrat­es, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatsh­me për imazhin e një magjistrat­i”. Gjithashtu, në vendim i kërkohet Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë, institucio­n ky që kërkoi pezullimin nga detyra të gjyqtares, se është “i nevojshëm administri­mi i të dhënave profesiona­le të magjistrat­es, në drejtim të rezultatev­e në punë, eficencën dhe produktivi­tetin e saj”. Në vendimin prej 23 faqesh i kërkohet gjithashtu ILD-së të bëjë hetime të mëtejshme “edhe në çdo aspekt tjetër që mund të vlerësojë të nevojshëm dhe të dobishëm për shkeljen disiplinor­e”.

EKSPERT TEKNOLOGJI­E PËR

VIDEOT Në vendimin e KLGJ-së thuhet se hetimi disiplinor nuk është i mjaftueshë­m për të arritur një konkluzion të drejtë dhe kërkohet të sqarohet nëse videot e publikuara nga gjyqtarja kanë qenë të qëllimshme apo të rastësishm­e. Këshilli i Lartë i Drejtësisë “çmon mjaft të rëndësishë­m verifikimi­n e faktit nëse videot personale të magjistrat­es, të regjistrua­ra nëpërmjet telefonit celular të saj, sikurse ajo pranon, janë publikuar ose jo prej saj dhe nëse po, rrethin e personave që u ka krijuar akses për shikimin e tyre, për të kuptuar kështu nëse magjistrat­ja ka dëshiruar të shfaqej në atë mënyrë përpara të tretëve dhe në eventualit­et përpara publikut të gjerë apo kjo ka ngjarë nga pakujdesia e saj (qoftë dhe nga mosmarrja e masave të duhura) ose keqdashja e dikujt, siç ajo pretendon”. Për këtë arsye, në raport kërkohet që të merret edhe mendimi i një eksperti në fushën e teknologji­së së informacio­nit. “Eksperti do të duhet të verifikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën dhe mënyrën e realizimit të videove nga magjistrat­ja, aplikacion­in e përdorur nga ajo, si dhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre, ku janë publikuar ato fillimisht dhe nga kush”, thuhet në vendim.

PAMJET E KAMERAVE

TË SIGURISË Nga sekuestrim­i i kamerave të sigurisë në Gjykatën e Elbasanit më 31 maj, pak ditë pas publikimit të videove nga ana e inspektorë­ve të ILD-së, duket se nuk janë marrë të dhëna domethënës­e për gjyqtaren. Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se gjatë hetimit janë administru­ar 8 DVD të pamjeve nga kamera të tilla, nga “ku nuk kanë rezultuar të dhëna të vlefshme për objektin e hetimit disiplinor, pasi memoria e tyre është vetëm 4 ditë, ndërsa videot janë publikuar në datat 14, 15 dhe 20 maj”.

VIDEOT

Skandali me videot “TikTok” të gjyqtares që bënte paradë në ambientet e Gjykatës u publikuan në media në fund të muajit maj. Videot shoqërohes­hin me këngë të reperëve shqiptarë, midis të tjerave edhe me këngën “mafia, mafia jam vetë”. Në një tjetër video gjyqtarja reklamonte veshjet e markave të shtrenjta dhe makinën e saj tip “Audi”, ndërsa në një moment ajo ecën me shpejtësi dhe bën një parakalim të gabuar në rrugë.

PEZULLIMI NGA

DETYRA Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin nga detyra të kryetares së komanduar të Gjykatës së Elbasanit më 7 qershor deri në përfundim të hetimit disiplinor. Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në “Tik-Tok”, ku shfaqej duke bërë “sfilatë” në zyrën e saj në gjykatë. Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës në KLGJ se ekzistonin kushtet që gjyqtarja të pezullohet. “Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrat­es Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimi­n e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistrat­it në detyrë diskredito­n rëndë figurën dhe pozitën e magjistrat­it”, tha Metani.

DORËHEQJA Në kohën kur në Këshillin e Lartë Gjyqësor nisi seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, Enkeleda Kapedani dha dorëheqjen nga posti i nënkryetar­es në Gjykatën e Elbasanit. Me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së, Kapedani njoftoi dorëheqjen nga posti. Kapedani e nisi fjalën e saj me një ndjesë publike, ndërsa kërkoi nga anëtarët e KLGJ-së gjykim të drejtë. Ajo tha se telefoni celular përdorej edhe nga fëmijët e saj, duke shtuar se e kishte dërguar gjithashtu disa herë edhe në servis, duke theksuar se nuk e dinte kush i kishte hedhur videot. “Dyshoj se videot mund të jenë hedhur në ‘Tik-Tok’ nga djali im, por e kam çuar edhe në servis telefonin dy herë. Mund të jetë hakeruar ndonjë program”, ka thënë Kapedani e përlotur gjatë seancës në KLGJ.

 ??  ??
 ??  ?? Nga momentet në videot e publikuara në “Tik-Tok”
Nga momentet në videot e publikuara në “Tik-Tok”
 ??  ?? Gjyqtarja Enkelejda Kapedani
Gjyqtarja Enkelejda Kapedani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania