Panorama (Albania)

Mijëra vaksina drejt Shqipërisë, por njerëzit nuk kanë interes

Nga 6433 vaksinime ditore, vetëm 2026 qytetarë morën dozën e parë. Manastirli­u apelon për vaksinim: Rastet e infektimev­e po rriten

- BESARTA BASHA

Frika nga mutacioni “Delta” nuk i ka nxitur qytetarët të vaksinohen, përkundraz­i. Rritja e numrit të dozave që kanë hyrë në vend ka ardhur në disproporc­ion me numrin e atyre që duan të injektojnë lëngun e çmuar.

Numri i dozave të administru­ara ka arritur në 1 milion e 35 mijë, 6 mijë e 443 prej të cilave u kryen vetëm ditën e djeshme. Por sipas të dhënave të analizuara në detaje, vetëm dy mijë e 26 figurojnë të kenë marrë dozën e parë, pasi 4407 të tjerët injektuan të dytën. Ky numër ka ardhur në ulje, pavarësish­t se Shqipëria vijon të presë sasi të tjera. Pas 18.7 mijë dozave “Pfizer” që erdhën të hënën, brenda javës pritet të vijnë edhe 340 mijë të tjera “Coronavac”, sipas ministres së Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u. Nga Qendra Shëndetëso­re e Borizanës apelon qytetarët të bëjnë kujdes, pasi shifrat e infektimev­e po rriten. “Në ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340 000 vaksina ‘Coronavac’. Rritja e lehtë e rasteve të infektimev­e na tregon që duhet të shtojmë vigjilencë­n, ndërkohë që fokusi është vaksinim”. Në këtë linjë shkon edhe apeli i ekspertëve të Komitetit Teknik, të cilët po diskutojnë edhe për shtrëngim masash në rast të konfirmimi­t të mutacionit “Delta”. “Është e rëndësishm­e që të vaksinojmë grupin e riskut. Transmetue­sit më të mëdhenj janë adoleshent­ët. Në ditët e hapura të vaksinimit, ata duhet të vaksinohen”, thotë Silva Bino, shefja e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP. Prej ditësh, grupet e vaksinator­ëve me njësitë lëvizëse kanë dalë derë më derë për të injektuar vaksina në grupet që nuk kanë mundur apo treguar interes për t’u vaksinuar, ndonëse janë brenda fashës së duhur. Me mbërritjen e dozave të “Coronavac”, ministrja e Shëndetësi­së paralajmër­oi intensifik­im të fushatës me zgjerim të fashës së vaksinimev­e, si dhe la të hapur mundësinë e ditëve të dedikuara për qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen.

 ??  ?? Çadrat e improvizua­ra për vaksinim në sheshin “Skënderbej”
Çadrat e improvizua­ra për vaksinim në sheshin “Skënderbej”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania